Aktualitet
Mbyllni mediat, censuroni rrjetet sociale dhe futni errësirën/ Vuçiç përgatitet për zgjedhje
Presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e fsheh se në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe sipas sulmeve dhe mbylljeve të fundit të profileve në rrjetet sociale të mediave të pavarura, organizatave dhe individëve që janë kritikë ndaj qeverisë, është e qartë se po bëhen përgatitje për votime te manipuluara.
Analisti I njohur Igor Avzner nuk ka dyshim se presidenti i Serbisë do të përpiqet të krijojë një errësim të plotë mediatike para zgjedhjeve, por nuk beson se do të ketë sukses, sepse sipas tij “nuk është më vetëm çështje e opinionit publik në Serbi, por edhe e mjedisit ndërkombëtar”.
“Në këtë kontekst, sigurisht, çdo zë që është kundër Vucic duhet të heshtet në mënyrë që ai të mund të mbetet në pushtet. Mund të imagjinojmë vetëm se çfarë do të bëjë presidenti serb për të arritur të ruajë pushtetin ekzistues dhe të kete dominim të plotë mediatik para procesit të ardhshëm zgjedhor”, theksoi Avzner duke shtuar se “presidenti i Serbisë eshte i gatshëm të investonje burime të mëdha për të mbytur zërat kritikë”.
Avžner tha gjithashtu se Vuçiq do të bëjë gjithçka që të sigurohet që në hapësirën publike të mos mbetet askush që mund të flasë për parregullsi zgjedhore dhe vjedhje.