Connect with us

Aktualitet

Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!

Nga *Elvis Ponari

Jetesa sa vjen dhe bëhet më e shtrenjtë, çmimet dhe inflacioni rriten ndërsa vlera e lekut ulet.
Dhe ndër grupet shoqërore që e vuajnë më së shumti këtë gjë janë personat që do të dalin në
pension, të cilët vit pas viti janë më të varfër.

Problemet e papunësisë, të informalitetit dhe veçanërisht të emigracionit në moshë pune kanë
ulur ndjeshëm përqindjen e popullsisë kontribuuese në 15 vitet e fundit, duke krijuar shqetësim
të madh social për të ardhmen.
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia në moshë pune do të tkurret në mënyrë
sistematike dhe nga ana tjetër, numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi, duke vënë në rrezik
skemën e pensioneve

Marrja e masave konkrete është domosdosshmëri nëse nuk duam që kjo të shkojë drejt
humnerës.

Një shembull për ta bërë më të qartë situatën: nëse ne në 2020-ën ne kishim 1.4 kontribuues për
1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022.

Çfarë duhet bërë?

Evropa ka vite dhe dekada që e ka menduar këtë gjë duke bërë të mundur ruajtjen e standardit të
jetesës për qytetarët e saj, edhe kur ata ndalojnë së punuari. Sepse cilësia dhe fuqia e një shteti
janë qytetarët e vet.
Kur qytetarët e një shteti punojnë dhe në moshën e pensionit kanë të ardhura të mjaftueshme, ai
është më i fuqishëm, ecën përpara dhe ekonomia zhvillohet.
Në Shqipëri funksionon krejt ndryshe: Shumë pak njerëz punojnë, shumë pak njerëz kanë rroga
të mira, dhe shumë/të gjithë pensionistë të varfër. Kjo bën që, ata që ende punojnë mbajnë ende
me lekë pensionistët. Ose i mban shteti. Është e kotë!

Pra, shteti duhet të mendojë që pensionistët, ashtu siç do qytetar tjetër, të jetë i pavarur.
Kur qytetari është i pavarur financiarisht, ekonomikisht, shteti është i fuqishëm.
Shteti ka hartuar ligje, ka ndërtuar “rrugën” që njerëzit të punojnë, të fitojnë, të shijojnë, të
kursejnë dhe kur të dalin në pension të vazhdojnë sërish me të njëjtin standard jetese. Sepse
qytetari e ka dhënë kontributin gjatë jetës. Ka punuar dhe në vlerësim të kontributeve të paguara
duhet të shpërblehet.

Por le të ndalemi pak tek pensionet dhe si funksionon skema në Europë?

Shteti thotë: “Po, një pjesë të taksave që unë i marr nga sigurimet shoqërore do ti kaloj tek
skema private, që ato të akumulohen, të investohen, dhe kur të dalësh në pension të marrësh më
shumë para”. Kjo është e gjitha.

EVROPA NUK KA PENSIONE MË TË LARTA SE NE!

Evropa nuk ka pensione më të larta se ne. Evropa ka thjesht 3 mundësi pensioni (nga shteti, nga
privati me shtetin dhe nga privati). Kjo mungon sot në Shqipëri!
FMN, Banka Botërore dhe ISSH janë bashkuar për t’i gjetur një zgjidhje këtij defiçiti, këtij
problem. Të bëjnë atë që bërë Evropa në vitet ’90, duke aplikuar skemën private.
Paratë që kursehen, që investohen në fond privat, zhvillojnë ekonominë. Shembulli më i thjeshtë
dhe më i afërt është ai i shtetit fqinj, Maqedonia e Veriut, e cila zhvilloi skemën private të
pensioneve në 2015-ën, sipas sugjerimeve të Bankës Botërore. (Ne në Shqipëri nuk e bëmë këtë
gjë)
Dhe sot, Maqedonia e Veriut ka mbi 2 miliardë Euro asete duke ndikuar edhe në zhvillimin
ekonomik të vendit (rrugë, shkolla, aeroporte etj). Këto para janë grumbulluar, janë investuar,
kanë dhënë kthim dhe e gjithë kjo i shkon individit si pension.
Dhe sot pensionisti maqedonas e ka pensionin më të lartë sesa një pensionist shqiptar (Pensioni
mesatar në Maqedoninë e Veriut 278 Euro; në Shqipëri 126 Euro).

Kalimi në kolonën e tretë të skemës private, zgjidhja më e mirë

Kjo skemë është në mirën e qytetarit, pasi edhe kthimet në interesa janë më të larta, edhe se
bankat.

Sipas ligjit të ri për pensionet private, i future në fuqi në fund të vitit të shkuar, kufiri maksimal
mujor i përjashtimit tatimor rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht
regjistrohet në 40 mijë lekë në muaj.

Nga kjo incentivë, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin deri në 480 mijë lekë në
vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun që ishte caktuar në ligjin e vjetër prej 200 mijë
lekësh.
Konkretisht, neni 156 i ligjit përcakton se, kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni
zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatami. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga

kapitali prej investimeve të kryera me aktivet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as
për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit
të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit. Kufiri
maksimal mujor, për lehtësitë tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në
shkallë vendi.

Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të
përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Specifikisht, sipas nenit 157 të ligjit “Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të
punëmarrësve të tij në një fond pensioni vlerësohen shpenzim operativ deri në shumën vjetore
për çdo punëmarrës, të barabartë me pagën minimale vjetore të miratuar në shkallë vendi, dhe
kjo shumë vlerësohet shpenzim i njohur për qëllime të tatimit mbi fitimin”

Sipas shifrave më të fundit nga AMF, sot në skemën private të pensioneve janë 38 anëtarë, ose 1
% apo 2 % e fuqisë punëtore. Shifër që ka ardhur gjithnjë e në rritje por gjithësesi shumë e ulët
pasi minimalisht duhej të ishin 25 % apo 30% e tyre.

Kjo është gjëndja sot. Ndaj, mes masave që duhen ndërmarrë për përmirësimin e tregut të
pensioneve është zhvillimi i skemave private. Ky sistem është një kërkesë e domosdoshme e
kohës.

Skema private e pensioneve zgjidh problemet që dikton koha

Së pari, zgjidh kontradiktën e brezave, duke e bërë brezin e ri më të interesuar për t’u siguruar.

Së dyti, zgjidh ul informalitetin. Një fenomen mjaft shqetësuese për ekonominë shqiptare, i cili
zë rreth 30% të saj.

Së treti, ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe, vjetërsie në punë e masë pensioni. Si
dhe kanë një transparencë e sistem fiskal mjaft favorizues.

Këto dhe shumë arsye të tjera bëjnë që sot pensionet private po zhvillohen me ritme të larta në të
gjithë vendet e botës.

PSE “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”?

Ekspertiza: Me 18 vite përvojë në fushën financiare, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ofron
njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë
suaj dhe jo vetëm.

Përshtatja: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të
projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.

Siguria: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të
punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione
Shtetërore).

Emri i madh në treg: Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria” dhe “UNIQA
Insurance Group”, ky fond është një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.

Dëshironi të hapni një llogari dhe të investoni për të ardhmen tuaj? Ju nevojiten vetëm 1,000 Lekë. KLIKONI KËTU hyperlink (https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ )

 

*CEO i “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”

 

Aktualitet

U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët/ Zbardhen momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj. Ndërkohë që Prokuroria konfirmoi edhe lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve të saj, mbrëmjen para se t’i jepte fund jetës, ku ajo u pa t’u takonte në një kafe me kunatën e saj. Dhe pas qëndrimit për afro 2 orë dhe ndarjes me të, ajo me fëmijën e vogël në krah dhe dy vajzat që e shoqëronin, të merrte rrugën në trotuarin që të çon te ura e vjetër e lumit Buna.

 “Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.  Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi. bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër.  Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej”, thuhet në dosje. Por nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se Alma Arrazi në fakt nuk i kishte treguar të vërtetën kunatës së saj. Pasi ndryshe nga sa i tha, se do shkonte te i vëllai, ajo vihet re më tej teksa ecën në trotuarin që të çon për në urën e lumit Buna. Aty ku në muzgun e ditës, në fillim të urës humbasin edhe gjurmët e saj dhe të fëmijëve. Nga ky moment kamerat në zonë nuk kanë mundur të fiksojnë më tej lëvizjen e tyre.

“Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është  ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroriaPor si mundi Alma e vetme ta bëjë një akt të tillë? A e kishte paramenduar ajo në kokën e saj të gjithë këtë skenar? Çfarë ndodhi me të dhe fëmijët pasi u futën në urë atë mbrëmje, kur drita sapo kishte rënë mbi qytet? Është e vështirë për të menduar se si ajo është sjellë në ato momente dhe si ka mundur ta kryejë e vetme një akt të tillë, nëse ishte e kthjellët në veprimet e saj, apo e rënduar psikologjikisht, duke pasur parasysh edhe dy vajzat në moshë të rritur, si edhe faktin që parmakët e urës së vjetër në lumin Buna, janë në një lartësi që e kalojnë shtatin e tyre. Si edhe faktin që në atë orë, ura ka pasur ende vizitorët e saj dhe dikush duhet të kishte parë diçka të pazakontë. Por për grupin hetues nuk ka dyshime se këto parmakë të urës, ku edhe peshkatarët duhet të ngjiten deri lart për të hedhur grepat, janë vendi nga ku Alma hodhi fillimisht vajzat e saj dhe më pas veten dhe djalin, për tu vetëflijuar në një akt të pashembullt.

“Më datë 4 maj 2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë u njoftuan se në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, është gjetur trupi i pajetë i një fëmije të mitur, që më pas u identifikua si shtetasja E.A, e datëlindjes 20 Tetor 2015. Ku pas këqyrjes së kufomës, nga ana e mjekut ligjor, nuk u konstatuan shenja dhune. Si edhe u vendos kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe të shkakut të vdekjes”, thotë Prokuroria./Marrë nga BW

Continue Reading

Aktualitet

Media italiane: Shqipëria, mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë

Cilat janë plazhet më të bukura në Evropë? Ne ju sugjerojmë 15 destinacionet më të bukura për të zbuluar këtë verë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Wom Travel”.

Nga plazhet e arta të Algarve deri te xhevahiret sekrete të Shqipërisë, ja disa nga destinacionet frymëzuese për pushimet tuaja të ardhshme sipas renditjes “European Best Destinations” (Destinacionet më të mira evropiane).

Ksamil, Shqipëri

Një nga perlat sekrete të Evropës që ia vlen të zbulohet është bregdeti i Shqipërisë. Zbuloni plazhet më të bukura duke bërë një ndalesë në Ksamil, ndër destinacionet bregdetare më të bukura në Evropë.

Plazhi i Ksamilit është një nga plazhet më të bukur në të gjithë vendin dhe ndodhet në Rivierën Shqiptare, jo shumë larg Sarandës. Ksamili karakterizohet nga katër ishuj të vegjël të mbuluar nga bimësia mesdhetare të cilat janë shtëpia e disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë.

Ishujt mund të arrihen duke notuar ose në këmbë nëse batica është e ulët.

“Wom Travel” e ka renditur Shqipërinë mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë për pushime në 2024:

1-Ksamil, Shqipëri

2-Gjiri Ghajn Tuffieha, Maltë

3-Plazhi Monte Clerigo, Portugali

4-Plazhi Oludeniz, Turqi

5-Canal d’amour, Korfuz

6-Porto Timoni, Korfuz

7-San Andrés, Tenerife, Spanjë

8-Plazhi Odeceixe, Portugali

9-Gjiri i Shën Palit, Rodos

10-As Catedrais, Spanjë

11-Calpe, Spanjë

12-Porto Katsiki, Lefkada

13-Plazhi Scialara, Vieste

14-Plazhi Grado, Grado

15-Plazhi Vai, Kretë

Continue Reading

Aktualitet

Breshëri godet Qarkun e Korçës, dëmtohen të mbjellat në dy fshatra

Moti i keq me reshje shiu e breshëri ka përfshirë Qarkun e Korçës pasditen e sotme. Si pasojë e reshjeve janë dëmtuar kulturat bujqësore, në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur.

Raportohet se dëmtime të shumta ka pasur edhe në pemët frutore si qershi dhe kumbull. Ndërkohë gjatë kësaj jave sinoptikanët kanë parashikuar se vendi ynë do të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe temperaturat do të arrijnë deri në 5 gradë celcius.

Continue Reading

Aktualitet

Si i mbyti nëna 3 fëmijët e vetme? Fuga ngre dyshime për ngjarjen tragjike në Shkodër

Profesori Artan Fuga ka kërkuar nga organet përkatëse të hetojnë sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë në Shkodër pak ditë më parë, ku nëna mbyti tre fëmijët e saj dhe veten në lumin Buna.

Fuga u shpreh skeptik nëse ishte nëna ajo që mbyti vetë fëmijët, pasi sipas duhet shpjeguar forca fizike, pra si mundet një nënë e vetme të menaxhojë mbytjen e tre fëmijëve.

Njeriu është i aftë të bëjë heroizmat, gabimet dhe krimet më të mëdha. Ne si media, si studiues prokuroria policia duhet ta lëmë mënjanë këtë pikëllimin e madh, por duhet të shqyrtojmë ngjarjen. Nuk di të ketë dalë përfundimi i organeve të rendit që ishte kjo nënë që mbyti fëmijët e saj.

Si mundet një grua të menaxhojë tre fëmijë për ti marrë dhe për ti mbytur, në ç’mënyrë mund të ndodhë kjo fizikisht. Unë pres që të dëgjohet kjo. Detyra është më thellë, për të parë si ndodhi ky akt, mund edhe të mos zbulohet. Nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja, mund të jetë një mundësi që i ka mbytur nëna por kam dilemën.

Dëgjova zv.kryetaren e bashkisë së Shkodrës që thoshte duhet të flasim për dhunën, por duhet të kuptojmë që shoqëria ka disa faza ku të tilla drama ndodhin. Ne jetojmë në një kohë ku familja ka fituar një privatësi dhe këto mund të sjellin ngjarje të rënda në shoqërinë shqiptare.

 Është akt i një njeriu që ka një vuajtje të madhe, që mund të vijë nga shumë rrethana dhe nga kontradita brenda familjes, por pritet që bashkëshorti të vërtetohet që ka qenë ai që e ka shtyrë”-u shpreh profesor Artan Fuga.

Continue Reading

Aktualitet

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Inflacioni ka vijuar të bjerë

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 3.25%. Guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni ka vijuar të bjerë, ndërsa aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë aktiviteti ekonomik i vendit , punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të fundit, ndërsa inflacioni ka vijuar të bjerë.

Nga analiza e bankës qendrore rezulton se tregjet financiare kanë qenë relativisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe në muajt në vazhdim, dhe në këto kushte Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qindore la të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun.

“Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik projektohet të vijojë të rritet, si në horizontin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm, i mbështetur nga përmirësimi gradual i ambientit të huaj, bilancet solide të sektorit privat dhe kushtet akomoduese monetare. Paralelisht me të, inflacioni parashikohet të luhatet pranë niveleve aktuale në horizontin afatshkurtër dhe të kthehet gradualisht në objektiv brenda harkut kohor të një viti. Balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit është në kahun e poshtëm për horizontin afatshkurtër dhe neutrale për atë afatmesëm. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%”, tha ai.

 

 

Këshilli Mbikëqyrës thotë se presionet inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten ende relativisht të larta. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin bankës qëndrore për stabilitetin e çmimeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING