‘Nëse ndahej e etiketonin si k*rvë”, Roza Lati për të atin…
Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar së fundmi në një emision ku nuk kanë munguar deklaratat e forta dhe debatet në studio.
Roza u shpreh se femrat sot kanë mani të bëjnë si të vështira pasi ndikohen nga opinioni publik ku femrat e vështira për t’u “kapur” i quajnë me karakter.
“Me lë për të dyshuar komunikimi jot nëse ai të thotë dua të të të provoj mua më shkon mendja tek akti seksual sepse mund të shkojnë muaj njohje kot në momentin që zbulon që ai nuk qenka gjë në shtrat”.
Lidhur po me temën e lart përmendur Roza ka sjell si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin ku shpjegon se ai ishte shumë i dhunshëm dhe nëna e saj artistja e nderuar Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës, pasi kishte frike se njerëzit do ta cilësonin si k**rv.
“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.
Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja
“Ke shpëtuar një herë e mirë qoftë largu…”/ Kristian Boci mbështet Besin, ‘thumbon’ Xhensilën
Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Së fundmi Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-parnteren e tij Xhensilën për shkak të ndarjes së tyre.
Këtë këngë e ka ripostuar në Instastory edhe biznesmeni i njohur, Kristian Boci. Para disa vitesh Kristiani së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Besi-Xhensila, ku nuk mungonin udhëtimet, darkat dhe festat së bashku, deri në një moment ku çiftet u distancuan me njëra-tjetrën, ku shkak u aludua një zënkë mes Drilonës dhe Xhensilës.
Ama fjalët e shkruara nga Kristiani në postimin e këngës së Besit, ka ‘thumbuar’ Xhensilën.
Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”, tha ai.
“Je duke i lënë me fol shumë ata”/ Julian Deda publikon foton me djalin e tij: Kampion…
Aktori i humorit Jul Deda i është rikthyer jetës normale pas përfundimit të Big Brother Vip 3. Së fundmi, ai ka postuar një foto me të birin, Mateon.
Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se e kishte marrë shumë malli për kampionin e tij, ndërsa rikujton mesazhin që i biri i dha kur e takoi brenda shtëpisë vip.
“Si me tha? “Je tu i lon me fol shume ata!”
Me kishte marre malli per kampionin tim”, shkruan ai.
Kujtojmë se në finalen e Big Brother Vip 3, më 25 maj, Juli u rendit i dyti, ndërsa fituese u shpall aktorja Egla Ceno.
Çiljeta konfirmoi lidhjen me këngëtarin, Bes Kallaku ka një lutje për mediat
Bes Kallaku, prej dy ditësh ka qenë në qendër të spekulimeve se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar për Anabel.
I pyetur për vërtetësinë e thashethemit, Besi u shpreh:
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”.
Më tej, aktori i humorit shtoi:
“Nuk kam lidhje me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.
Si nisën thashethemet?
Çiljeta ishte në koncertin e Besit në Bruksel dhe postoi një foto. Më pas, publikuan të dy një foto nga kënde të ndryshme, në të njëjtin vend.
Nga ana tjetër, Çiljeta i bëri repost një fotoje ku shihet me Besin dhe një vajzë e uron për “lidhjen e re”.
E gjitha kjo nisi zërat që çuan në lajme të shumta, por sipas Besit, nuk paska asgjë të vërtetë.
VIDEO/ Hap pas hapi, si produksioni e ka konfirmuar disa herë Eglën si fituese të BBV
Një pjesë e publikut vazhdon ende të mos e besojë se Egla Ceno u shpall fituese e “Big Brother VIP Albania”.
Sipas tyre, nuk është e mundur që aktorja të ketë mbledhur më shumë vota nga publiku, duke marrë parasysh personazhet kundërshtar në lojë si aktorët Jul Deda apo Romeo Veshaj.
Madje një përdorues i platformës TikTok, ka bërë një përmbledhje të disa momenteve të Eglës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, nga përjashtimi i saj me zarfin e zi, deri te shpallja fituese.
“Gënjeshtra dhe skenar hap pas hapi”, shkruan përdoruesi në postim.