Kronike
POLICIA DHE RENEA OPERACION NE MIRDITE
Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të shumta në Mirditë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit të vitit 2024.
Policia ushtroi kontrolle në banesën e tij në Mirditë, si edhe në disa ambiente të tjera, por pa rezultat, pasi Reçi nuk u gjet.
Më pas, nga verifikimet e kryera, rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.
Elson Reçi akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Preng Gjinit. Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më 7 janar të vitit 2020.
Kush është Elson Reçi
Elson Reçi ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Si edhe ka instaluar një pajisje GPS në makinën që Preng Gjini përdorte, të cilin do ta monitoronte nga telefoni Enver Diva.
Besian Xhixha dhe Enver Divsa, rezultojnë pjesë e grupit kriminal të Nuredin Dumanit, sot i penduar i drejtësisë.
Elson Reçi kontraktoi Arben Mërkurin, i njohur me nofkën ‘Maneci’ me qëllim që të vriste Gjinin.
SPAK
Më datë 11 Shtator 2020 në mbrëmje Elson Reçi komunikon me një lidhje të tij ende të pa identifikuar të cilit i tregon që ka bërë prova gjithë ditën, dhe se pulti i telekomandës punon perfekt dhe tani është në Tiranë për ta vendosur në makinën që përdor Preng Gjini.
Po në këtë datë dyshohet se Elson Reçi ka arritur ta vendos eksplozivin në makinën me targa AA903YG.
Në ditët në vazhdim ai komunikon me Arben Mërkuri dhe i tregon që ka vendosur eksplozivin poshtë makinës së Preng Gjinit, dhe po pret që ai të hipi në makinë.
Më datë 15 Shtator 2020 Elson Reçi komunikon me lidhjet e tij i dëshpëruar pasi Preng Gjini nuk ka mbetur i vrarë.
Pasi nuk ishte ulur në krahun ku ishte vendosur lënda eksplozive por në vendin e shoferit.
Po për të ndjekur nga pas Preng Gjinin, Elson Reçit i duhej patjetër ndihma e policisë.E cila mund ta informonte në kohë reale për hyrje-daljet e tij nga Shqipëria.
Ku nga bisedat del se në shërbim të Elson Reçit ishin vendosur Klodian Shahini, me funksion Shef i Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Ai kryente verifikime në sistemet e policisë së shtetit, për lëvizjet e Preng Gjinit.
PAMFLETI