Connect with us

Kronike

Mirditë / Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë zjarri.

Shërbimet policore në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe​ armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 65 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronike

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës/ Pas gjyshit, një tjetër i arrestuar

Policia e Durrësit ka bërë me dije se vijon intensivisht puna për gjetjen e 3-vjeçarit, i cili i është marrë nënës së tij me 13 prill.

Me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit, që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, Policia thotë se ka kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has.

Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e komisarit Artan Cuku mbetet në sirtarët e drejtësisë/ Si u organizua eliminimi

Vrasja e tij është një nga historitë më të turpshme, se si një oficer policie, jo vetëm lihet jashtë radhëve të kësaj organizate dhe hidhet në rrugë, sa herë që në Shqipëri pushtetet ndërrojnë kostumet, në të majtë dhe të djathtë, por edhe se si një zyrtar i lartë i kësaj uniforme të nderuar, pavarësisht luftës që ai ka bërë ndaj krimit, lihet pa mbrojtje dhe kthehet në një tabelë qitje për grupet kriminale. Të cilat më pas nuk e kanë të vështirë të ngrenë këmbëzën e armës dhe të qëllojnë ndaj tij. Ky duket se është edhe rasti i komisarit të Policisë, Artan Çuku. Por jo i vetmi ndër efektivët e lartë të policisë të braktisur nga politika, e çdo lloji, që i dha jetën dhe përkushtimin e tij luftës kundër krimit të organizuar, por që si shpërblim me të ardhur të majtët në pushtet në vitin 2013, u përzu jashtë radhëve të policisë.

Dhe për pasojë u kthye në viktimë të krimit. Vrasësi nuk pati drojë ta qëllojë në hyrje të pallatit ku banonte, me siguri i frymëzuar në aktin burracak, edhe nga klima që shpesh pushteti në Shqipëri, ka krijuar me ata që njihen si mbrojtësit e ligjit. Por edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ajo mbrëmje e errët e 8 prillit 2017, ku komisari në lirim i policisë Artan Cuku u qëllua për vdekje, për shkak të detyrës që kishte mbajtur, ajo që duket se rëndon edhe më shumë sot familjen, është drejtësia e munguar. Ende dy nga autorët e këtij krimi, Bledar Jambelli, si porositës i vrasjes dhe Kristaq Leci si ndërmjetës, nuk janë vendosur në bankën e akuzës në Shqipëri.

Edhe pse ndaj Jambellit ka prova të qarta se ai është porositësi i vrasjes së punonjësit të lartë të policisë. Cuku kishte shërbyer edhe si Drejtor i Policisë së Vlorës për afro 2 vite, duke shënuar rezultate të prekshme, në luftën ndaj krimit të organizuar. Për herë të parë, pas shumë kohësh, emisioni ‘Në shënjestër’ do të përpiqet t’i kthehet edhe njëherë, mbrëmjes së 8 prillit 2017 dhe asaj që njihet tashmë si saga për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së zyrtarit të policisë, Artan Cuku. Çfarë deklaroi Mikel Shallari, bashkëpunëtori i drejtësisë, qitësi që mori përsipër dhe kreu ekzekutimin? Dhe pse Bledar Jambelli, pavarësisht se u arrestua në Greqi, nuk u ekstradua kurrë në Shqipëri? Në këtë mënyrë, i ka shpëtuar kësisoj gjykimit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ vrasja e komisarit të Policisë, kishte kohë që ishte organizuar dhe mirëmenduar dhe gjithçka lidhet me arrestimin që Artan Cuku në atë kohë Drejtor i Policisë Vlorë, i kishte bërë Bledar Jambellit në vitin 2012, i cili më pas ishte betuar që do ta vriste.

 

 

“Më datë 8 Prill 2017, rreth orës 20.10, në hyrjen e pallatit ‘Melrose’, që ndodhet në kryqëzimin e rrugës së ‘Kosovarëve’ me rrugën ‘Ndreko Rino’ në Tiranë, u vra me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, oficer në lirim i Policisë së Shtetit. Ku nga akti i ekspertimit mjekoligjor të kufomës u konfirmua se në trupin e viktimës u konstatuan 4 plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri, nga të cilat 2 prej tyre tejshkuese. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të disa subjekteve private, u bë i mundur përcaktimi i itinerarit të largimit të autorit nga vendngjarja deri në afërsi të sheshit ‘Wilson’. Nga ku më pas gjurmët humbisnin dhe ishte i paqartë itinerari i mëtejshëm i lëvizjeve të tij”, thuhet në dosje.

Shpejt ky autor do të identifikohej si Mikel Shallari. Sipas grupit hetues, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, në momentin që u qëllua nuk ishte i armatosur.  Kjo vërtetohej edhe nga fakti që ai kishte ngritur duart për t’u vetëmbrojtur, pavarësisht se plumbi fatal që i mori jetën ishte ai i qëlluar në kokë. Ndërsa autori e priti atë i pozicionuar tek shkallët përballë hyrjes së pallatit ku ai banonte. “Pozicioni i vrimave të predhave të mbetura në pasqyrën e ashensorit si dhe çanta e viktimës e gjetur aty, tregojnë se pas goditjeve të para Artan Cuku ka tentuar të shpëtojë duke hyrë në ashensor. Aty ku ai është ndjekur nga autori dhe është qëlluar. Ndërsa goditjen fatale në kokë, shënjestra e atentatit e ka marrë pasi ka ridalë nga ashensori, duke tentuar të përleshet me autorin”, sqaron ekspertiza. Kjo ekspertizë u vërtetua edhe nga thëniet e vetë autorit të krimit, në këtë rast Mikel Shallarit, i cili u vetëdekonspirua nga kamerat e sigurisë pasi menjëherë pas krimit, hoqi veshjet sportive që mbante gjatë kryerjes së ekzekutimit dhe i hodhi ato në një kosh mbeturinash në anë të rrugës.

“Profili i Mikel Shallarit si vrasës i mundshëm i ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, u konstatua nga pamjet filmike si dhe nga teshat që ai hodhi në një kazan mbeturinash në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë. Ku pas ngjarjes u pa që një person po largohej me duar në xhepa nga vendi i krimit.  Pikërisht nga xhepat e bluzës së sipërme, të gjetur në kazanin e mbeturinave, u arrit të gjendeshin gjurmë biologjike si edhe të ndërtohej profili  gjenetik i ADN-së së një personi mashkull. Ku Interpol Berna (Zvicër) konfirmoi se ky profil gjenetik ADN-je përputhej me atë të një personi të regjistruar në Zvicër, në Kantonin e Zyrihut me të dhënat e mëposhtme: Mikel Shallari, lindur më 6 Nëntor 1993 në Skrapar (Shqipëri). I cili ishte dënuar në Zvicër dhe kishte vuajtur aty dënimin për shitblerje të lëndëve narkotike, nga data 22 Shkurt 2016 deri më 23 Qershor 2016”, thuhet në dosjen hetimore.

 Mikel Shallari u ndalua vetëm dy muaj pas ekzekutimit të komisarit Artan Cuku, më 10 qershor 2017. Ai u akuzua si ekzekutori material i Artan Cukut. Po ku dyshimet e para ishin se Shallari e kishte kryer vrasjen e drejtuesit të policisë, i shtyrë nga një person tjetër, që mendohej të ishte porositësi, pasi ai vetë nuk rezultonte të kishte pasur përplasje me viktimën. Dyshime që u vërtetuan edhe gjatë marrjes në pyetje të Shallarit, i cili pasi tregoi emrin e Bledar Jambellit si porositës i vrasjes dhe të kushëririt të tij si bashkëpunëtor, fillimisht gënjeu për dy armët e zjarrit që kishte përdorur në krim. Ndërkohë që një ditë më pas, tregoi edhe vendin se ku i kishte fshehur në Kuçovë.

 “Fillimisht Mikel Shallari mohoi përfshirjen e tij në vrasjen e Artan Cukut. Por pasi nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtësinë, ai identifikoi në rolin e organizatorit shtetasin Bledar Jambelli (alias Rikardo Muho) dhe si ndihmës të tij Kristaq Leci (alias Gerti Kajo), djali i dajës së tij. Mikel Shallari tha se dy armët e krimit i fshehu fillimisht në një vend pranë Unazës së Re dhe më pas ua dorëzoi të nesërmen organizatorëve të krimit. Por në dëshminë e tij të dytë ai tha se kishte gënjyer dhe se armët i kishte fshehur në rrethinat e Kuçovës. në një vend pranë shtratit të lumit Devoll.  Aty ku edhe u gjetën më pas në praninë e tij. Konkretisht një pistoletë e markës ‘Glock’, dhe një e markës ‘Zastava’, nga ku doli se 6 gëzhoja dhe 3 predha fishekësh, të sekuestruara në vendin e vrasjes së shtetasit Artan Cuku, ishin qitur nga pistoleta e markës ‘Zastava’. Dhe 2 gëzhoja dhe 1 predhë fishekësh, nga pistoleta e markës ‘Glock’”, thuhet në dosje.

Mikel Shallari tha në dëshminë e tij se ai nuk e njihte Bledar Jambellin. Dhe për të kryer vrasjen e Artan Cukut, i ishin premtuar 20 mijë euro. Kjo përmes kushëririt të tij, Kristaq Leci. “Për të vrarë Artan Cukun, mua mu premtua 20 mijë euro. Që do t’i merrja nga një person, që ishte njohje e Kristaq Lecit, djalit të dajës tim. Kristaqi e konsideronte këtë person të rëndësishëm dhe e quante ‘I madhi’ ose ‘Shefi’. Që ishte Bledar Jambelli, i cili do më sistemonte më pas në Gjermani, aty ku ai banonte. Fillimisht edhe pse hezitova, i gjendur në vështirësi financiare, unë pranova ta kryej krimin”, ka deklaruar Shallari. 

Vrasësi i Artan Cukut tregoi më tej për grupin hetues se skema për të vrarë komisarin u thur në mesin e muajit mars të vitit 2017. Vetëm pak javë para se ai të ekzekutohej në të vërtetë. “Unë nuk e njihja viktimën, Artan Cuku. Por fotografinë e tij ma tregoi Bledar Jambelli, që e kishte shkarkuar nga interneti. Plani i vrasjes u thur nga mesi i dhjetëditëshit të tretë të muajit mars. Unë fillova ta ndjek viktimën bashkë me kushëririn tim, Kristaq Lecit, deri te banesa e tij. Ku më duhej shpesh të ndërroja numrat. Rasti erdhi më 8 prill kur Kristaqi më njoftoi me anë të një mesazhi. Gjatë kohës që viktima u fut në një minimarket, unë u pozicionova tek shkallët në pjesën e brendshme të hyrjes, dhe aty e prita deri sa e qëllova”, ka thënë ai.

Lidhja e Mikel Shallarit me Kristaq Lecin dhe Bledar Jambellin, u vërtetua edhe nga transfertat e shumta të parave që ky i fundit i dërgonte nga Gjermania, si pjesë e marrëveshjes prej 20 mijë euro që ata kishin rënë dakord për të kryer ekzekutimin. Ku si ndërmjetës midis Shallarit dhe Jambellit, figuronte gjithmonë Kristaq Leci, djali i dajës së vrasësit. Ndërkohë që fillimisht Mikel Shallari, mori si shpërblim të nesërmen e krimit, nga vetë Bledar Jambelli, 2 mijë euro si paradhënie. Teksa më datë 7 Prill, pra një ditë para se Artan Cuku të vritej në të vërtetë, krimin e kishte marrë përsipër për ta kryer Kristaq Lec, i cili kishte veshur të njëjta rroba që Mikel Shallari, përdori edhe mbrëmjen e vrasjes.

 “Pas krimit unë u largova drejt sheshit ‘Wilson’, ku prenotova një taksi, e cila më çoi drejt ‘Astirit’ në zonën e ‘Unazës së Re’, ku e kisha lënë të takohesha me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin. Por në takim erdhi vetëm Kristaqi, kurse Bledari nuk u paraqit. Edhe pse e pritëm më shumë se një orë. Gjatë kësaj kohe unë i telefonova shokut tim Xh. G, që të flinim te apartamenti i tij bashkë me disa shokë të tjerë. Edhe pse ai fillimisht refuzoi, ne shkuam të kalonin natën në banesën e tij. Po atë mbrëmje, unë theva edhe kartat SIM që kisha me vete. Të nesërmen Kristaqi më kontaktoi nëpërmjet motrës sime, ku në takim ishte edhe Bledar Jambelli, i cili më dha 2 000 euro, si shpërblim për krimin.  Në atë takim unë mësova që Kristaqi dhe Bledari, po atë pasdite do të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë”, ka thënë Shallari.

 Mesa duket Bledar Jambelli ishte kujdesur në detaje të fshihte çdo gjurmë të ekzistencës së tij në porositjen e vrasjes së Artan Cukut, ashtu siç kishte vepruar me aq kujdes të fshihte edhe hyrje-daljet e tij në pikat kufitare.

“Bledar Jambelli, është kujdesur të mos lërë gjurmë të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, si para krimit ashtu edhe gjatë daljes prej tij pas kryerjes së ekzekutimit. Por është e provuar se alibia e krijuar prej tij është e stisur. Pasi është e vërtetuar se ato ditë ai ka qenë në Tiranë. Kjo pasi rezulton se para dhe pas krimit ai ka ndejtur në shoqërinë e Kristqa Lecit, ndërmjetësit dhe nxitësit në kryerjen e këtij krimi. Fakt që provohet edhe nga deklarimet e disa shtetasve që ishin në gjendje ta njihnin Jambellin nëpërmjet fotografisë, dhe të deklaronin se me të ishin njohur nëpërmjet të pandehurit Mikel Shallari”, thuhet në dosje. Por do të ishin pikërisht Mikel Shallari, që do të rrëfente edhe arsyet e vërteta përse Bledar Jambelli kishte mbledhur një urrejtje kaq të madhe ndaj Artan Cukut, aq sa të paguante dhe të urdhëronte vrasjen e tij me çdo kusht. Arsye të cilat Bledar Jambelli ia kishte thënë në takimet ku kishte qenë i pranishëm edhe Kristaq Leci.

“Sipas rrëfimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë Mikel Shallari, Bledar Jambelli i kishte treguar se ai donte ta vriste Artan Cukun, pasi viktima e kishte ndaluar në vitin 2012, gjatë kohës që ishte Drejtor i Policisë në Vlorë, si të dyshuar për një vrasje. Jambelli e konsideronte këtë ndalim si të padrejtë dhe të shtyrë nga persona të tjerë. Mikel Shallari thotë se gjatë kohës që fliste me ne, Bledar Jambelli shprehej me tone fyese ndaj Artan Cukut dhe thoshte se i kishte ardhur koha për të vdekur”, thuhet më tej.

Këto thënie të Mikel Shallarit dhe kushëririt të tij, mbi motivet e hakmarrjes së Bledar Jambellit, u vërtetuan edhe nga koha dhe arsyet e qëndrimit të këtij të fundit në paraburgim. Si edhe nga fakti që gjatë kësaj kohe Artan Cuku, ushtronte detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë. Ku Jambelli ishte ndaluar më 7 dhjetor 2012, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Krim i kryer më 4 Shtator 2012, por që më 9 qershor 2014, Jambelli la qelinë dhe u deklarua i pafajshëm nga Gjykata. Por edhe pse Bledar Jambelli u kërkua të merrej në pyetje nga grupi hetues, ai nuk u gjet në banesën e tij në Tiranë.

“Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, i datëlindjes 1980, banues në Fier, por me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, me precedentë penalë ende të pakonfirmuar, nuk u gjend në banesën e tij dhe as në vende të tjera. Babai i tij deklaroi se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e djalit”, sqaron dosja.

Edhe pse Bledar Jambelli, u arrestua në vitin 2018 në Greqi, një gjykatë greke refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri. Teksa në qershor të vitit 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, kishte caktuar për të, masën e arrestit me burg, si urdhërues të ekzekutimit të komisarit Artan Cuku. Bledar Jambelli thuhet u paraqit në gjykatën greke si një minoritar, dhe për këtë arsye nuk u ekstradua në Shqipëri. Dhe si të mos mjaftonte kjo, zyrtarë të lartë në Shqipëri, dëshmuan në gjykatën e lartë greke dhe mbrojtën vrasësin e një komisari policie, që në jetën e tij la gjurmë në luftën kundër krimit, dhe po nga krimi iu pre jeta në mes.

Por ku kanë kaluar 7 vite nga ngjarja kriiminale e vrasjes së zyrtarit të Policisë, Artan Cuku, qoftë porositësi i vrasjes, Bledar Jambelli, një prej emrave më problematikë të botës së krimit, ashtu edhe ndërmjetësi në këtë ekzekutim, Kristaq Leci, vazhdojnë të jenë ende në liri. Ndërsa familja e komisarit Artan Cuku, bashkëshortja dhe fëmijët, janë ende në kërkim të drejtësisë. Drejtësi që duhet ta kishte vënë në vend shteti shqiptar, për fat të keq i njëjti i cili vazhdon dhe i hedh në rrugë punonjësit e tij të policisë, sa here nuk u duhen.

Ndërkohë që procesi në ngarkim të Bledar Jambellit ndodhet në Gjykatën e Tiranës, që prej ditës kur u shkri Gjykata e Krimeve të Rënda, ku ka pasur largime të shumta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me dorëheqje nga çështja, apo për shkak të Vettingut. Një tjetër turp për drejtësisë shqiptare, që vazhdon të mbajë në sirtar këtë dosje dhe të mos mundet të japë një vendim fajësie. Ku i vetmi i dënuar deri më tani për këtë krim është ekzekutori Mikel Shallari, i cili u dënua me 10 vite burg.

Continue Reading

Kronike

Kultivoi kanabis në Skoci/ Ish-polici: Më kërcënoi gangsteri që arrestova në Shqipëri

Një ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës është burgosur për kultivimin e qindra bimëve kanabis në një njësi industriale në Ëest Lothian, shkruan BBC.

Igli Duka, 24 vjeç, u arrestua pasi policia bastisi një ish-ndërtesë garazhi në Houston Industrial Estate, në Livingston, vitin e kaluar. Ai pretendoi se një gangster famëkeq që ai kishte arrestuar më parë në vendin e tij e kishte shantazhuar atë për të qenë “kopshtari” për fermën e kanabisit.

Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga paraburgimi i policisë.

Avokati i Dukës, Andy Aitken, pretendoi se anëtari i “rangut të lartë” të bandës kishte dhënë ryshfet për të dalë nga paraburgimi.

 

 

Avokati i tha gjykatës së Sherifit të Livingston se anëtari i bandës më pas i tha të akuzuarit dhe familjes së tij se ai i mbante ata përgjegjës për 50,000 £ që kishte paguar për lirinë e tij. Aitken tha se Duka ishte arratisur në Britani të Madhe nga frika për sigurinë e tij dhe kishte gjetur punë në një kantier ndërtimi në Birmingham. Familja e tij iku në Greqi, por babai i tij u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të problemeve shëndetësore. Por ai pretendoi se banda u kap me të atin dhe e detyruan të tregonte vendndodhjen e Dukës.

Dukës iu dha zgjedhja që të kujdesej për fermën e kanabisit ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri, tha zoti Aitken në gjykatë. Ai tha: “Situata e tij pranohet nga Kurora, por kjo nuk përbën një mbrojtje të detyrimit. Ai ka pasur mundësi në shumë raste të shkojë në polici por nuk e ka bërë. Pikëpamja e tij ishte se policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri.” Z. Aitken shtoi: “Ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e këtij operacioni, ai nuk ishte i përfshirë në asnjë plan për shpërndarje të vazhdueshme dhe, më e rëndësishmja, ai nuk fitoi para ose ndonjë përfitim në lidhje me përfshirjen e tij në këtë krim. ”

Mandy Jones, i ndjekjes penale, tregoi se si policia që u dërgua në njësinë e fabrikës vuri re një erë të fortë kanabisi dhe dëgjoi një zhurmë të fortë mekanike që vinte nga brenda. Oficeri gjeti qindra bimë marijuanë të rritur plotësisht duke u kultivuar në dy kate. Një punonjës policie që kontrollonte ndërtesën u çua drejt derës së pasme ku Duka u gjet i fshehur dhe ai u arrestua.

Duka, një i burgosur në HMP Addieëell, u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B. Sherifi Peter Hammond theksoi se Duka kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe vuri në dukje se, duke qenë se Ministria e Brendshme ishte në dijeni të situatës së tij, ai përballej me dëbimin.

Gjatë caktimit të dënimit, ai i tha të akuzuarit: “Kjo është vepër e rëndë e prodhimit të një droge të kontrolluar, në këtë rast kanabis. “Është shumë e qartë se ky ishte një operacion i madh, i organizuar, komercial dhe se ju ishit një ingranazh i vogël. “Megjithatë, ata që janë përgjegjës për prodhimin e drogave ilegale mbështeten te njerëz si ju për të rritur të korrat e tyre të vlefshme dhe të paligjshme.”

Ai e dënoi Dukën me dy vjet burg që datojnë më 22 shtator 2023, kur ai u ndalua për herë të parë në paraburgim.

Continue Reading

Kronike

Pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafik droge e prostitucion, sekuestrohen pasuritë e 4 vëllezërve Hoxha

SPAK sekuestron pasuritë e katër vëllezërve dhe personave të tjerë  të lidhur me ta pasi akuzohen se kanë trafikuar lëndë narkotike në disa vende të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të bërë publik, këto pasuri, që përfshihen para në llogari bankare, tokë arë, pasuri të paluajtshme janë në pronësi të vëllezërve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha (nipi i tyre), si dhe personave të lidhur me ta.

Sipas SPAK, vëllezërit Hoxha që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i SPAK: 

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë ”, të ndryshuar, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024, në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.

Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal, i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani, gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi), janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.

Subjektet e këtij hetimi pasuror, vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.

Gjithashtu subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, nipi i katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani, në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë.

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024 dhe nr. 11, datë 28.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetimin pasuror Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe të personave të lidhur me ta.

Në zbatim të urdhërave të ekzekutimit të datave 19.02.2024 dhe 28.02.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga oficerët e shërbimit të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

1.Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;

2. Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) Lekë;

3.  Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe 134.3 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 3 katëshe ( kati përdhe 134.3 m², kati i parë 134.7 m², kati i dytë 134.7 m² dhe verandë 3.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;

4. Pasuri e paluajtshme e llojit  “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe 137.1 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 2 katëshe (kati  përdhe 137.1 m² dhe kati i parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të Mentor Hoxha;

5.Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D. (H.);

6. Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit D.Ç.;

7. Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe totale ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver Hoxha, e legalizuar me leje legalizimi nr.137 507, datë 15.11.2018;

8. Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 9.936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;

9. Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 22.500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit G.B.

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestrimi me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, dhe nr. 11, datë 28.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Continue Reading

Kronike

Ndërroi jetë pas 5 ditësh në koma, kjo është 24-vjeçarja që u përplas nga makina para servisit! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes së saj

24-vjeçarja Eneida Pishkashi, e cila u akisidentua nga një shofer i dehur në rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, humbi jetën 5 pesë ditësh në koma tek Spitali i Traumës.

Viktima po qëndronte në këmbë para një servisi së bashku me 5 anëtarë të tjerë të familjes së saj, kur shoferi i dehur Jetmir Daci, i cili po lëvizte me shpejtësi me një mjet tip “Passat” i mori përpara.

Familja që u aksidentua po prisnin që makina e tyre të riparohej në servis kur ndodhi aksidenti tragjik.

24-vjeçarja Eneida Pishkashi u dërgua tek Trauma, por pas 5 ditësh në luftë për jetën iu nënshtrua plagëve të marra.

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari Jetmir Daci, ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit.

Pas aksidentit, Jetmir Daci u lirua me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit dhe u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën në spital.

Kryefamiljari, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe ishte në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING