Connect with us

Rajon

‘Luftë për të vërtetën’/ Gjenocidi i Srebrenicës, Vuçiç kërkon shpëtim te Kina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në OKB, të caktuar për 17 prill, do të prezantohet një draft-rezolutë që shpall 11 prillin Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ashtu siç kishte raportuar më herët Zëri i Amerikës.

Autoritetet në Beograd, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995.

Pas takimit me ambasadorin kinez më 12 prill, Vuçiç shkoi në Instagram se ishte mirënjohës për “mbështetjen e palëkundur të Kinës për Serbinë në forumet botërore”.

 

 

“Theksova se në këto kohë të vështira, Serbia vlerëson partneritetin parimor dhe miqësinë e çeliktë, e cila u dëshmua me veprimet në momentet më të vështira”, shtoi ai.

Në mbledhjen në OKB, shtetet anëtare mund të shprehin mendimet e tyre në rezolutën përfundimtare, e cila ende është në procesin e hartimit, dhe e cila do të prezantohet para Asamblesë së Përgjithshme në fillim të majit.

Në draft-rezolutë, në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe inkurajohen anëtarët e OKB-së që të ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë program të duhura përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen.

Nismëtarët e rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, por siç ka raportuar Zëri i Amerikës duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kili, Finlanda, Jordania, Zelanda e Re, Turqia dhe shtetet e tjera pritet të marrin pjesë në hartimin e rezolutës.

Gjykatat në Bosnje dhe ato ndërkombëtare kanë thënë se është kryer gjenocid gjatë vrasjes së 8.000 civilëve boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska në Srebrenicë.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjencodi dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë./ REL

Rajon

Vulin NON GRATA merr post në qeverinë e re serbe, gjithçka mbi listën

Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçevic, propozoi emrat e ministrave të rinj në kabinet.

Siç ai paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish drejtues i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023, mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçic, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashic, deri më tash ministër i Rendit.

Marko Gjuriç, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

Continue Reading

Rajon

Serbia ngre flamurin e bardhë? Vuçiç: Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Kosova mund të mbledhë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Teksa fajësonte fuqitë e mëdha dhe shprehej se Serbia ka qenë në betejë me këto të fundit, Vuçiç tha se ishte krenar për përpjekjet e tij për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Më 16 maj presim një raport për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë. Pranimi i Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës është pika e dytë dhe tani ka një fushatë gjithëpërfshirëse të interpretimit fleksibël të obligimeve të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë zbatimit të teorive të ndryshme për fajin e lidershipit serb se pse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Gjasat që të ndodhë janë të mëdha, ne po bëjmë çmos për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë ishte formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, pastaj pas vizitave të çuditshme në Athinë, pati një ndryshim në ato marrëveshje”, pranoi Vuçiç.

Continue Reading

Rajon

A mund anëtarësohet Mali I Zi pas katër vjetësh? Scholz: S’ka anëtarësim për arsye gjeopolitike

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pritur Kryeministrin e Malit të Zi në zyrën e tij në Berlin. Në një postim në X pas takimit, Scholz ka shkruar se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë” ka shkruan Scholz.

Në konferencën për media Kancelari ka thënë se “asnjë nga vendet e shumëta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike”. Por, a mund anëtarësohet Mali I Zi pas katër vjetësh?

Bëhet fjalë edhe për arritjet e secilit vend (merit -based), pra sa i ka plotësuar parakushtet për shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Parakushti është përmbushja e acquis evropaine.Por unë jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Dhe mendoj se është një ambicie realiste. Ne do të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për këtë” ka premtuar kancelari.

 

 

 

 

Continue Reading

Rajon

Fundoset varka me emigrantë pranë Greqisë, një i vdekur, shpëtojnë 25 të tjerë

 Një burrë u gjet i vdekur dhe 25 persona të tjerë u shpëtuan nga një varkë gjysmë e fundosur që transportonte emigrantë, në zonën detare të Karlovasos Samos.

Fundosja e anijes ndodhi mëngjesin e së dielës së 28 prillit, në rrethana të paqarta, ku rojet bregdetare kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer operacionin e shpëtimit, pas mesazhit të dërguar nga emigrantët

Ekipi i shpëtimit gjeti trupin e një burri, i cili u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në spitalin lokal.

25 emigrantë të tjerë u shpëtuan, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në portin Vatheos.

Continue Reading

Rajon

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat jashtë një klubi në Maroussi

Një ngjarje e përgjakshme me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së dielës, në orën 03.40, jashtë klubit Cabaret në Marousi, në Avenue Kifissias 10-12, si pasojë e të cilit një 21-vjeçar ka humbur jetën ndërsa një 20-vjeçar. është dërguar në spital me plagë.

Sipas informacioneve të zougla.gr, i riu që humbi jetën është qëlluar me plumb në qafë.

I plagosuri, i cili është ushtar, është qëlluar me plumb në kofshë. Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, këtu kanë gjetur një gëzhojë 9 mm dhe një pistoletë. Dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Kryqit të Kuq. Hetimet policore janë duke vijuar ndërsa autori i sulmit është shpallur në kërkim. Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING