Politike
Në delir/ Lapaj zbulon ofertën: Një biznesmen më ofroi postin e zëvendëskryeministrit
Adriatik Lapaj deklaroi ka zbuluar pas zgjedhjeve i është ofruar që partia “Shqipëria Bëhet” të bëhej pjesë e qeverisë, duke marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe dy ministri.
Sipas Lapajt, oferta është përcjellë më 30 qershor dhe 11 korrik të vitit të kaluar, ndërsa ai pretendoi se ajo vinte “direkt” nga kryeministri Edi Rama.
Lapaj tha në “Erla Now”se e ka refuzuar ofertën dhe se pas këtij vendimi është shantazhuar në lidhje me mandatin e deputetit.
Biseda:
Erla Mëhilli: Të gjithë të pakorruptuar jeni, të paktën ju të rinjtë. Po pse s’ju votojnë qytetarët?
Adriatik Lapaj: Tani të vijmë… kanë votuar atë, votojnë aq sa të vijmë me radhë…
Erla Mëhilli: Të ndryshonin skenën politike…
Erla Mëhilli: Në rregull, dhe e keni refuzuar? Kur ndodhi kjo, Lapaj?
Adriatik Lapaj: Në 30 qershor dhe në 11 korrik të vitit të kaluar.
Erla Mëhilli: Kush ju propozoi?
Adriatik Lapaj: Direkt Rama.
Erla Mëhilli: Ambasador?
Adriatik Lapaj: Herën e parë një njeri i botës së biznesit, herën e dytë një personalitet që nuk…
Lavdërim Lita: Ambasadorja franceze…
Lapaj: Nuk ka rëndësi….
Erla Mëhilli: Jo Rama, pra kanë qenë… Po kërkesa të tjera?
Adriatik Lapaj: Jam ftuar unë që të shkoj atje…
Erla Mëhilli: E do pak më troç?
Adriatik Lapaj: Dhe nuk kam pranuar, nuk kam pranuar. Dhe pasi nuk pranova, më shantazhuan për atë mandat që nuk do shkoja në parlament. Dhe pasi u thashë “shkofshin në dreq me gjithë mandatin”, nuk shkova në parlament dhe qëndrova. Dhe sot jam këtu para teje edhe pse hëngra baltë të padrejtë dhe atë e morën e e bënë Avokat Populli. Tani, njerëzve u duhet një djalë, një vajzë, një grup djemsh dhe vajzash dinjitozë, të cilët kanë rezistuar kur u është ofruar pushtet dhe kanë thënë jo, sepse ne nuk i tradhtojmë qytetarët.
Erla Mëhilli: Kam nevojë të kuptoj vetëm: pse e gjitha kjo joshje për ty? I duheshe një mandat i vetëm? Se ç’donte Rama, ka 83…
Adriatik Lapaj: I duheshin votat…
Erla Mëhilli: Çfarë?
Adriatik Lapaj: Po duhej për këtë arsye… E mbani mend kancelarin ju kur erdhi, që i tha… e mban mend atë katër shprehje… katër mandatet kur erdhi pas zgjedhjeve?
Erla Mëhilli: Jo, nuk e mbaj mend.
Adriatik Lapaj: Tani, çështja është që në standardet europiane është e pakonceptueshme që një njeri të fitojë katër mandate më thellë e më thellë. Fryma e qeverisjes në Bashkimin Europian është fryma e koalicionit, është fryma e bashkëpunimit, është fryma që ai që fiton nuk i merr të gjitha.
Erla Mëhilli: Tentuan ta bëjnë me Lulzim Bashën…Pra ju i bie të ishit Lulzim Basha?
Adriatik Lapaj: Po do më lësh ta shpjegoj se unë kam gjithë kënaqësinë, do ta them se nuk është sekret kjo që do të them. Dhe qasja që partia më e madhe e vendit që fitoi zgjedhjet ka mirësinë që të bëjë koalicion me një qeverisje me bazë të gjerë, me partinë më të votuar nga brezi i ri, pra me më të votuarën nga partitë e reja, për të krijuar një koalicion qeverisës me bazë të gjerë për një qeveri të integrimit europian, që ta bënte sa më të plotë tablonë e procesit të integrimit europian, që të mbështetej sa më shpejt e sa më kollaj. Nuk kemi pranuar dhe për këtë jam shumë krenar. Tani hëngrëm baltë, hëngrëm shumë, na u bë padrejtësi, na u bë shumë.
Erla Mëhilli: Kush ishte balta dhe padrejtësia?
Adriatik Lapaj: Po pse, pak të duket ty që më kërkojnë mua llogari edhe sot për një mbeturinë politike i cili vajti e shiti interesin e 80,000 qytetarëve për t’u bërë avokat? Ligji elektoral… dhe ja ku e ke ekspertin, pyete… Ligji elektoral ka lista të mbyllura, lista të hapura. Dhe unë si Adriatik në politikë kam mbajtur fjalën dhe kam thënë do garojmë me lista të hapura.
Erla Mëhilli: Mirë, që mos t’i futemi asaj….
Adriatik Lapaj: Si mos t’i futemi? Po do t’i futemi ne asaj se ajo është çështja! Si mos t’i futemi?
Erla Mëhilli: Domethënë ju thoni që njeriu që udhëhoqi lëvizjen që mori 80,600 vota shkuan e bënë pazarin me atë tjetrin dhe nuk kaluan njëherë nga dera ime. Si thua ti?
Erla Mehilli: Mirëpo ti sapo po thua vetë që kaluan nga dera jote dhe ti nuk pranova pazarin.
Adriatik Lapaj: Po po, çfarë duhet të dëshmojë më shumë një njeri në politikë sesa të tregojë që nuk bën pazar?
Erla Mëhilli: Dhe ti pret një shpërblim nga qytetarët?
Adriatik Lapaj: Unë pres që kjo në vazhdim të trajtohet si dinjitet dhe qytetarët absolutisht të mbështesin edhe më shumë për faktin që është dëshmuar që nuk është tunduar nga pushteti. Absolutisht! Zonjë, nuk është e lehtë kështu, se me fjalë janë të gjithë këtu. Me fjalë… o sa kam parë unë! Po pastaj, op, për një drejtor me vrap.
Erla Mëhilli: Mirë, ju garonit për kryeministër i ardhshëm tani, nga ajo të kalonit te një drejtor apo një përqindje e vogël në qeveri…
Adriatik Lapaj: Nga kryeministër në zëvendëskryeministër. Dhe kalohet, se nga zëvendës bëhesh kryeministër pastaj, apo jo? Kështu e ka treguar historia e botës. Nga zëvendëspresident bëhesh president në Amerikë.
Erla Mëhilli: S’e di se mund ta prejë… ta pret rrugën dhe SPAK-u…
Adriatik Lapaj: Mundet, jo mua! Jo se nuk vjedh, atyre jo… Pa merak fare! Pa merak fare! Ti më çoni atje se ta dëshmoj unë se si… nuk e kam fare. Madje, të lutem, po vajta një ditë atje, një karrige bosh do jetë për drejtuesin e SPAK-ut, që sa herë t’i duhet qejfi të vijë në qeveri edhe t’i shohë ministrat në sy, që ta kujtojnë e ta shikojnë mirë që ka probleme me ligjin po e shkelën ligjin. Kaq unë të thashë.