Gjatë vizitës në Tiranë, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama.

Sipas njoftimit të ambasadës, takimi ishte për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi.