Connect with us

Bota

“Orban jep dorëheqjen”/ Mijëra qyetarë marshojnë drejt Parlamentit, kundër qeverisjes së Orban

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër Qeverisë së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në qendër të Budapestit të shtunën.

Protesta u udhëhoq nga një avokat dikur i afërt me administratën, i cili së fundmi e krijoi një lëvizje politike për ta sfiduar kryeministrin.

Protestuesit marshuan drejt Parlamentit në motin e ngrohët pranveror, disa prej të cilëve duke brohoritur “ne nuk frikësohemi” dhe “Orban, jep dorëheqje!”

Shumë prej tyre ishin veshur me ngjyra kombëtare, kuq, bardh e gjelbër, ose bartnin flamuj kombëtarë, simbole që partia e Orbanit i ka përdorur si të vetat në dy dekadat e fundit.

“Këto janë ngjyrat kombëtare të Hungarisë, jo të Qeverisë”, tha 24-vjeçarja Lejla, e cila udhëtoi drejt Budapestit nga Sopron, një qytet në kufirin perëndimor të vendit.

Marshi u udhëhoq nga Peter Magyar, 43 vjeç, i cili dikur ishte i martuar me ish-ministren e Drejtësisë në Qeverinë e Orbanit, Judit Varga, dhe i cili synon ta sfidojë Orbanin me partinë e vet të re.

Magyar u bë shumë i njohur në shkurt, kur bëri komente tronditëse për punën e brendshme të Qeverisë. Ai e akuzoi Antal Roganin, ministrin i cili e udhëheq zyrën e Orbanit, se është në krye të një makine të propagandës së centralizuar.

Ai e publikoi gjithashtu edhe një incizim të një bisede me ish-bashkëshorten, ku ajo flet në hollësi për një tentim nga një ndihmës i lartë i shefit të kabinetit të Orbanit për të ndërhyrë në një rast ryshfeti. Prokurorët janë duke i hetuar deklaratat e tij.

Ky hetim po bëhet në një kohë të ndjeshme politikisht për Orbanin, pasi zgjedhjet parlamentare në Bashkim Evropian do të mbahen në qershor. Ky rast vjen po ashtu pas një skandali të abuzimit seksual që për pasojë kishte rrëzimin e dy aleatëve të tij të rëndësishme në politikë, ish-presidentin dhe Vargan, në shkurt.

Sipas një sondazhi nga Median, i publikuar në mars, 68 për qind të votuesve kanë dëgjuar se Magyar i është futur politikës dhe 13 për qind kanë thënë se ka mundësi që ata ta mbështesin partinë e tij./rel

Bota

Vodhën mbi 100 mijë euro në markete në Itali, karabinierët arrestojnë 2 shqiptarët

Një bandë përgjegjëse për disa vjedhje në dyqanet e elektronikës është shkatërruar.

Mëngjesin e të enjtes së 2 majit, Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy personave.

Bëhet fjalë për dy burra me kombësi shqiptare: ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike.

Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza.

Hetimet rindërtuan skemën e mënyrës së veprimit të bandës, e karakterizuar gjithmonë nga kontrollet paraprake. Po hetohet nëse banda ishte e përbërë dhe nga persona të tjerë.

 

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli i gatshëm për armëpushim nëse lirohen pengjet, por lufta nuk mbaron këtu

Izraeli është i gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse Hamasi liron të gjithë pengjet e rrëmbyer tetorin e kaluar, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e forcave të IDF.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë luftimet derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij” , tha kryeministri.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në territoret izraelite pranë Gazës, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Që atëherë, një numër i pengjeve janë liruar, por rreth 130 janë ende duke u mbajtur në enklavën palestineze.

Javën e kaluar, Izraeli i dërgoi zyrtarisht Hamasit një propozim armëpushimi, i cili sugjeron një ndërprerje të përkohshme të armiqësive për të lehtësuar shkëmbimin e disa dhjetëra pengjeve për të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

 

 

Propozimi është përshkruar si “jashtëzakonisht bujar” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar Hamasit të “vendosë shpejt” dhe “të marrë vendimin e duhur”.

Continue Reading

Bota

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.

Më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Guvernatori i shtetit u tha gazetarëve se do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Continue Reading

Bota

Katër fëmijë 13-vjeçar bien nga tarraca e palestrës, ja gjendja e tyre shëndetësore

Në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, katër fëmijë të moshës 13-vjeçare u ngjitën në kulmin e palestrës së sporteve në qarkun Grunbach gjatë të shtunës mbrëma.

Megjithatë, ata u rrëzuan nga tetë metra lartësi, ku si pasojë që të gjithë pësuan lëndime serioze.

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur incidenti, kurse zëdhënësi i policisë në Aalen tha për Bild se ata me gjasë janë rrëzuar nga kulmi i punuar nga xhami derisa po luanin.

Një numër i madh i kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Në anën tjetër, policia gjermane nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë si dhe nëse gjendja e fëmijëve është përmirësuar.

Continue Reading

Bota

“Dyert për negociata janë të hapura”, Macron: Duhet të kemi dialog me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të dielën se duhet të ketë një dialog me Rusinë.

“Ne po bëjmë gjënë e duhur duke i lënë dyert e hapura për negociatat me Rusinë”, tha Macron në një intervistë për La Tribune. “Përndryshe, ne do të kishim hequr dorë nga rendi ndërkombëtar, si dhe nga paqja dhe siguria.

Megjithatë, Macron vuri në dukje në të njëjtën kohë se ishte e nevojshme të vazhdohej me politikën strategjike në lidhje me Rusinë.

Në fund të prillit, Macron tha duke folur në Universitetin e Sorbonës në Paris se Evropa duhet të jetë e përgatitur për të ndërtuar marrëdhënie me Rusinë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se aftësitë teknike dhe diapazoni i goditjes së raketave balistike ruse rrezikojnë vendet evropiane.

 

 

“Nëse flasim për Ukrainën, siguria e evropianëve është në rrezik sepse ky vend ndodhet rreth 1,500 kilometra nga kufijtë tanë,” vuri në dukje Macron. “Nëse Rusia fiton, atëherë do të duhet vetëm një sekondë që të mos ketë siguri për Rumaninë, Poloninë, Lituaninë apo vendin tonë”.

“Fuqia dhe diapazoni goditës i raketave balistike ruse na rrezikojnë të gjithëve”, shtoi presidenti francez.

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov deklaroi më herët se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd në Evropë dhe shpreson për një qëndrim të ngjashëm me veten.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING