Connect with us

Kosova

Lajçak mes dy zjarreve/ Ish diplomati drejton gishtin dhe akuzon

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç ka vlerësuar se pretendimi i sotëm i Miroslav Lajçak se marrëveshja e vitit të kaluar në Bruksel ishte “më e mira që mund të merrnin Serbia dhe Kosova”, përfaqëson një qëndrim për  interesat perëndimore që janë të papranueshme për Serbinë.

“Është një pozicion që i përshtatet interesave perëndimore për momentin. Ai i referohet Marrëveshjes së Ohrit, e cila parashikon njohjen de facto. Për Serbinë, ai është i papranueshëm. Serbia ka investuar rezervat e saj. Prandaj qëndrimin e tij e interpretoj si qëndrim të qendrave të fuqisë perëndimore”, tha Milivojeviç, sipas te cilit, Lajçak ka treguar se është zëdhënës i interesave perëndimore.

“Fakti që thotë se kjo është gjëja më e mirë e mundshme që mund të fitojnë të dyja palët, pësa i përket palës serbe, nuk ka çfarë të fitojë. “Pala serbe këmbëngul vetëm në atë që është e drejtë, që është sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë të saj, një bisedë për normalizimin që nuk përfshin çështjet e statusit”, theksoi Milivojeviç.

I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dje pas bisedës me kryenegociatorin e Kosovës dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bisljimi, tha se marrëveshja e vitit të kaluar në Bruksel ishte “më e mira që mund të merrnin Serbia dhe Kosova”.

“Nëse do të kishte një marrëveshje më të mirë, ajo tashmë do të ishte propozuar, prandaj është në interesin e të gjithëve që të fillojnë ta zbatojnë atë, sepse me këtë marrëveshje kemi përgjigje në pyetjet se çfarë të bëjmë dhe si të bëjmë. Kjo marrëveshje është e mira dhe ne duhet të fillojmë ta zbatojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur, kemi shpenzuar shumë kohë duke diskutuar hapat, ka frikë nga të dyja palët se nëse bëjnë atë që u kërkohet, a do ta bëjnë pala tjetër hapin e saj, por besoj se këto çështje mund të zgjidhen lehtësisht” – theksoi emisari Lajçak.

Kosova

Pettigrew i shkruan OKB-së: Mbështetje për Srebrenicën kundër Serbisë dhe Rusisë

“Mbështetja juaj për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do japë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në respektimin e kujtimit të viktimave dhe afirmimin e së vërtetës. Miratimi i kësaj Rezolute historike do të mbështeste sundimin e ligjit, do të nxiste një kulturë kujtimi dhe do të mbështeste pajtimin dhe paqen e qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.”

Me këto fjalë, David Pettigrew, profesor amerikan dhe drejtues i Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Konektikatit Jugor, në emër të Komitetit të Grupit të Punës për Bosnjë-Hercegovinën, përfundoi letrën e tij drejtuar Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Shtetet anëtare të OKB-së duhet të kenë mundësinë të tregojnë mbështetjen e tyre për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, pasi  shpallën 27 janarin si Ditën e Përkujtimit të Holokaustit dhe pasi shpallën 7 Prillin si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit kundër Gjenocidit Tutsi në 1994 në Ruandë”, thuhet në letër ku dhe potencohet: –

“Mbështetja juaj për të mundësuar votimin do të ishte çelësi për t’iu kundërvënë përpjekjeve të lobimit negativ që po ndiqen në mënyrë agresive nga Republika e Serbisë dhe Federata Ruse”.

Kujtojmë se zëdhënësi i Federatës Ruse paralajmëroi se çdo hap i ndërmarrë nga Bosnja drejt NATO-s do të konsiderohet një akt armiqësor të cilit Rusia do t’i përgjigjet. Prandaj, kur Rusia flet për pajtim, pozicioni i tyre është i dyfishtë dhe plotësisht i pavlerë. Kundërshtimi i Rusisë ndaj kësaj rezolute është vetëm një shembull tjetër i qëllimit të saj për të minuar stabilitetin e rajonit” – raporton Al Jazeera.

Continue Reading

Kosova

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Kosova së fundmi ka nisur përgatitjen e një draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i cili pritet të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të këtij muaji. Ky draft-statut është duke u hartuar bazuar në propozimin e bërë nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe. Të njëjtit një vit më parë kishin publikuar një version për themelimin e Asociacionit.
Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Drafti përmban 7 kapituj dhe 18 nene.

Në kapitullin e parë neni 1 pika 2 thuhet se “Statuti do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit/Bashkësisë i formuar nga anëtarët me votim të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë fuqinë e një rregulloreje të Qeverisë sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

Tutje theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Draft-statutin e plotë nga FES mund ta gjeni KETU

Continue Reading

Kosova

Kurti bëhet pishman, dërgon asociacionin në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka shkruar se në kuadër të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pas votës prej 82 % të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të këtij anëtarësimi, në kuadër të zotimeve të marra nga tre krerët e shtetit, sot në mëngjes i kam dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Letra përmban zotimin që Qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimi e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serbe të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës. Një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja thekson se drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njejtën kohë pamundësimon ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin.

“Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte. Kosova e pavarur dhe sovrane, si shtet ligjor dhe demokratik, mbetet në kursin e saj të palëkundur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shkruar Gërvalla.

Continue Reading

Kosova

Përfundon pa sukses takimi Kosovë–Serbi për përdorimin e dinarit

Në Bruksel për të shtatën me herë me radhë kryenegociatorët e të Kosovës dhe Serbisë dështuan të arrijnë një marrëveshje lidhur me përdorimin e dinarit serb për pagesa me para në dorë. Pas takimit të fundit me 25 maj, i dërguari evropian për bisedimet mes palëve Miroslav Lajçak, tha se u ka paraqitur palëve një dokument kompromisi në një përpjekje për të tejkaluar dallimet, por pa dhënë hollësi se për çfarë propozimi bëhet fjalë. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë akuzuan njëri tjetrin për dështimin e bisedimeve.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë. Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Çështja e dinarit është shndërruar edhe në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

Marrë nga VOA

Continue Reading

Kosova

Metamorfoza e Albin Kurtit dhe preferenca e humbur për Joe Biden

Me një video-mesazh të gjatë në muajin tetor të vitit 2020, tetëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Albin Kurti, asokohe i sapo shkarkuar nga pozita e kryeministrit, i kishte bërë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë të votontr kandidatin, që sipas tij, meritonte të ishte presidenti i 46-të i SHBA-ve nga Partia Demokratike, meqë kështu do t’i binte më mirë edhe Kosovës.

3 vjet e gjysmë më vonë, Kurti tani në postin e kryeministrit për të dytën herë me radhë pohoi se relacionet e Kosovës me SHBA-të nuk bazohen mbi atë a janë në pushtet Republikanët apo Demokratët.

“Unë besoj se për qeverisjen e mirë në Kosovë dhe për të ardhmen e shtetit tonë duhet të shohim dallimet midis partive tona dhe jo partive në Amerikë”- deklaroi ai, ndonëse në vitin 2020 kishte një qëndrim krejt ndryshe Kurti, në vitin 2020, vlerësonte se me ardhjen në pushtet të Joe Biden, pozicioni i Kosovën në raport me Serbinë do të forcohej, kjo pasi që sipas tij, Biden ishte një mik i vërtet dhe një aleat i dëshmuar i shqiptarëve.

Do të ngjallte shpresë të re në kërkimin tonë për njohje të ndërsjellët me Serbinë, përmes një procesi paqësor që është i ndershëm, transparent i ndjeshëm ndaj historisë dhe i paanshëm. Një Shtëpi e Bardhë e Biden-it do të sjellë kthimin e udhëheqjes amerikane, e cila është shumë e nevojshme, në botën e rrezikshme me të cilën përballemi sot”- deklaronte Kurti në një video-mesazh dedikuar shqiptarëve që jetojnë në ShBA-të.

Pozicioni i Kosovës jo që nuk u konsolidua – jo për fajin e SHBA-ve – por ai pësoi një erozion drastik pasi nga njohja de jure Kurti u pajtua me Serbinë për një njohje de facto. Nga njohja reciproke në qendër Kosova përfundoi në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në qendër me pranimin e Marrëveshjes Bazë, ky i cili sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ai draft që na kanë paraqitur këta partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh de facto Kosovën, përndryshe është një kalë troje, njësoj si Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”, pohoi Donika Gërvalla.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING