Connect with us

Pinknews

EDHE 10 DITE, LUIZ EJLLI PREMTON SURPRIZA

Luiz Ejlli e di mirë se si të jetë epiqendra e tërmetit mediatik në Shqipëri, madje edhe kur zgjedh të mos thotë asgjë konkrete. Gjatë një konference për shtyp, pyetja që “digjte” më shumë ishte angazhimi i tij i përfolur në formatin, Ferma VIP.
Me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe me dëshirën për të lënë gjithçka në mister, ai u përgjigj: “Do jem diçka, por se ku nuk e di. Prisni edhe pak, edhe 10 ditë.” Kjo deklaratë ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në teori nga më të ndryshmet, duke e projektuar atë në çdo pozicion të mundshëm brenda produksionit.
Por, përpara se të jepte këtë sinjal për një projekt të afërt, Luizi kishte përgatitur terrenin me një “shuplakë” elegante në Instagram Story. Ai nuk i ka kursyer ironitë për ata që nxitojnë të aludojnë mbi lëvizjet e tij profesionale.
“Edhe këtë vit si çdo vit, ‘astrologët thonë që do të jem opinionist, kryeplak, bajraktar, kryetar komune etj. E doni përgjigjen? Apo t’i lë edhe pak meqenëse është fund muaji dhe kanë detyrime, qera dhe rroga për të paguar?”
Nëse Luizi do të ulet vërtet në karrigen e opinionistit apo nëse ka një tjetër “as nën mëngë”, kjo mbetet për t’u parë pas dhjetë ditësh. Deri atëherë, ai vazhdon të luajë lojën e tij të preferuar: atë të protagonistit që askush nuk mund ta parashikojë dot plotësisht.

Advertisement