Connect with us

Pinknews

Kristi eliminohet nga Big Brother Vip

Pinknews

Françeska Murati publikon foton e ëmbël me djalin e saj!

Françeska ka qenë mjaft e komentuar dhe do të mbahet mend në “BBV3”, për debatet që ka krijuar brenda shtëpisë dhe për veshjet e saj të kushtueshme të cilat kapnin shifrat e mijëra eurove.

Ish-banorja e këtij edicioni Françeska Murati është nëna e një djali me emrin Charlie, mirëpo si rrallëherë, ditën e sotme ajo ka postuar një fotografi me të voglin e saj, pa treguar fytyrën e tij.

‘Mirëmëngjes nga ne‘-shkruan ish-banorja.


Rikujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ajo e ka përmendur gjithmonë djalin e saj por ai asnjëherë nuk erdhi në ambientet e shtëpisë për të surprizuar mamin, sakaq rrugëtimi i Françeskës në ‘BBV3’ përfundoi pak para finales.

Continue Reading

Pinknews

“Sëmundja doli më e fortë”, Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së bashkëshortes: Ishte motiv…

Artisti i mirënjohur Agron Llakaj humbi pak ditë më parë bashkëshorten e tij Kostandinën.

Sot aktori ka ndarë një video falenderimi në Instagram, për të gjithë njerëzit që shprehën ngushëllimet e tyre në këto ditë të vështira për të. Ai foli gjithashtu edhe për betejën e Kostandinës me sëmundjen. Forcën e saj. Motivi që aktori bëri humor me thikë në zemër, siç shprehet ai.

“Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.

Mali i dhimbjes që Kostandina la pas nuk ka fjalë që mund ta shpreh. Pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen. I kam lexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj. Ne nuk do ruajmë kujtimin e Kostandinës, sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën. Jetën nuk e zgjedhim, e tillë është.

Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina.

Sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.

Dua të them shumë. Por i prekur dhe i emocionuar nga pjesëmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër”, thotë Agron Llakaj.

Continue Reading

Pinknews

“Kam kënduar te varrimi i nënës”, Xhesika rrënqeth me historinë e trishtë

Droni i mbërritur në fermë nga e ëma e Xhensilës bëri që shumë fermerë të preken.

Xhesika ndau momentet e trishta me të tjerët, duke thënë se në varrimin e të ëmës së ndjerë, zgjodhi të këndonte.

Ajo tha se në këtë mënyrë bëri atë që e ëma do donte, duke kënduar këngën e saj të preferuar.

Xhesika: E kam përcjell me këngë, i kam kënduar këngën e saj të preferuara, sepse ajo vetë nuk donte në asnjë moment që ne ta përcillnim me dhimbje, pavarësisht se dhimbja është e paevitueshme. Ama unë në varrin e mamit tim kam kënduar këngën e saj të preferuar, ishte gjëja më e vështirë që kam bërë në jetën time, ama e bëra.

Continue Reading

Pinknews

“Ka prekur në palcë”/ Si do reagonte Ilir Shaqiri nëse Egla do i përmendte familjen?

Egla Ceno ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtij edicionit të “Big Brother Vip”, ku edhe u shpall fituese. Shumë në rrjet kanë dalë kundër këtij rezultati teksa aludohej se në fakt Egla ishte “e zgjedhura” e produksionit për të dalë fituese.

Kjo pasi siç edhe e kemi parë, Egla ka qenë një ndër lojtaret më të forta por shpesh ka prekur në pika të dobëta banorët e tjerë duke u ulur familjarët, gjë që nuk është aspak etike jo vetëm për emrin e “aktores së madhe” që mban mbi shpinë por edhe për publikun që e ka ndjekur.

Megjithatë lidhur me këtë, një koment e ka dhënë edhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Ilir Shaqiri. Teksa u pyet për lojën e Eglës, referuar dhe komenteve të saj për familjarët e banorëve të tjerë, Shaqiri tha se do t’i përgjigjej në të njëjtën monedhë: “Do e kisha masakruar”.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Nëse Egla do kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë ti, në bigun tënd, deri ku do kishe shkuar?

Ilir Shaqiri: Do e kisha masakruar. Pa diskutim po. Sepse mendoj që nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për një çmim në këtë rast deri në palcë, dhe unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palce.

 

Continue Reading

Pinknews

Ndryshim drastik! Ja si duket Greta Koci pasi u bë nënë

Këngëtarja Greta Koci është prej një jete në skenë dhe numëron shumë këngë hite. Gjithmonë Greta është cilësuar si një vajzë e kujdesshme edhe nga mediat duke ruajtur imazhin e një vajze serioze dhe që nuk e çonte veten drejt skanadaleve.

Ylli i muzikës vitet e fundit është më pak prezente me projekte të reja muzikore. Kjo për shkak se ajo i është fokusuar djalit të saj të vogël dhe tashmë është një mami me kohë të plotë.

Patjetër që vërehet ndryshim tek Greta tashmë në publikimet e saj për audiencën në rrjete sociale ka një qasje totalsht prej një mami të dedikuar. E veshur gjithmonë me rroba sportive, larg veshjeve të kuruara për skenë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING