Connect with us

Kronike

Ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Published

on

Durrës

Ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin N. D., 20 vjeç, banues në fshatin Barkanesh, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.

A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Kronike

Atentati në Vlorë, policia kontrolle në disa banesa

Published

on

By

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur në Panaja të Vlorës, ku mbetën të vrarë 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo. Mësohet se policia po ushtron kontrolle në disa banesa të personave me precedentë në Vlorë.

Janë marrë në pyetje persona të afërt me viktimat dhe që kanë pasur informacione për lëvizjet e tyre të fundit.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Shpati Lena dhe Haki Xhezo të njëjtën itinerar rruge që kanë bërë sot e kanë bërë edhe ditë më parë dhe vëzhgoheshin prej ditësh nga atentatorët.

Sakaq ditën e sotme mësohet se viktimat janë nisur nga Vlora dhe dyshohej se do të shkonin në Lushnjë.

Continue Reading

Kronike

Lëvizte me 3 karta identiteti, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

By

Një 27-vjeçar, i cili lëvizte me  3 mjete identifikimi të falsifikuara është vënë në pranga nga policia e Tiranës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në rrugën “Sokrat Miho”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading

Kronike

‘Si dy pika ujë’, atentati në Vlorë dhe ai në Fushë-Krujë

Published

on

By

Skema e përdorur nga autorët është e ngjashme në të dy atentatet, vëzhgim i objektivit, ndjekje me makinë dhe finalizimi i atentatit në një zonë ku nuk ka kamera sigurie.

Si në ngjarjen e sotme, po ashtu edhe në atë te mbikalimi në Fushë-Krujë, atentatet u kryen në një zonë, ku nuk ka biznese dhe kamera sigurie pranë, në një aks rrugor, ku mund të kryenin të qetë vrasjet dhe ku kanë mundësi të largohen pa u filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në të dy atentatet është përdorur pothuajse e njëjta skemë nga autorët, vëzhgim prej ditësh i lëvizjeve të viktimave dhe më pas ditën e ekzekutimit ndjekje e objektivit me makinë dhe gjuajtje me breshëri plumbash në lëvizje paralel me makinat e viktimave, më pas ndalimi dhe gjuajtje prapë me armë drejt makinës së objektivit deri në sigurimin se atentati është kryer me sukses.

Precizoni i autorëve në të dy atentatet është shumë i lartë, pasi në dy rastet është qëlluar me breshëri plumbash dhe saktësia në qitje ka qenë thuajse perfekte. Gjithashtu, ka dyshime të forta se atentatet në të dyja rastet janë kryer nga vrasës me pagesë.

 

 

Në të dyja atentatet pas ngjarjes, u gjet automjeti i djegur i autorëve dhe armët, më të cilat u kryen qitjet. Për të dyja atentatet pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

Continue Reading

Kronike

Viktima e atentatit të sotëm u arrestua 5 muaj më parë

Published

on

By

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, janë dy viktima e atentatit të sotëm të ndodhur në autostradën e Vlorës. Ata janë qëlluar me më shumë se 60 plumba nga persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin paralel me një BMW me targa italiane.

Dyshimet janë se qitësit kanë qenë profesionistë pasi kanë qëlluar me breshëri përgjatë një distance 200 metra, derisa mjeti tip Mercedes Benz B Class ku ndodheshin viktimat, ka dalë nga rruga dhe fatkeqësisht dy personat kanë ndërruar jetë.

Të dhënat paraprake çojnë te një ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Vlorë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arben Beqiraj. Shpati Lena akuzohej për përkrahjen e autorit të krimit dhe u kap tre vite më pas, në 23 mars 2022 në qytetin e Vlorës me armë.

Kurse viktima tjetër, shtetasi Hakim Xhezo, është vëllai i “të fortit të Vlorës” Eduart Xhezo. Ky i fundit vrau biznesmenin Arben Beqiraj sepse i kishte rrahur kujdestarin e kalit. Në pamjet e mëposhtme, është operacioni i “Shqiponjave” te Uji i Ftohtë ku u kap Shpati Lena.

Continue Reading

Kronike

Arrestohet 18-vjeçari që u konfliktua me Ulqinakun

Published

on

By

Elbasan

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari.

Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera , ka zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit:

-E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING