Connect with us

Aktualitet

LUFTA PER PD- Një betejë amorfe, pa tru dhe ide

Nga Bedri Islami

 

Një betejë amorfe, pa tru dhe pa ide ajo e 8 janarit. Shkopinj, varetë që përplaseshin në dyert e blinduara, harapashë të zinj që dilnin nga dritaret e katit të dytë dhe godisnin profesionalisht demonstrues – miq të deri djeshëm; britma, ngjitje në shkallë, përsëri përplasje, thirrje delirante, njerëz të çartur, salla mbledhjesh në katin e dytë, ku shefi de jure kishte thirrur edhe gra shtatzëna si mburojë, gaz i bardhë që dilte nga vrimat, pastaj përsëri demonstrues të çartur, që godisnin me aq afsh e urrejtje, e në fund, deklaratat cinike të shefave të dyanshëm: “ fituam!”.

Kundër kujt fituat, o të mjerë!

Ajo që ndodhi në oborrin e selisë së opozitës dhe brenda saj nuk ishte asgjë tjetër veçse përshfaqja e natyrshme e deformimit real të Partisë Demokratike. Prej kohe është thënë se Partia Demokratike nuk është e reformuar, por e deformuar. 8 janari e saktësoi këtë.

Asgjë vizionare, ideore apo progresive, dy kahët e opozitës së njëjtë u shfaqën të egërsuara, të çartura, ku njëra sulmonte një seli të grabitur dhe tjetra e mbronte atë; ku njëra palë sumonte si jeniçerët dhe tjetra mbrohej si akapashët; e thërrasin edhe “Shtëpia e Lirisë”!

Si mund të jetë shtëpi e lirisë një godinë e betonuar nga brenda, e bunkerizuar, me një mijë brava dhe shula, me hekur dhe gaz zjarrfikës; si mund të mësyhet një godinë ashtu, si talebanët e çartallosur; të shkatërrohet gjithçka, vetëm se njëri thotë “kjo tryezë është e imja” e tjetri e kërkon për vete!

Deformimi i opozitës nuk është risi e tanishme, ka filluar prej kohësh, por, gjendja e tashme është katastrofë deri ku nuk thuhet. Reformimi i opozitës nuk mund të vijë nga mendjet e gjymtuara, e jo se jo nga sulmuesit e kalasë, që kanë qenë faktorët kryesorë fashistizimit të saj.

Mendjet e pakta që në prag të 8 janarit bënë thirrje për mendim dhe jo dhunë nuk ishin të përshtatshme për asnjërën palë dhe askush nuk e dëgjoi mendimin e tyre.

Autokracia në opozitë është fatkeqësia e saj. Shumicës qeverisëse edhe mund t’i lejohet për një çast drejtimi autokrat, çka ndodh me qeverisjen Rama, por, për opozitën kjo është vetëvrasje politike. Autokracia në PS është e njohur, por socialistët e pranojnë këtë për deri sa i mban 12 vite në pushtet dhe dihet sa i ëmbël është pushteti.

Në 8 janar u zhvillua lufta për Njëshin. Berisha e di se Njëshi i tij do të thotë mbrojtje nga e ardhmja, që nuk e di se si do të jetë dhe ka zëra se institucione ndërkombëtare, të lodhura nga ai, kërkojnë arrestimin e tij.

Basha e di se Njëshi i tij do të thotë më shumë privilegje, pasurim të mëtejshëm, vendosje gjobash, krijim tarafesh, luftë dhe përfitim nga oligarkët.

Ajo pjesë që mbështet opozitën, ka ardhur në një kohë që, ose duhet të ndryshojë konceptin e Njëshit, sidomos në opozitë, ose të harrojë se mund të vijë ndonjëherë në pushtet.

Xheku i parë i Anglisë, njeri i kulturuar, që ishte më tepër intelektual se sa inteligjent, vishte petka me thurje metalike për t’u mbrojtur nga thikat, që nuk i ndeshi kurrë. Kjo reminishencë më solli ndër mend rrethin që Basha i bëri selisë së tij dhe mënyrën se si e kishte përgatitur mbrojtjen.

Disa gjëra janë ditur që më parë se të do të ndodhnin, disa të tjera përbëjnë shkaqe për studime patologjike.

Është ditur se Berisha do të grumbullojë militantët dhe mitingashët e tij për të marrë me sulm apo me dhunë selinë e opozitës. Ai e mendon ende si pronën e tij private, meqenëse ai ua ka falur demokratëve pasi humbi zgjedhjet e qershorit 2013.

Është ditur se do të sulmohet nga të gjithë anët dhe se mitingashët do të jenë turma e skalitur për një gjë të tillë. Dihej se Berisha do i shkallmonte dyert, sido të ishin, por nuk dihej se pas dyerve do të qëllohej me gaz, qoftë edhe jo lotsjellës.

Është ditur se Berisha do të jetë në qendër të protestës dhe të dhunës, se ai është organizatori, por nuk e di ende dhe nuk arrij ta kuptoj përse Policia e Shtetit nuk e thërret atë të parin. Pamjet filmike janë të qarta.

Sa për Bashën, ai mund të mbrohet edhe nga gjysma e Gardës së Republikës, por nuk mund të jetë lideri i duhur për ata që ai do që ta besojnë. Mënyra se si veproi është ajo që mund të ndodhë nesër nëse vjen në pushtet. Është fytyra e hapur e saj.

8 janari na tregoi një opozitë që mund të jetë mizore nëse qeveris. Ato pamje, edhe sikur të jesh dashamiri më i madh i saj, nuk të shqiten. Kur nuk është e aftë të kuptohet brenda vetes, si mund të jetë e arseshme jashtë vetes?

Berisha është në fundin e tij politik, Basha, sado që të mbahet tani nga sistemi, do vijë një moment që duhet të votohet. Nga kush?

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING