Connect with us

Rajon

Maqedoni e Veriut/ Agjenci për digjitalizim për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Ministria e Shoqërisë Informative në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar themelimin e një agjencie për digjitalizim që do të ketë për detyrë koordinimin e sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet e vendit.

Gjatë dy vjetëve të fundit shumë institucione të shtetit ishin cak i sulmeve kibernetike duke paralizuar funksionimin e tyre me ditë të tëra.

Për t’i shmangur problemet e këtilla, ministri i Shoqërisë Informative, Azir Aliu, bëri të ditur se në agjencinë për digjitalizim do të angazhohen ekspertët më të mirë të inxhinierisë së teknologjisë informative nga vendi dhe jashtë. Sipas tij, ata do të menaxhojnë me tërë procesin për të mbrojtur strukturën digjitale të institucioneve të shtetit.

Tashmë çdo institucion ia del si di: ose paguan ndonjë softuer të shtrenjtë ose ndonjë specialist të shtrenjtë të teknologjisë informative që të mund të shmangë depërtimin në sistem dhe në fund si shtet nuk kemi asnjë mbrojtje. Agjencia do t’i mbrojë të gjitha institucionet në kaskadë [kapelë mbrojtëse]. Do të filtrojë të gjitha sinjalet [sulmet] që vijnë nga jashtë”, tha Aliu.

Ai njëherësh bëri të ditur se detyrë e agjencisë do të jetë koordinimi i këtij institucioni me institucionet e ndryshme të shtetit për përdorimin e softuerëve, si dhe sistemeve antivirus që kanë në përdorim. Ekspertët për siguri kibernetike thonë për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut është vonuar për sa i përket krijimit të një organi, i cili në formë të centralizuar do të koordinojë punën e të gjitha institucioneve për sa i përket sigurisë digjitale. Megjithatë, ata shtojnë se edhe pas formimit të agjencisë, sfidë më vete do të jetë sigurimi i kuadrit të inxhinierisë së teknologjisë informative

“Sigurisht që do të ketë probleme me sigurimin e kuadrit. Nuk e di se cilat janë buxhetet e planifikuara, sepse paga është një faktor vendimtar për një numër të madh njerëzish, edhe pse do të jetë një sfidë e madhe që inxhinierët e teknologjisë informative, të cilët në tregun privat kanë paga shumë të larta, të vendosin të punojnë për shtetin ku pragu maksimal është i përcaktuar”, thotë për REL-in, Filip Simeonov, ekspert për siguri kibernetike.

Ai zgjidhjen e sheh në bashkëpunimin e institucioneve të shtetit me kompanitë private të IT-së.

“Agjencia e digjitalizimit duhet të punësojë menaxherë dhe drejtues projektesh që do t’i menaxhojnë proceset. Në shumë vende evropiane funksionojnë partneritetet publiko-privat, ku kompanitë private bëjnë punën e tyre, por dikush duhet t’i menaxhojë dhe të shohë nëse puna është bërë mirë”, vlerëson Simeonov.

Autoritetet e vendit, sulmet kibernetike ndaj institucioneve të shtetit i kanë cilësuar si pjesë të luftës hibride që zhvillohet në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Për evitimin e sulmeve kibernetike zyrtarët e lartë të vendit bënë të ditur se krahas ekspertëve të vendit, ishin përfshirë dhe vendet anëtare të NATO-s.

Autoritetet maqedonase më tani nuk kanë dhënë përgjigje nëse sulmet kibernetike ndaj institucioneve të shtetit janë pjesë e të ashtuquajturës luftë hibride. Prokurori publik, Gavril Bubevski, vlerësoi se lufta ndaj kërcënimeve hibride duhet të jetë e koordinuar dhe shumëdimensionale, por edhe të shfrytëzohen praktikat më të mira nga vende e zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që është ndoshta veçoria më specifike e kërcënimeve hibride është potenciali i tyre që vazhdimisht dhe shpejt të ndryshojnë formën dhe mjetet e realizimit, duke u bërë kështu një sfidë shtesë për ne si institucione për t’i parandaluar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate”, tha Bubevski. Këto komente ai i bëri gjatë kësaj jave në kuadër të Konventës Nacionale të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kushtuar ballafaqimit me kërcënimet hibride. Ndërkohë, ekipet punuese tashmë janë angazhuar në hartimin e ligjit që do të mundësojë themelimin e agjencisë për digjitalizim./REL

Rajon

Mali i Zi shkeli Serbinë, Vuçiç kërkon hakmarrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë që do të mbahet javën e ardhshme, do ta marrë vesh se kush janë në të vërtetë miqtë e Serbisë.

Kreu i shtetit serb gjithashtu ka kritikuar Malin e Zi për vendimin e tij për ta mbështetur Rezolutën, por edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, por edhe do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët. Serbia nuk e cenoi integritetin territorial të Malit të Zi, por Mali i Zi e shkeli Serbinë”- tha Vuçiç gjatë një interviste në mediumin serb TV Pink.

Kujtojmë se Mali i Zi është vendi i fundit që është shkëputur nga Jugosllavia, dhe kjo jo më larg se në vitin 2006. Lëvizjen për shkëputjen nga Jugosllavia e kishte udhëhequr ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç.

Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, me 17 shkurt të vitit 2008, Mali i Zi vetëm disa muaj më pas, saktësisht me 9 tetor 2008, e njohu pavarësinë e saj.

Njohja nga Mali i Zi për Kosovën ishte mjaft e rëndësishme, pasi një vend fqinje po pajtohej me mëvetësinë e saj, vendi i 49 që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Continue Reading

Rajon

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading

Rajon

Përplasja me RMV, Mitsotakis mesazh paralajmërues: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për një emision grek në ERT, tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Kryeministri i dërgoi një mesazh paralajmërues qeverisë së re, për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re: të ndryshojë linjën që tani e tutje, të respektojë këtë dispozitë qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, kur i referohen fqinjit tonë verior”, tha Mitsotakis.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjithashtu komentoi situatën, duke thënë se shpreson që politikanët në Maqedoninë e Veriut të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar.

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar. Dhe nëse bisedat dhe sjellja e tyre destruktive shndërrohen në veprime reale, kjo do të thotë qe po e shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit, duke e larguar atë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç shtrëngohet me Dodikun në pritje të 8 qershorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, eshte takuar në Beograd me presidentin e RS, Milorad Dodik dhe tema kryesore e bisedës, sipas Vucic,  ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe RS-së dhe reagimi i mbarë popullit serb për votimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar  Vuçic në llogarinë e tij në Instagram.

Në të njëjtën kohë, sipas fjaleve te presidentit serb, “temë e veçantë diskutimi ishte Kuvendi i ardhshëm i Popullit Serb i planifikuar për 8 qershor në Beograd, për të cilin aktivitete të shumta të përbashkëta, nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve, si dhe ngjarjet që do të konfirmojnë unitetin e popullit dhe të drejtën e tij për të ruajtur vatrat e tyre, të jenë të tyret, janë rënë dakord dhe mbrojnë të drejtën për të ardhmen e brezave që do të vijnë”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING