Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Nuk ka më dyshime/ Bozhoviç: Dora e Vuçiç në sulmin terrorist

Kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë me bazë në Novi Sad, Balsha Bozhoviç, ka thënë se “nuk ka asnjë dyshim” që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Bozhoviç theksoi se kreu i Serbisë prej muajsh po afron ushtrinë serbe në kufi me Kosovën dhe po grumbullon trupa në mënyrë të padukshme për opinionin dhe Perëndimin. “Që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne të gjithë kemi paralajmëruar se Vuçiç do t’i përshtatej regjimit në Moskë dhe do të hapte një front tjetër lufte. Nëse kjo do të ndodhte në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi apo Kosovë ishte vetëm çështje logjistike” – vlerëso Bozhoviç Sipas tij, gjithcka “ishte më e përshtatshme që të fillonte në Kosovë, për të nxitur një reagim të fortë të policisë së Kosovës që të vritej një qytetar i pafajshëm i kombësisë serbe, në mënyrë që Vuçiç-i ta përdorte atë si arsye për të vendosur një lloj aneksimi të veriut”. “E mbani mend ngjarjen me kafenenë ‘Panda’ në vitin 1998, kur dy burra të maskuar gjuajtën me armë zjarri, duke vrarë gjashtë të rinj serbë dhe duke plagosur 15 të tjerë. Pikerisht ajo vrasje ishte arsyeja që Sllobodan Millosheviç-i  të hynte me polici e xhandarmëri në Kosovë dhe të vendoste atje gjendjen e jashtëzakonshme, teksa vite më pas qeveria serbe zyrtarisht e pranoi se ajo ishte kryer nga agjentë të Shërbimit Sekret Serb dhe jo nga shqiptaret, sic edhe u akuzuan. “Mendoj se e njëjta gjë ka dashur të ndodhë më 24 shtator edhe në Veri të Kosovës dhe për ta realizuar planin makabër, ishte zgjedhur krimineli Milan Radojicic, njeriu më i besuar i Vuçiç-it, por gjëratnë nuk ka shkuar sipas planit. Natyrisht, shumë shërbime të huaja kishin njohuri të mjaftueshme për atë që po ndodhte, dhe kishin përgatitur mirë palën kosovare dhe se Policia e Kosovës padyshim reagoi me kohë” – tregoi Balsha Bozhoviç Po cfare ndodhi me 24 shtator? Një grup i armatosur terrorist atë të dielë sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, u arrestua dhe u la I lire 24 ore me pas. Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga ky sulm, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare, për t’i nderuar kështu terroristët e vrarë. Përveç kësaj, Beogradi zyrtar, pas sulmit terrorist, dislokoi një numër të madh të trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Ky veprim i Serbisë nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kërkuan që menjëherë të zvogëlohet numri i trupave ushtarake. Pas këtyre thirrjeve të qarta të ndërkombëtarëve, Beogradi njoftoi se ka filluar reduktimin e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

 

Advertisement

TRENDING