Connect with us

Kronike

Njihej me nofkën “Buzëderri”, kush është babai i Gëzim Sinomatit që u qëllua për vdekje

Sokol Sinomati, babai i të riut që u vra këtë mbrëmje, në vitet 2000, në moshën 27 vjeçare tronditi qytetin e Vlorës duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos.

I vetëshpallur si anëtar i bandës së Gazment Brrakës, ai zbriti nga makina e tij tip “Benz”, dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos, në atë kohë 29 vjeç.

Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal.

Mirëpo, shënjestra e tij, shpëtoi pasi asnjë plumb nuk e preku.

I vrarë aksidentalisht mbeti  Luigj Xhafa, 42 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletën e tijn pak metra më tutje. Ai gjeti vdekjen mënjëherë, duke u goditur nga një plumb në anën e djathtë të krahërorit.

Në atë kohë dëshmitarët okularë treguan se të plagosur mbetën edhe dy kalimtarë të tjerë, një burrë dhe një grua.

Mjekët e spitalit të Vlorës deklaruan se askush nuk është paraqit për të kërkuar ndihmë. “Buzderi” ishte larguar në drejtim të Radhimës, ku dhe u strehua në një nga vilat e plazhit. Ai u rrethua nga forca të shumta policie dhe për plot 3 orë nuk pranoi të dorëzohej. Madje kërcënonte se do të hapte zjarr, gjë që nuk e bëri. Më pas u dorëzua.

Burime për mediat bënë me dije se ai pranoi se qëlloi në drejtim të Nuhos për shkak të një sherri të vjetër.

Tanimë, 23 vite më vonë, djali i tij është vrarë pabesisht teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.

Një vit më parë, më 3 janar 2022, një sasi tritoli i ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së xhaxhit të 22-vjeçarit, Bernad Sinomati. Në atë kohë policia bëri me dije se  automjeti kishte shumë kohë që qëndronte i parkuar, pasi pronari ndodhej jashtë vendit.

Çka bëri që të lindin dyshimet se sasia e tritolit kishtë për qëllim dhënien e një mesazhi ndaj viktimës. pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhej jashtë shtetit. Si pasojë u regjistruan dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Bernad Sinomati është vënë në pranga në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje dhe rezulton i dënuar në Belgjikë, ku vuajti edhe dënimin. Mirëpo, dyshohet se vrasje e nipit të tij ka të bëjë me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë shënuar disa viktima.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së të riut, Gëzim Sinomati.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në këmbë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Pak minuta më parë u gjet edhe një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës. Mendohet se autorë kanë përfituar nga errësira dhe kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/v,” njoftoi më herët policia.

 

Kronike

Operacioni i SPAK, zbardhen detaje nga dosja/ Akuza të reja ndaj 3 personave (Emrat)

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja ‘Metamorfoza3’.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar akuzat. Ndaj tyre janë shtuar akuzat për atentate. Viktor Ymeri ndodhet në burg për akuza të tjera.

Gjithashtu janë shtuar akuzat edhe ndaj Fatmir Hysenit.

Continue Reading

Kronike

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’/ Lihet në burg Azgan Mërnic

Vrau policin, gjykata lë në burg Azgan Mërnicën

Vijon…

Continue Reading

Kronike

‘Kur ishte shtatzënë, Eduarti i kishte futur kokën në zbardhues’/ Vëllai i Enkelejdës zbulon detaje të frikshme të dhunës

Ngjarja e rëndë ku 40-vjeҫarja shqiptare Enkelejda Danaj,  u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme, tronditi Greqinë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur vëllai i viktimës, ku ka zbuluar torturat të cilat motra e tij përjetonte nga bashkëshorti.
Ai ka zbuluar se edhe në kohën që Enkelejda Danaj ishte shtatzënë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm. E kërcënonte vazhdimisht me thikë. Madje kur ishte shtatzënë për herë të parë, i futi kokën në zbardhues. Në vijimësi ai kërcënonte fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tha ai.

Gjithashtu, vëllai i Enkelejdës ka kërkuar vënien në vend të drejtësisë.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai.

40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Atdhe, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.

Continue Reading

Kronike

Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar

Një aksident rrugor i ka marrë jetë një 22-vjeçari shqiptar në Greqi në Eritrenë e Re.

shqiptari ishte duke ecur me motor, teksa u përplas për vdekje me një automjet.

 

Aksidenti ka ndodhur në zonën Avenue Tatoiuo në Nea Erythrea.

 

Sipas informacioneve nga mediat greke, makina përplasi për vdekje 22-vjeçarin shqiptar në rrethana ende të paqarta.

Ai u dërgua në spitalin KAT, ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.

Continue Reading

Kronike

“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” – Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste

Azgan Mërnica tashmë ka pranuar se është ai autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, madje nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin.

Ai është pyetur dhe për armën gjë për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.

Po ashtu tregon momentin e përplasjes me efektivin e policisë.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo.

Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori”, ka treguar ai.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING