Connect with us

Politike

Kuvendi/ Nis seanca…Açka: Në këtë kopsht zoologjik, Rama është hiena

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar për situatën në Kuvend ndërsa nuk ka kursyer komentin për kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “hiena”. Sipas Açkës, deputetët e përjashtuar nuk duhet të jenë jashtë seancës në momentin e votimit të ligjeve por të ftohen në sallë.

“Meqë jemi në kopsht zoologjik siç thotë kreu juaj, të paktën kontrolloni kafazin tuaj të jetë këtu në orarin e përcaktuar për nisjen e seancës plenare. Pse kryeministri nuk paraqitet sa herë e kërkojnë? Kjo Kushtetuta nuk është për të trembur demin e opozitës, por për ta respektuar. Mbase për ju kryeministri është Skënderbe e Zeus, por për ne është kryeministër që duhet ta japë llogari. Meqë na ka deklaruar si kopsht zoologjik që duhet të vijë sa herë të dojë, vendoseni vetë kush është qelbësi në këtë parlament. Kryeministri i bie të jetë hiena.

Komisioni hetimor, ju keni nxjerrë jo firma e këtij e atij, sa kohë deputeti thotë që firma e tij, s’ka asnjë konflikt. Ju do verifikoni firmat e njerëzve kur deputeti e thotë publikisht që është firma ime. Keni shkelur nenin 77.

Ju edhe sikur t’i përjashtoni, keni përjashtuar 27 deputetë nga 22 dhjetori. Në momentin e votimit jeni e detyruar t’i ftoni të votojnë. Si e gjithë Europa, momentin e votimit duhet t’i ftoni në sallë. Të gjitha ligjet nga 22 dhjetori janë nul”, tha Açka.

Politike

Debatet për amnistinë/ Bardhi në Kuvend: U liruan vetëm 4 zyrtarë për korrupsion, të tjerët i liroi GJKKO

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë nga Kuvendi se nga amnistia penale kanë përfituar vetëm 4 të dënuar për korrupsion, ndërsa të tjerët janë liruar nga gjykata. Bardhi thotë se i është drejtuar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme.

Fjala në Kuvend:

I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion. nDje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falenderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mëngjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.

SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi diçka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjeshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.

 

 

Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:

  1. Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia.
  2. Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
  1. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
  1. Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
  1. Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
  1. Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.
Continue Reading

Politike

“PS nuk do hetim për sistemin TIMS”/ Salianji: Rama mban fjalime sa herë është i shqetësuar

Deputeti i PD dhe njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, deklaroi se PS nuk e dëshiron një hetim për sistemin TIMS.

Salianji theksoi se Komisioni Hetimor për TIMS do ta ketë një produkt final. Në lidhje me fjalimin e Ramës përpara mbështetësve të PS-së, Salianji u shpreh se kryeministri mban fjalime sa herë që është i shqetësuar.

Ervin Salianji: Komisioni nuk ka ngërç. PS nuk do që të ketë Komision Hetimor. Ky Komision do të ketë një produkt. Deri më 5 qershor do të pyeten dëshmitarët. Arrestimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit është produkt i Komisionit deri tani. Këtu të gjithë përgjigjen, vetëm Kryeministri jo.

Edi Rama e ka treguar se nuk mban marrëveshje. Rama me fjalimet e tij thotë se përveç meje, të gjithë janë të rrezikuar. Kryeministri mban fjalime të gjata sa herë që është i shqetësuar. Unë inkurajoj dhe mbështes SPAK. Ne kërkojmë që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura.

Continue Reading

Politike

Berisha paraqitet në Parlament/ Reagojnë socialistët: Kjo është fyerje…

Pas një mungese te gjatë 4 mujore, për shkak të izolimit shtëpiak, sot Sali Berisha u shfaq krejt papritur në Parlament, por jo fizikisht.

Besnikërit e tij, kishin gjetur një mënyrë se si ta çonin liderin e tyre në Parlament i cili është i dënuar të mos zbresë shkallët e pallatit të tij duke rrezikuar në këtë mënyrë dhe mandatin.

Flamur Noka, Sorina Koti, Albana Vokshi ishin disa deputete që kishin zgjedhur të shkonin në seancë me bluzë që mbante të stampuar krahas fotografisë së Sali Berishës, edhe mbishkrimin: Lironi liderin e opozitës.

Kjo formë proteste e heshtur e demokratëve për liderin e izoluar nuk u prit mirë nga socialistët.

“Duket më shumë se qesharake që të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit, duke mbajtur në gjoks një person të akuzuar për korrupsion”, u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili i tërhoqi vëmendje kryetares së Kuvendit.

“Minimalisht, edhe një sugjerim në formë kritike për drejtuesit e Kuvendit. Kuvendi ka një kod etike, ku deputetët duhet ta respektojë dhe me veshjen. Do ta quaja fyerje prezencën e disave prej juve këtu. Jam i bindur se e bëni në shenjë mirënjohje sepse mendoni se ia keni borxh Saliut që jeni në këtë sallë. Ta veshësh Luan dhe ta vesh dhe mbi kokë. Por kursejani qytetarëve këtë. Dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit. Ju kam parë dhe te protestat tuaja te bashkia dhe nuk ia gjej kuptimin pse duhet të shkoni te bashkia me bluzat ‘lironi Saliun’”, shtoi  Balla.

Continue Reading

Politike

VMRO triumfoi në zgjedhje/ Begaj uron Presidenten e re Gordana Davkova: Jam i bindur se do të forcojmë marrëdhëniet mes vendeve tona

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot Gordana Siljanovska-Davkovan për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.

Presidenti Begaj në një postim në profilin e tij në rrjetin social X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve
Postimi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”, shkroi Begaj.

Continue Reading

Politike

Konfirmohet/ Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi, ja vendi ku do mbahet

Mediat greke shkruajnë se është vendosur që fjalimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi të mbahet në Galatsi.

Shkrimi i medias greke:

Në Galatsi do të zhvillohet tubimi ku kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i drejtohet bashkatdhetarëve.

 

 

Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni MEGA, tubimi do të zhvillohet në stadiumin e brendshëm të zonës. Sipas të njëjtave informacione, leja është dhënë nga Shoqëria Shtetërore e Pasurive të Paluajtshme dhe marrëveshja është mbyllur nga personi privat që administron objektet olimpike në Galatsi.

Qëndrimi i qeverisë

Më herët, zëdhënësi i qeverisë vuri në dukje se qeveria greke është informuar për vizitën e Ramës – e cilësuar si private – të martën, më 7 maj. Vihet re se gjatë intervistës së tij në faqen protothema.gr, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i është referuar vizitës në fjalë, duke theksuar se “ndoshta është e panevojshme”, megjithëse siç theksoi ai qeveria as nuk do ta ndalojë, as nuk do ta lehtësojë një ngjarje ku merr pjesë kryeministri shqiptar Rama.

“Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që në situatën aktuale, në funksion të zgjedhjeve europiane, më duket mjaft i panevojshëm”, tha kryeministri grek në mënyrë karakteristike dhe vazhdoi: “Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci. Ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e mbrojtur me kushtetutë, kështu që nuk i kushtoj aq rëndësi.”

Ai theksoi se qeveria nuk mund të ndalojë të drejtën e vizitës apo tubimit. “Ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai. Lidhur me tubimin, ai vuri në dukje se “sigurisht nuk është diçka që ne kemi ndonjë arsye të veçantë për ta lehtësuar. Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë atë”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING