Aktualitet
Manjani: Meta ka patur dijeni të plotë për inceneratorët
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi në emisionin “Top Story” se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Ai tha se për 4 vite sa ishin bashkë kjo çështjen nuk u përmend nga LSI, por prishja e paktit mes dy partive e ktheu në një çështje. Po ashtu, ai tha se ka ndikuar dhe prishja e marrëdhënieve LSI-Lefter Koka.
Qeveria e asaj kohe ka marre një vendim për të anuluar një ligj në fuqi, ky vendim i takonte qeverisë ta sqaronte me detaje se nuk është turp të sqarohet por nuk u bë kurrë. Kjo është absolutisht politikë fillon e mbaron te politika, një qeveri që vjen në pushtet dhe prek buxhetin ka detyrë të informojë publikun.
Pse u arrit në këtë konkluzion, ka pasur një përpjekje për këtë emergjencën mjedisore, që është një fjalë shumë e madhe që duhet të trajtohet vetëm në disa institucione. PS dhe LSI kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Rama dhe Meta si drejtues institucioni duhet ti shpjegonin në kohë popullit shqiptar që do të ndërtohej diçka tjetër më e mirë. Çështja mbi inceneratorët doli pasi kishte filluar ndërtimi i tyre. Pse inceneratorët u bënë kaq interesant për publikun.
Së pari, prishja e paktit PS-LSI është shkaku numër 1. Nuk iu dha zë gjatë 4 viteve që ata ishin bashkë. E dyta, është prishja e paktit LSI-Lefter Koka. Dhe e treta e është krisja tregtare. Krejt pa pritur aleatët u bënë armiq. Po ashtu, është edhe sjellja e drejtësisë për këtë çështje., e cilë është thjesht si urgjenca që trajton një simptomë të radhës por nuk e shëron sëmundjen totalisht merret me një denoncim dhe hajde arrestojmë disa njerëz” -u shpreh Manjani.
Ai shtroi edhe një pyetje tjetër. Ai tha se LSI-ja është ajo që ka denoncuar inceneratorët, por askush nuk e ka pyetur LSI-në (tani Partia e Lirisë) kur u mor vendimi për inceneratorët.
Matjani tha se duhet pyetur se cili është raporti mes ish-ministrit Lefter Koka dhe LSI-së.
“Cili është raporti Lefter-LSI? Kjo çështje mbledh disa faktorë brenda. Pse duhet të jetë drejtësia në këtë lojë? Larg çdo pritshmërie, SPAK ka gabuar rëndë dhe jep mesazhin e një gjëje shumë te papjekur. Nëse s’ke argumente, te politika do shkosh, janë lojëra të nëndheshme. SPAK e kemi bërë për të gjet të nëndheshmen. Në një vend që qeveria krenohet që ka reformuar drejtësinë, drejtësia nuk është e pavarur, sepse i shërben partisë në pushtet. Kjo është drejtësi popullore, këtë nuk ia uroj as Edi Ramës”, tha Manjani.
Aktualitet
Nga Edlira Devolli Leka: Vetëvr*asja e nënës me tre fëmijët kërkon diskrecion
Aktualitet
Aksion policor/ Zbulohen një “shtëpi bari” dhe pajisje për prodhim kriptovalutash, shoqërohen 4 persona
Policia e Tepelenës ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion në zonën e Kurveleshit pas disa informacioneve për prezencë të bimëve narkotike.
Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin isntaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.
Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona.
Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autorietetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.
Aktualitet
‘Dyshime për pastrim parash’/ Lala: SPAK po heton intensivisht kullën “Mali i Tiranës
Klodiana Lala ka deklaruar se kulla “Mali i Tiranës” është duke u hetuar intensivisht nga SPAK dhe se ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Kujtojmë se kjo është kulla që ngjalli mjaft debate pak kohë më parë, pasi edhe opozita nuk e denonconce publikisht, ndërkohë gazetari Mero Baze hodhi akuza se pas saj qëndron edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një biznesmeni.
“SPAK po heton intensivisht për kullën “Mali i Tiranës”. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, tha Lala.
Gazetarja foli edhe për disa çështje të lidhura me politikën që SPAK po heton aktualisht.
“Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët.
Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull.
Tjetra, kemi hetim të çelur ndaj Ilir Beqajt, zoti Beqaj ka patur ndikim shumë të madh brenda prokurorisë së posaçme. Ka patur grupime që kanë tentuar ta shpëtojnë. Ai ka dyshime për abuzime me fondet e SASPAK. Por ka edhe një çështje të re për zotin Beqaj. Ndërkohë, sot që flasim ke hetime pafund që përfshin zyrtarë të lartë. Nëse ndalemi te inceneratorët, SPAK duhet të hetonte si grup të strukturuar kriminal. Duhet të thërriste kryeministrin e vendit zotin Rama.
Por, sido që të shkojë, fakti që prokuroria edhe pse me vonesë po thërret njerëz që deri dje, edhe ne mediat, e mban mend kur bëra një kronikë per Veliajn, që mora sistemin TIMS dhe u ula, për të bërë një analizim? Veliaj më diltë duke mbjellë pemë dhe pastaj më rezultonte në Hollandë dhe Vienë. Ajo që më ka trishtuar shumë, nuk ishte problemi që po flitej për Erion Veliaj, nuk thoshte njeri kanë dalë këto të dhëna, nuk shqetësohej njeri , por thoshin qenka kujtuar një gazetare”, tha Lala.
Aktualitet
Dosja e mashtrimit/ Si u zhyt Banka e Shqipërisë në skandalin e kredive
Nga Klodian Tomorri
Në 18 gusht të vitit 2015, një shoqëri e quajtur Micro Credit Albania bleu 22 milionë euro kredi të këqija nga banka Procredit. Çmimi i blerjes ishte sa 2.7 për qind e vlerës së kredive. Një muaj më vonë, e njëjta shoqëri bleu dhe 540 mijë euro të tjera kredi të këqija nga subjekti Vision Fund. Por të gjitha këto operacione zhvilloheshin në fshehtësi të plotë dhe aryeja për këtë ishte shumë e fortë. Micro Credit Albania nuk kishte liçencë për të blerë kredi, ndërsa Shqipëria nuk kishte ligj, që lejonte shitjen e kredive të këqija.
Micro Credit Albania ishte një kompani e licencuar nga Banka e Shqipërisë në 27 shkurt të vitit 2015 si institucion financiar mikrokredie. Baza ligjore për veprimtarinë e këtyre institucioneve qe miratuar me një rregullore të posaçme të Këshillit Mbikqyrës të BSH që në janar të vitit 2013 me firmën e ish guvernatorit Adrian Fullani. Në rregullore thuhej shprehimisht; “Institucionet financiare të mikrokredisë kanë si objekt të tyre vetëm kredidhënien dhe shërbimet këshilluese për veprimtarinë e kredidhënies.”
Pra sipas ligjit të asaj kohe, institucioneve të mikrokreditit u lejohej vetëm dhënia e mikrokredive deri në shumën maksimale 600 mijë lekë dhe asnjë aktivitet tjetër, aq më tepër blerja e kredive të këqija. Me pak fjalë, të gjitha transaksionet e shitblerjeve të kredive të këqija ishin një veprimtari në kundërshtim me ligjin, e cila vazhdoi për muaj të tërë.
Por në vend që të bllokonte veprimtarinë e paligjshme dhe të kallëzonte personat përgjegjës për ndjekje penale, Banka e Shqipërisë ndryshoi ligjin post factum duke tërhequr edhe Këshillin Mbikqyrës në paligjshmëri.
Implikimi i Këshillit Mbikqyrës
Në 30 mars të vitit 2016, kur kishin kaluar mbi 6 muaj nga koha që Micro Credit kishte blerë kreditë e para të këqija, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ndryshoi rregulloren “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”. Në pikën 2 të kësaj rregullore u shtua fjalia se “blerja e kredisë do të konsiderohet si një nga format e kredidhënies”.
Edhe pse kjo ishte vetëm një fjali e shkurtër, shndërrimi i saj në ligj i hapi rrugën një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë. Atë të zhvatjes së 100 mijë qytetarëve shqiptarë me kredi grabitqare dhe tjetërsimit të pronave për dhjetra mijë familje anembanë Shqipërisë. Një skemë grabitje, e cila vlerësohet se arrin në mbi 200 milionë euro.
Nuk dihet nëse Këshilli Mbikqyrës i kohës ishte në dijeni se në treg kishin ndodhur sakaq blerje masive të kredive të këqija nga shoqëria Micro Credit Albania apo u shty në ligjërimin e krimit nga krahu ekzekutiv i Bankës pa patur informacion të plotë se çfarë po votonte. Këtë me shumë gjasa do ta zbulojnë hetimet e SPAK. Megjithatë edhe me ndryshimin e rregullores paligjshmëria nuk ishte mbuluar tamam. Duhej edhe një lëvizje tjetër, tashmë për të ligjëruar MCA-në,e cila nuk vonoi.
Në 9 maj të vitit 2016 Banka e Shqipërisë revokoi liçencën e Micro Credit Albania si institucion financiar mikrokrediti dhe po në të njëjtën ditë e liçencoi atë si subjekt financiar jobankë. Kjo liçencë i jepte ligjërisht të drejtën Micro Credit Albanias që të blinte kredi të këqija edhe pse kompania kishte mbi 6 muaj që e bëntë këtë veprimtari në paligjshmëri.
Krimi pjell krim
Një aferë e nisur në mënyrë të paligjshme nuk mund të prodhojë gjë tjetër përveçse krim. Menjëherë pas liçencimit nga BSH, Micro Credit Albania bleu edhe 80 milionë euro të tjera kredi të këqija nga bankat private duke e çuar shumë totale në plot 100 milionë euro.
Por ndërsa Banka e Shqipërisë lëvdohej se masat e saj po ulnin kreditë e këqija në sistemin banker, mbi 100 mijë familje shqiptare u hodhën në kthetrat e një skeme kriminale mashtrimi. Nuk kaloi shumë dhe në ministrinë e Drejtësisë mbërritën me qindra ankesa nga qytetarë, të cilët ishin mashtruar dhe zhvatur në mënyrë të pamëshirshme nga Micro Credit Albania deri në rrënimin e familjeve të tyre.
Teksa ankesat nga qytetarët sa vinin e shtoheshin, ministria e Drejtësisë u detyrua të hapte një hetim mbi atë se çfarë po ndodhte. Hetimi gjeti fakte tronditëse të një skeme të mirëfilltë kriminale. Pas tij, Etilda Gjoni përpiloi një kallëzim penal prej 700 faqesh, të cilin e dorëzoi në prokurori dhe në Bankën e Shqipërisë.
Por pavarësisht gjetjeve tronditëse, as prokuroria dhe as Banka e Shqipërisë nuk vepruan duke i hapur rrugën skemës më të madhe të mashtrimit dhe tjetërimit të pronave në historinë e tregut financiar në Shqipëri, përjashto piramidat e vitit 1997.
Hezitimi i Bankës së Shqipërisë për të vepruar sipas prokurorisë së Tiranës dhe ligjerimi nga ajo i veprimtarise se paligjshme te Micro Credit Albania krijon dyshime të forta për shpërdorim detyre në nivelet më të larta drejtuese të Autoritetit Qëndror Monetar të vendit. Për këtë arsye prokuroria e Tiranës i kërkoi zyrtarisht SPAK të marrë nën hetim guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko./ Kapitali.al
Aktualitet
Turistja gjermane humb jetën në Vlorë, ja çfarë dyshohet
Një 41-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Zvërnec të Vlorës.
Policia bën me dije se turistja gjermane ishte duke pushuar në një kamping në Zvërnec dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia e Vlorës.
-
Pinknews6 hours ago
“S’të nxorra unë finalist, ishte vendim i Vëllait të Madh” / Eglës i shpëton goja, ia thotë troç Romeos
-
Pinknews6 hours ago
Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Luiz Ejlli reagon pas ngjarjes së rëndë
-
Pinknews2 hours ago
Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?
-
Aktualitet7 hours ago
“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”/ Çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?
-
Bota13 hours ago
Moska bën paralajmërimin e fortë: Do godasim objektivat ushtarake britanike nëse…
-
Aktualitet7 hours ago
Gjetja e katër trupave të nënës me fëmijët/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni
-
Politike6 hours ago
Këshilli Europian miraton Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Rama: Jemi plotësisht të përgatitur
-
Aktualitet6 hours ago
‘Motra u tërbua kur pa videon e të dashurës 18-vjeçare’/ Trondit vëllai i Alma Arrazit