Connect with us

Aktualitet

Njëri del e tjetri futet/ Spahiu tregon prapaskenat e arrestimit të Dakos

Juristi Kreshnik Spahiu tha se arrestimi i Vangjush Dakos nuk ishe një rastësi sepse ndodhi pas lirimit të Saimir Tahirit dhe deklaratave të Ambasadës Amerikane, dhe se ish-kryebashkiaku i Durrësit nuk është shpallur fajtor sot.

“Në drejtësi nuk ka rastësi, të gjithë kishin paralajmëruar që do kishte arrestime. Rastësia ndodhi 48 orë pasi u lirua Saimir Tahiri, 48 orë pas mesazhit të amasadës amerikane. Kemi të bëjmë me një vepër penale që është kryer në 2011. Unë përmenda disa rrethana të veçanta politike, sociale po edhe ligjore. Unë mendoj që nuk është rastësi. Nuk është rastësi që pas 13 akuzash nuk janë marrë masa të tjera, po ndodh pikërisht tani”, tha Saphiu.

“Kemi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Duhet të kuptojmë që nuk është deklaruar fajtor Vangjushi, është vendosur një masë sigurimi është është masa më e rëndë arrest me burg. Pas këtyre veprimeve vijnë edhe problemet”, shtoi juristi.

 

Aktualitet

Zbulohet mozaiku nën rrënojat e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Durrës, i përket shekullit të I dhe të II të Erës Sonë

Nëntoka e Durrësit ruan brenda saj vlera të jashtëzakonshme të qytetërimit dhe urbanistikës antike, të cilat vijojnë të dalin në dritë pas çdo gërmimi.

Një tjetër mozaik është zbuluar këtë të enjte në vendbanimin antik të gjetur gjatë punimeve për ndërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar të Durrësit, ku vjeshtën e kaluar u zbulua një tjetër mozaik i rrallë floreal që i përket shek. I-II të erës sonë.

“Flitet për një mozaik i cili është ndërtuar në pishinën e kësaj rezidence. Pishina është ndërtuar me afreske shumëngjyrëshe, shumë interesante dhe të pazbuluara deri tani në territorin tonë dhe mozaiku që ka një sipërfaqe në ngjyrë qumështi të stolisur me katrore në ngjyrë blu. Është vetëm fillimi. Presim që e gjithë pishina me mozaikun në të të jetë e ruajtur mirë. Është në afërsi të mozaikut tjetër. Mesa duket kjo ka qenë një zonë e banuar dhe ndërtuar me mjaft cilësi, që ka pas luksin e kohës duke nisur nga fundi I shek.I p.e.s dhe duke ardhur deri në shek.IV të e.s.”

Prej 10 ditësh në kantierin e shkollës “Gjergj Kastrioti”, ku punimet janë pezulluar për t’i lënë vend gërmimeve arkeologjike, kanë dalë në dritë të tjera struktura banimi që pasqyrojnë qartazi zhvillimin ekonomiko-social dhe kulturor të kohës. Gërrmimet janë ndarë në disa sektorë për të mbuluar një sipërfaqe kërkimi prej 1200 metra katrorë.

“Kemi të bëjmë me një konstruksion, ose një ndërtim arkitektonik që deri tani rezulton i ndërtuar në dy kate. Për fat kati i parë ruhet mirë, ndërsa kati i dytë ka një shembje që vjen sipas nesh si rezultat e tërmetit të shek. IV që ka lënë gjurmë në të gjithë sipërfaqen e këtij vendbanimi”-shprehet Luan Përzhita, arkeolog.

Për arkeologët zbulimi i mozaikëve ka vështirësi specifike për shkak të ekspertizës së thellë që kërkon, por dhe për shkak të kushteve në të cilat gjenden.

“Është një mozaik që ndodhet aty prej 2 mijë vitesh dhe sapo zbulohet ka shumë probleme që lidhen me ambientin, temperaturat, po dhe vetë mozaiku gjatë këtyre mijëravjeçarëve ka krijuar njëfarë smërçi që do të pastrohet e sistemohet për t’u dukur si ka qenë dhe si është ndërtuar.

