Connect with us

Kronike

Masakra ku grupi i Laert Haxhiut qëlloi me breshëri, detajet ku ”berberi” i shpëtoi jetën një prej djemve

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë sot pretencën për Leart Haxhiun, të akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën, për të cilin kërkon dënim me burgim të përjetshëm. Haxhiu i njohur ndryshe si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, akuzohet për vrasjen e e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017. Në dosjen e SPAK-ut, sqarohen me detaje dinamikat e ngjarjes së 2017.

Sipas SPAK, pasditen e 11 nëntorit 2017, rreth orës 18:06, në Lagjen “Loni Dhamo”, në trotuarin përpara lokalit të shtetasit Maksim Xhepexhiu kanë qenë duke qëndruar nën shoqërinë e tyre shtetasit Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, Marjus Xhepexhiu (djali i Maksim Xhepexhiut), Sajmo Xheliu, Kristian Shkurti, Xhulio Shkurti, ku ky i fundit është larguar nga vendi ngjarjes, për të shkuar tek berberi, disa çaste para ndodhjes së saj.

Gjatë këtij momenti, nga” Bulevardi i Palmave” për në drejtim të personave të mësipërm, ka ardhur me shpejtësi një automjet, Benz Mercedez ngjyrë gri, prej të cilit kanë zbritur tre persona me armë zjarri, dy prej të cilëve kanë hapur zjarr me armë duke shkaktuar vrasjen e shtetasve Zamir Latifi e Jurgen Hoxha si dhe plagosjen e shtetasve Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Pas sulmit me armë zjarri, tre personat autorë të ngjarjes, të cilët nga hetimet dhe gjykimi kanë rezultuar të jenë të pandehurit Orgest Bilbili, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi, me automjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 18:33 është njoftuar Salla Operative e Komisariatit Lushnje se në rrugën e fshatit Çukas Lushnje po digjej një automjet.

Nga veprimet hetimore të kryera (këqyrja e automjetit), ka rezultuar se automjeti ishte i markës “Mercedes Benz”. Gjatë këqyrjes së automjetit të djegur në fshatin Çukas Lushnje janë gjetur tre armë zjarri të dyshuara kallashnikov. Nga akti i ekspertimit ka rezultuar që 27 gëzhoja të sekuestruar në vendin e ngjarjes janë qitur nga arma e gjetur në makinën e djegur. Ndërsa 14 gëzhoja e tjera e gjendur në vendngjarje janë qitur nga arma e gjetur në makinën e djegur. Nga arma e tretë e gjetur në automjet, nuk ka realizuar qitje.

Nisur nga ky fakt vërtetohet që në vendin e ngjarjes kanë gjuajtur dy persona dhe se mjeti i djegur dhe armët e gjetura në të janë përdorur nga autorët për të realizuar vrasjen. Në orën 18.06 vihet re që mjeti i cili bën manovrën e parkimit nuk parkon, por niset me shpejtësi në drejtim të vendit të ngjarjes. Në momentin që mjeti shfaqet që të ndalojë në urë, shihet që shtetasi Zamir Latifi rrëzohet në tokë dhe mbi të kalon një person i cili gjuan dhe një herë më breshëri mbi të.

Nga kqyrja e kamerave afër vendngjarjes, ka rezultuar se para dhe pas mjetit të autorëve me shpejtësi largohen dhe dy mjete të tjera të cilat kanë qenë dhe në vendin e ngjarjes dhe pikërisht një Benz C klas Gri dhe një Ford Focus i bardhë dhe me logo ngjyrë jeshile. Duke parë që mjetet shkojnë me shpejtësi para dhe pas mjetit të autorëve lindin dyshime se këto dy mjete kanë luajtur rolin e ndihmësve të autorëve.

Kronike

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti, policia: E mitura u vetëmbyt nga dhuna e ushtruar nga babai

Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë vetëmbytur në ujërat e lumit Drin.

Bëhet me dije se në pranga deri tani është vënë 31-vjeçari, Ergys Arrazi, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare rastësisht nga një peshkatar, ndërsa polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe 2 fëmijëve të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Ngjarja e rëndë/ Fëmija i mitur u gjet i mbytur dhe me shenja dhuna, policia arreston babanë

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët e saj u raportua e zhdukur. Një nga fëmijët e mitur është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Drin, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar të atin e fëmijës, Ergy Arrazin.

Ky i fundit ishte dhe personi që denoncoi në polici zhdukjen e bashkëshortes bashkë me fëmijët. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dhune në pjesën e fytyrës. Fëmijët janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Ngjarja ende është e pazbardhur dhe nuk dihen shkaqet e zhdukjes së Alma Arrazit dhe fëmijëve. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që dyshohet të jenë mbytur të gjithë në ujërat e lumit Drin.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Nëna u raportua e humbur bashkë me tre fëmijët, gjendet në ujërat e lumit Drin trupi i njërit prej të miturve (EMRI)

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.

Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e të moshuarve/ Dyshohet për një flirt mes autorit dhe viktimës

Detaje të reja kanë dalë nga zbardhja e vrasjes në Dropull, ku 69-vjeçari Thoma Mastora vrau 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Dyshohet se mund të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe viktima Kosta Ilia duke u ndjerë i provokuar mund ta ketë goditur me ndonjë send, edhe pse njihej si tip shumë i qetë

Gjithashtu në fshat flitet se mund të ketë pasur një flirtim të hershëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet autorit dhe Kleoniqi Ilias, që mund të ketë qenë edhe shkak për nisjen e konfliktit.

Autori njihet si një person mjaft konfliktual në zonë. Mastora është dhëndër në Dropull, sepse me origjinë është nga Semani.

Continue Reading

Kronike

Vrau me sende të forta çiftin e të moshuarve në Dropull, del FOTOJA e autorit

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Dropull, ku u vranë çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, dhe ka vënë në pranga autorin.

Autor i krimit është Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat.

Autori i krimit Thoma Mastora

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa në një konferencë për mediat teksa sqaroi të gjithë dinamikën e krimit të rëndë tha se autori ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje, po ashtu ka qenë në hetim për disa vepra penale.

Policia sqaron se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjetur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Çipa deklaroi se autori i ka vrarë me sende të forta dhe me mjete prerëse, ndërsa për shkakun e vrasjes u shpreh se “ngjarja ka ndodhur për motive banale, konflikte të çastit dhe të vazhdueshme”.

“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja.

35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi dyshohet Thoma Mastora, 65 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, deklaroi Çipa.

Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.

“Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit””- njofton policia.

Kujtojmë se çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING