Connect with us

Bota

Lufta në Izrael/ 1200 izraelitë të vdekur dhe 2700 të plagosur

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Conricus tha se janë vrarë 1200 izraelitë. Ata janë “kryesisht civilë”, tha ai. Më shumë se 2700 njerëz u plagosën. “Rritja e numrit të viktimave nuk është për shkak të faktit se ka luftime të vazhdueshme”, por sepse “tani që ka kaluar koha ne po zbulojmë trupa të izraelitëve të vdekur në komunitetet e ndryshme ku Hamasi depërtoi dhe ku ata udhëhoqën masakrat e tyre”, tha ai.

Ushtria izraelite: 300 mijë ushtarë të vendosur në kufirin e Gazës

1696945429_gggggg.PNG

Ushtria izraelite thotë se rreth 300,000 ushtarë janë aktualisht të stacionuar pranë Rripit të Gazës për luftën kundër Hamasit.

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Jonathan Conricus. “Dhe kjo është për të siguruar që Hamasi, në fund të kësaj lufte, nuk do të ketë kapacitet ushtarak me të cilin të kërcënojë ose vrasë civilët izraelitë,” shtoi nënkoloneli i IDF.

Forcat izraelite: 100 bastisje në Gaza gjatë natës

Gjatë natës, Izraeli kreu gati njëqind sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit në Gaza qendrore. Kjo është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), të cilat saktësojnë se sulmet janë përqendruar në zonën Daraj Tufah, e cila, sqarojnë ata, shërben si pika qendrore nga e cila nisin sulmet e militantëve të Hamasit.

IDF sulmoi gjithashtu një ndërtesë që dyshohet se përdorej nga Xhihadi Islamik dhe njoftoi se kishte vrarë disa militantë të Hamasit në kalimin Erez, pikëkalimi kryesor kufitar midis Gazës dhe Izraelit.

Senatorët demokratë i kërkojnë Bidenit të bllokojë fondet për Iranin

1696706233_joebiden.jpg

Dy senatorë demokratë i kanë kërkuar Shtëpisë së Bardhë të ringrijë gjashtë miliardë dollarët që ishin lëshuar për Iranin në negociatat për lirimin e pesë shtetasve amerikanë. Jon Tester, nga Montana, dhe Joe Manchin, nga Virxhinia Perëndimore, iu bashkuan zërit të republikanëve që akuzojnë qeverinë se ka favorizuar në mënyrë indirekte iranianët, të dyshuar se kanë mbështetur sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe kanë kushtuar jetën e shumë civilëve.

Manchin shpjegoi se ai nuk e mbështeti vendimin e administratës Biden për të shkrirë gjashtë miliardë dollarët e bllokuar në Korenë e Jugut për të lehtësuar lirimin e pesë amerikanëve. Apeli vjen pasi njëzet senatorë republikanë i dërguan një letër presidentit Joe Biden, duke i kërkuar urgjentisht të ndalonte transferimin e fondeve.

Amerika dërgon furnizimin e parë me armatime Izraelit, që kur ai u përball me në sulm të paprecentë nga luftëtarët e Hamasit të shtunën e 7 tetorit 2023. Mësohet se avioni Beoing 747 ‘X7100’ ka zbritur në bazën ajrore Nebatim në Izraelin jugor në orët e vonat ë mbrëmjen e së martës, 10 tetor, tha në një deklartë Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF). Avioni raportohet se mban municion të avancuar dhe pajisje të tjera ushtarake.  Ky pretendohet se është avioni I parë me ndihma që SHBA i dërgon Izraelit.

“Këtë mbrëmje një aeroplan me armatim të avancuar u ul në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor këtë mbrëmje. Armatimet janë krijuar për të lehtësuar operacione të rëndësishme ushtarake dhe për të rritur gatishmërinë për skenarë të tjerë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e SHBA ndaj IDF-së dhe shtetit të Izraelit, gjatë kësaj periudhe sfiduese. Armiqtë tanë të përbashkët e dinë se bashkëpunimi mes ushtrive tona është më i fortë se kurrë dhe është një pjesë kyçe në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë gjatë pasdites në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë Presidenti Joe Biden deklaroi gadishmërinë për të ndihmuar Izraelin me të gjithë asistencën ushtarake të nevojshme American Airlines deklaroi se do të anulojë të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Izraelit deri më 4 dhjetor “si rezultat i mjedisit aktual operativ”. Ndërkohë  ministri izrael i Mbrojtjes paralajmëroi se Gaza nuk do të jetë kurrë si më parë. “Kushdo që vjen për të prerë koka, vrarë gra, të mbijetuar të Holokaustit – ne do ta eliminojmë pa asnjë kompromis,” u tha Yoav Gallant ushtarëve gjatë një inspektimi të vijës së frontit përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës të martën, citon CNN. “Hamasi donte një ndryshim në Gaza. Do të ketë një ndryshim 180 gradë nga sa mendon. Ata do të pendohen për këtë moment. Gaza nuk do të kthehet kurrë në atë që ishte”, tha Gallant, duke e quajtur Hamasin “ISIS-i i Gazës”. Bilanci i të vrarëve në Izrael nga sulmi i miltantëve të Hamasit prej të shtunës (7 tetor 2023) ka shkuar në 1200 shkruan faqja izraelite Ynet ndërsa në Gaza 900 të vrarë. Mbi 200 persona janë marrë peng dhe Hamas ka deklaruar se nuk do të nisë asnjë negociatë për lirimin e tyre deri kur të mbarojë lufta. Flitet  se mes personave në duart e Hamasit janë dhe shtetas të huaj, jo izraelitë. Objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.

 

Advertisement

TRENDING