Zbulimi i këtyre mozaikëve dhe strukturave të tjera paraqet interes të lartë të për trashëgiminë tonë kulturore dhe shkallën e lartë të qytetërimit ilir, ndërsa nuk është përcaktuar ende fati i ndërtesës së gjimnazit të sotëm. Nxënës e mësues të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës prej 4 vitesh e zhvillojnë procesin mësimor në turnin e pasdites, në një shkollë pritëse 9-vjeçare.

Continue Reading

Aktualitet

Kompania “5D” punime gjysmake te Liqeni i Thatë

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2021, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj premtonte pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë. “I shtojmë pedonale dhe korsi biçikletash. dhe për t’i përdorur si valvula shkarkimi, për të mos patur këtë dyndje tek liqeni i Tiranës” – citohet në mbledhje.

Por tre vite pas këtij premtimi që i kushtoi buxhetit të qytetarëve të Tiranës 58 mln lekë, nuk është ndërtuar as korsia e biçikletave dhe as lulishtja që ishte premtuar, sipas renderave të planit fillestar.  Madje, nga vëzhgimi në terren që kreu Citizens, edhe pedonalja nuk është e plotë dhe nuk përshkon të gjithë liqenin.

Ndërkohë në zonën që ishte parashikuar që të ngrihej një park me pemë, aktualisht një pjesë e tij është zënë si parking privat. Bashkia e Tiranës pranon se është në dijeni për lënien përgjysmë të këtij projekti, por e justifikon ngecjen e projektit me problemet e pronësisë.

“Për shkak të mos lirimit të sheshit të ndërtimit dhe  në pritje të procedurës së shpronësimit, punimet në këtë objekt kanë përfunduar, duke zbritur punimet e parealizuara”- thotë Bashkia Tiranë. Vlera fillestare e projektit ka qenë 58 784 455.80 lek me t.v.sh, por për shkak se punimet janë realizuar në vlerën 50% të tyre, Bashkia Tiranë konfirmon për Citizens se vlera e paguar ndaj kompanisë 5D është 30 737 050.74 lek me t.v.sh.

Projekti fitues i cili u zbatua nga kompania “5D” u bë publik në nëntor të 2021 dhe pritej të përmbyllej për gjashtë muaj, por në të vërtetë punimet kanë zgjatur përtej ccdo afati dhe kanë përfunduar gjatë pranverës së vitit 2023 Tre nga drejtorët e kompanisë 5D, njëkohësisht edhe ish drejtorët të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha janë tashmë të arrestuar me kërkese të SPAK. Kjo kompani, sipas SPAK ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, një ndër to edhe projekti i lënë përgjysmë në Liqenin e Thatë. Në lidhje me zënien e hapësirës publike kanë protestuar edhe më herët banorët e kësaj zone.

“Është një zonë në Liqenin e Thatë, ku Bashkia Tiranë ka rreth 6 muaj që ka vendosur tabelë për nisjen e punimeve të projektit që do e shndërronte në park dhe pedonale.  Në vend të nisjes së punimeve për të zbatuar këtë projekt të miratuar dhe të ekspozuar në terren nga vetë Bashkia, po nisin punimet për ndërtim pallati” – shkruante në një status në rrjetet sociale në qershor të 2022, aktorja Egla Ceno, e cila është banore në këtë zonë.  Aktualisht zona e zaptuar që ka penguar ndërtimin e plotë të pedonales po përdoret për parkim, nga i njëjti biznesmen që ka ngjitur hotelin Radison por edhe kazinon “Queen Casino”./Citizens Channel

Continue Reading

Aktualitet

Apartamenti në zonën e plazhit përfshihet nga flakët, detajet e para

Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të enjte në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Nga raportimet paraprake nuk njoftohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësja ka mundur të neutralizojë flakët. Pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit

Continue Reading

Aktualitet

Publikohen datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024

Datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm janë publikuar sot.

Provimi i gjuhës së huaj (anglisht) do të jetë më datë 03 qershor, gjuha shqipe dhe letërsia më 10 qershor, matematika 18 qershor dhe provimi i lëndës me zgjedhje më 24 qershor.

Provimet e Maturës Shtetërore 2024 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Continue Reading

Aktualitet

Pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë ish-gruan, dënohet me burg Alban Bengasi

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili pagoi 120 mijë euro të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për të vrarë ish-gruan e tij, Blerta Ruçi. Mësohet se Bengasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Si ndodhi ngjarja

Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING