Connect with us

Politike

Meta pas takimit me Berishën: Aleancë e jashtëzakonshme

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar takimin me Sali Berishën në selinë blu.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se në datën 15 Maj shumica e kryetarëve të bashkisë do i përkasin opozitës, po ashtu edhe shumica e këshillave bashkiakë. Për detajet e tjera meta u tregua i rezervuar përballë gazetarëve.

“Aleancë e jashtëzakonshme. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha ai.

Advertisement

TRENDING