Connect with us

Pinknews

Kutia e Pandorës/ E hap Juela, cila është e mira dhe e keqja që fshihet brenda saj për banoren

Kutia e Pandorës u hap natën e sotme nga Juela. Ajo u vendos para një zgjedhje: 3 emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin.

3 emrat që zgjodhi Juela ishin Greta, Selin dhe DJ Gimbo të cilët do t’i bashkëngjiten Rogertit.

“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte.

Greta tha se e priste nga Juela pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.

“E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën”, tha Greta.

 

Advertisement