Politike
Paloka: Rama nuk po mbron Ballukun por veten, heshtja e saj është kërcënim
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se fjalimi maratonë i kryeministrit Edi Rama në mbrojtje të Belinda Ballukut ishte në thelb një akt vetëmbrojtjeje. Sipas tij, kryeministri nuk po mbron ish-ministren, por po përpiqet të mbrojë veten nga përfshirja e mundshme në çështjen nën hetim.
Në një intervistë në SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, Paloka theksoi se heshtja e plotë e të akuzuarës, Belinda Balluku, është tejet domethënëse. Paloka argumentoi gjithashtu se Rama ndodhet i kërcënuar ose i detyruar të mbrojë Ballukun, sepse e di që “filli i këtij hetimi” mund të përfundojë tek ai. Si një shembull konkret, ai përmendi rastin e tunelit të Llogarasë, duke pretenduar se Rama ishte i përfshirë direkt në marrëveshjen prej 50 milionë eurosh me një kompani turke, takim ku ishte e pranishme edhe Balluku.
Edi Paloka: Media mbase e ka pritur me interes, se e ka detyrë në fakt që ta presi, por unë të jem i sinqertë as nuk e prita, as nuk e dëgjova dhe as nuk kisha interes sepse e dija rezultatin pa e dëgjuar. I paskam kursyer vetes nja dy orë fjalim, se më thanë që ka thyer rekord sot Rama. Diktatorët në përgjithësi e kanë këtë cilësinë. Domethënë kanë qenë gjithmonë në konkurim me njëri-tjetrin, flasin, domethënë ka qenë Fidel Kastro ca kohë më parë. Pra kanë konkurruar diktatorët, po më thanë që Rama sot i ka thyer të gjithë rekordet e tyre, ka folur mbi dy orë në mbrojtje të vetes. Elementi që edhe ky nuk është i ri, në fakt, se është kapur nga mediat dhe është vënë në dukje edhe nga analistët, është që Belinda Balluku, e akuzuara, nuk flet. Ka që ditën e parë që nuk flet, nuk reagon dhe gjithë mbrojtja e saj bëhet nga Rama. Thashë, e kanë kapur disa media.
Ky është direkt, jo indirekt, po direkt, tregon qartazi se pozicionet e të dyve, të Ramës dhe të Belinda Ballukut në këtë rast, e cila ia ka lënë direkt përgjegjësinë Ramës, duke i thënë, le ta themi trashë, që ta kuptojnë dhe ata që bëjnë sikur s’kuptojnë, me këtë akt ajo i ka thënë Ramës që ti je përgjegjësi, dil mbrohu. Më mbro mua dhe mbro njëkohësisht veten. Domethënë nuk ka përkthim tjetër fakti që kjo zonja nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me gjithë akuzat që janë bërë. Ndërkohë, gjithë kohën, Rama duke mashtruar madje, se ka thënë, ka dhënë dorëheqjen tre herë Belinda Balluku dhe ky… Ky është mashtrim, domethënë s’bëhet fjalë. Madje mjafton të shihje fytyrën e Ballukut që e kapi kamera në atë moment që ky po thonte, që ishte një fytyrë t’as, domethënë me Ramën. Unë kështu e pashë të paktën. Ishte tallje sepse as… Ajo me siguri i ka kërkuar të kundërtën dhe jo dorëheqjen.
Se po të ishte ashtu, pastaj ne e dimë shumë mirë që ka dorëheqje, ka dhe dorëheqje të parevokueshme dhe po të ishte i vërtetë ky mashtrimi i fundit i Ramës, ajo zonja do kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe do ishte mbyllur ky histori. Po e kundërta është e vërtetë dhe e gjithë kjo që po ndodh është ajo që tashmë ne e kemi thënë dhe stërthënë, Rama nuk po mbron Belinda Ballukun, Rama po mbron veten. I kërcënuar nga Belinda Balluku, apo i detyruar sepse e di se ku do të dali filli i këtij hetimi, ku ai është i përfshirë 100% dhe e kam dhënë dhe herë tjetër, mjafton rasti i tunelit të Llogarasë për ta mbyllur këtë histori, pra përfshirjen direkte të Ramës, sepse turqit ato 50 milionë nuk i fituan kur ishte Belinda Balluku për vizitë te këta, po ishte Belinda në shoqërinë e kryeministrit në atë takim pra, që rezultoi me 50 milionë euro në xhepat e turqve dhe të, sigurisht, të këtyre otomanëve tanë që po e shkatërrojnë Shqipërinë më zi se otomanët para 500 vjetëve.
Pra, edhe njëherë, Rama ka treguar sepse po të ishte një rast, rasti i parë ky që po ndodhte, mbase do kishim dilema pse po e bën, jo po, po ka 13 vjet që Rama ka mbajtur qëndrime edhe ndaj asaj që e ka quajtur drejtësinë e bërë prej tij, dhe ndaj… janë dhe raste të tjera ndaj të tjerëve, pra ish-ministrave, ish-deputetëve e të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët, pavarësisht se ka bërë ndonjëherë show sikur po i mbron, i ka lëshuar një nga një të gjithë pa asnjë problem. Në këtë rast, nuk e di, është Belinda që e mban këtë apo ky që mban Belindën.