Connect with us

Politike

“Mbase bën vet si idiot”, vijojnë përplasjet Rama-Shehaj

TIRANË- Me debate është shoqëruar seanca plenare në Kuvend, ndërmjet opozitës dhe kryeministrit Edi Rama. Gjithçka nisi pas akuzave që deputeti demokrat Agron Shehaj, bëri në drejtim të kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë, kompani të cilës Klodian Zoto i ka transferuar inceneratorin e Tiranës. Kjo deklaratë në Kuvend është dukur pas logjikë për kryeministrin Edi Rama, i cili e ftoi Shehajn që të sillte prova në lidhje me akuzat e rënda që ngriti kundrejt tij. Duke ju drejtuar Shehajt, Rama i tha ose bën vetë ose është idiot që guxon dhe ngre akuza të tilla ekstreme, në bazë të të cilave ai duhet të ishte para drejtësisë.

Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshore në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë.’- tha Rama.

Pas reagimit të ashpër të kryeministrit erdhi edhe përgjigja deputetit Agron Shehaj, i cili kishte dalë në një deduksion se kreu i qeverisë dhe qeveria fshihet pas kompanisë holandeze offshore dhe se ishte i sigurt për këtë, por prova nuk kishte. Sipas Shehajt, ai nuk ka prova, kjo pasi kompanitë offshore, prandaj duhen sepse mund të fshehësh se kush fshihet pas tyre.

Kjo përgjigje e Shehajt nxiti sërish reagimin e kryeministrit Edi Rama.

‘Je idiot apo bën vetë! Unë nuk të thash je, por ngrita një pyetje. Mund të bësh vete. Por ti më thua mua kriminel, sepse një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Je në vete apo jo. Unë e kuptoj se kështu e ke në mëndje. U bë për të thirrur urgjencën, shko bëj një skaner se s’ka mundësi ose pastaj bën vetë. Nëse bën vete ke arsyet  e tua.’- i tha Rama.

Debate më herët në Kuvend ka pasur edhe  për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku i renditur i dyti është edhe Ardian Dvorani. Oerd Bylykbashi nga PD-ja e Sali Berishës, tha se ai nuk është i denjë për të qenë anëtar i ‘Kushtetueses’, e ndërsa përgjigjen e ka marrë nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Ai tha se Dvorani është kampion i drejtësisë, e se opozita duhet të ketë më respekt kur të flasë për të.

Debate ne Kuvend pati edhe për huanë për rrugën Qukës Qafë-Plloçë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Dashnor Sula u shpreh se për rrugën Qukës Qafë Plloçë para një muaji janë miratuar rreth 40 milionë euro, teksa është përfunduar 99.4% e punimeve të kësaj rruge. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë duke thënë se rruga Kardhiq është bërë me dyfishin e fondit, ndërsa përmendi rrugën e Elbasanit si një projekt që u nis me 312 milionë dollarë dhe u përfundua me 450 milionë.

Nga ana tjetër Balla akuzoi qeverinë e atëhershme, të Sali Berishës, se kanë abuzuar me ndërtimin e kësaj rruge duke e përdorur për fushatë elektorale. Balla tha se e nisën ndërtimin e rrugës pa projekt dhe pasi fituan zgjedhjet shpallën kompaninë fituese, që sipas Ballës e hartoi projektin nga zyra pa dalë në terren. Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në këtë rrugë duhet të ishin tashmë para drejtësisë.

Rama kthen në batutë sherrin me Shehajn në Kuvend

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në batutë sherrin që pati me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehajn në Kuvend. Me ironi kreu i qeverisë ka treguar përplasjen me Shehajn të cilit i kërkoi prova pas akuzave se ishte i fshehur pas një kompanie offshore, por ky i fundit nuk i kishte.

‘Jetë parlamentare! Ballisti: KM është i fshehur në një offshore në Hollandë! Unë: A mund ta di ku bazohet kjo akuzë? Ballisti: E kam bindje! Unë: Pra s’keni asnjë provë! Foltorexhiu: Pse gjykatës je ti që do prova?! Ballisti: Po offshoret prandaj janë bërë që mos ketë prova!’- shkruan Rama.

Inceneratorët/ Berisha: Kompania ‘Integrated Energy’ nuk ekzistonte në asnjë regjistër, i përket Edi Ramës

1671655464_Screenshot12.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha në foltoren e kuvendit nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama mbi inceneratorët e Elbasanit dhe Tiranës, duke deklaruar se e vetmja mënyrë që këto shkelje të bëheshin është nëse kompania e inceneratorëve i përkiste vetë Ramës.

“Pasi u mor Elbasani, do na merrej Tirana që shkonte në 100 e ca milionë. Edi Rama me Ahmetajn nëpërmjet një agjentit të tyre, Zotos, bënë kërkesë të merrnin 8% për djegësin e Tiranës. Kërkesën e bënë në nëntor të vitit 2019. Rastis zonja që ishte hetuese prokurore dhe me mani për të hetuar dhe kompaninë Integrated Energy nuk e gjen askund përveç se në zyrën e Edi Ramës.

Na thuaj pak Rama, me cilën kompani mund të veproje në këtë mënyrë përveç se me kompaninë tënde? A vodhi Erion Veliaj? Hajdut me çizme! Firmosi dokumente në emër të Këshillit pa mbledhur këshillin. Këta janë korpus’-tha Berisha.

Berisha-Nikollës: Je kryeparlamentare apo sekretare e Edi Ramës? Po prish klimën parlamentare në këtë mënyrë

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha kritikoi kryeparlamentaren Lindita Nikollën për mënyrën e menaxhimit të seancës plenare, duke i dhënë fjalën kryeministrin Edi Rama sa herë që e kërkonte për replikë.

“Je kryetare e parlamentit apo sekretare e Edi Ramës? Nëse je kryetare parlamenti duhet të ruash rregulloren e drejtë për deputetët. Ti për Edi Ramën nuk njeh rregullore dhe ligj për deputetët përdor standart tjetër. A e kupton se prish klimën parlamentare në mënyrë thelbësore në këtë mënyrë? Nëse e drejta e replikës nuk merret për së dyti dhe për së treti. Ai 100 herë po ia dhe fjalën, ai po aq herë hajdut del!”-tha Berisha.

Rama-Shehajt: Je i vetëdijshëm apo jo, nuk di ca flet! U bë për të thirrur urgjencën, shko bëj skaner

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti demokrat Agron Sheaj kanë pasur sërish përplasje në Kuvend. Rama u ndal në akuzat e Shejat për inceneratorët, teksa e pyeti nëse është i vetëdijshëm pao jo për ato që thotë.

“Je idjot apo bën vetë. Unë nuk të thash je, por ngrita një pyetje. Mund të bësh vete. Por ti më thua mua kriminel sepse një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Del ai avokati i avoketërve që ta bën të bardhën të zezë të zënë të bardhë dhe thotë dashke prova ti qenke gjyqtar. Ju keni ik fare, doni të përmbysni normat më elementare të komunikimit. Ti më thua mua u kape me falsifikim në dellaware. Je i vetëdijshëm. Kompanitë jo vetëm që s’ka marrë asnjë lek, edhe gënjen, por kom ka lënë të tëra paratë që vuri garanci se ja mori buxheti i shtetit. Humbi edhe gjyqin për garanaci. Je në vete apo jo. Unë e kuptoj se kështu e ke në mëndje. U bë për të thirr urgjencën, shko bëj një skaner se s’ka mundësi ose pastaj bën vetë. Nëse bën vete ke arsyet  e tua. Unë viktimën, se kam bëtë kurrë s’jam viktimë e asgjëje. Ti s’më tregon a s’ku shkollohen fëmijët e mi dhe ku është e ca bën familja ime. Askush s’ma tregon. Jeni bëtë fare, s’keni frena nuk e di si ja bëni natën. Për gjërat që fole ka një provë shumë të madhe, ka një sistem drejtësie që po bën punën e vet detaj për detaj”, tha Rama.

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING