Connect with us

Pinknews

Pas festës së 30-vjetorit të lindjes, ndëshkimet nuk kanë të ndalur për Rita Orën, radioja britanike merr vendimin drastik

Me rsatin e 30-vjetorit të lindjes, Rita Ora, vendosi që të organizonte në fshehtësi një festë me 30 miq. Por një veprim i tillë i kushtoi shumë shtrenjtë këngëtares me famë botërore.

Shqiptarja theu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund. Përveç kësaj këngëtarja u përball me kritika të forta nga ndjekës të saj, pavarësisht se ajo kërkoi falje publike.

Mirëpo ndëshkimet duket se nuk paskan fund për Rita Orën pas këtij veprimi. Radioja britanike “Exe” ka vendosur të mos transmetojë këngët e artistes shqiptare për shkak të veprimit të saj. Prezantuesi i emisionit të mëngjesit, Ben Clark, ka njoftuar se këngëtarja është bërë pjesë e një liste të zezë.

Ndëshkimet nuk kanë të ndalur për Rita Orën, radioja

 

Pasi vendosi këngën e saj “I Will Never Let You Down” për dëgjuesit dhe diskutoi veprimet e saj, ai u zotua duke thënë: “Unë nuk mund të flas për ndonjë prezantues tjetër të Radio Exe, por që tani, për një të ardhme të parashikueshme, nuk do të transmetoj asnjë nga këngët e saj”.

 

Ndërkohë vetë Rita ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka spiunuar tek policia, duke qenë se vetëm miqtë e saj të afërt ishin në dijeni për festën. Këngëtarja mendon se dikush e ka tradhtuar, ndaj ajo po përpiqet ta zbulojë, por deri më tani askush nuk ka informacion për këtë pjesë.
Ndëshkimet nuk kanë të ndalur për Rita Orën, radioja
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

E ofendoi dhe tani i jep këshilla/ Meritoni i rreh shpatullat Romeos: Të dua të mirën

Pak momente më herët, Meritoni dhe Romeo kanë qëndruar së bashku duke biseduar me njëri-tjetrin ku Romeo shfaqet disi i mërzitur.

Përballë tij qëndron Meritoni, me të cilin kanë bërë paqe pak ditë më parë dhe që nga ai moment janë parë duke mbështetur njëri-tjetrin, e ndërsa pasditen e sotme Meritoni i ka dhënë disa këshilla Romeos.

“Mos u ndiko nga njerëzit që nuk ta duan të mirën”- është shprehur kështu Meritoni ndaj banorit, teksa ky i fundit qëndron në heshtje.

“Tani edhe pak ikim të ushtrohemi edhe bëjmë not. A dëgjove? Mendo mirë ça flet. Ke luftu, ke garuar, ke treguar anën tënde, ke krijuar muzikë, ke bërë skeçe, humor, ça flet ti. Ke dhënë dashuri të sinqertë, kjo dihet. Nëse dikush ka një pikë dyshimi për ty, për ndjenja, ai është gabim dhe të gjithë e thojnë edhe brenda që je emocional dhe e ke reale çdo gjë. Mos u ndiko nga njerëzit që nuk ta duan të mirën.”

Continue Reading

Pinknews

“Pështyn dhe lëpihesh…”/ Degradon në ofendime debati i Rozës me Eglën

Punët e shtëpisë vazhdojnë të jenë një problem në shtëpi dhe debatet për këtë vazhdojnë. Ditën e sotme Roza ka debatuar me Eglën, pasi e ka akuzuar se nuk ka bërë asnjë herë punë në shtëpi.

Roza: Hiq papastërtinë tënde, se nuk ke prekur një punë me dorë. Nuk ke prekur një gjë me dore o shoqe, se s’po të flet njeri. Nuk po të bëj muhabete që zihesh me të gjithë edhe nuk dole në nominim dje se pasi i pështyn të gjithë dhe fillon ju lëpihesh të gjithëve me radhë, prandaj nuk del në nominim se mundohesh ta mbash mirë me të gjithë, një teori që e ka thënë dhe Jul Deda

Egla: E kështu jam unë. Ëhë.

Roza: Se nuk po të kapem në këtë gjë. Po kapem te higjena, te pastërtia, te rrëmuja që bën. Atë rrëmujë që bën shko rregulloje

Egla: Mmmm (pasthirrma)

Roza: Se po bën si… mos të them ndonjë fjalë se jemi përpara kamerave, jepi se publiku e ka të qartë çfarë deshe me thënë. Nuk ka prekur asnjë gjë me dorë. Po rri si sulltaneshë, çfarë sulltaneshe, je shumë larg sulltaneshave.

Continue Reading

Pinknews

‘Të mbajnë pishtarin dhe të kërkojnë llogari, tmerr’/ Sara shpërthen ndaj ndjekësve

Sara Gjordeni, ish-banorja e Big Brother Vip 3, e cila është në pritje të ëmbël, ka folur rreth shtatzënisë.

 

Në një ‘Ask me a question’ një fanse e ka pyetur se sa muajshe shtatzënë është, duke qenë se është përfolur shumë në rrejt pasi gjithçka ndodhi pas dalje së saj dhe partnerit të saj, këngëtarit Bardhi, nga Big Brother Vip.

Sara zbuloi se është 7 javëshe shtatzënë dhe është shumë e lumtur që fëmija po vjen firk në kohën që ajo dhe Bardhi e deshën.

Gjithashtu ka folur dhe për kritiket duke thënë se i kërkojnë llogari dhe se kanë komentuar me mllef shtatzëninë.

Pyetja: O sara sa muajshe je shtatezane? Shtatzani te mbare ishallah

Përgjigja: Aman mi moter se skemi pare njerez më me smire dhe mllef sesa ata qe komentonin kur e kemi ngjizur bebin

Imagjino te te mbajne pishtarin dhe kerkojne

llogari se kur e ke bere tmerr

Megjithate, ne nuk e marrim per te madhe

Sipas mjekes isha 7 javeshe jo 4 Per ata qe jane skandal me menyren si llogaritet nje shtatzani, i bie qe bebusi ka ardhur mes nesh midis datave 15 dhe 18 mars

Duke marre parasysh sesa shume mundohen disa cifte per beb ndonjehere edhe vite, e konsiderojme mrekulli te Zotit ndodhi kaq heret dhe atehere kur e deshem me shume.

Continue Reading

Pinknews

VIDEO/ Maja hyn në banesë duke thyer derën, ish-bashkëshorti e filmon

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga ish-bashkëshorti i saj.

Arben Ulbirch (Arben Shuaipi) ka reaguar ditën e sotme duke hedhur poshtë të gjithë versionin. Biznesmeni thotë se ai prej disa vite jeton dhe punon në Itali si arkitekt dhe nuk ka asnjë mundësi të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht, ish-gruan e tij. Sipas tij, si gjatë marrëdhënies së martesës dhe pas martesës ai kurrë nuk ka dhunuar apo qoftë të ketë prekur një fije floku të ish-bashkëshortes së tij, Fatbardha Ulbrich, e cila në Shqipëri njihet me emrin artistik “Maja”.

Së fundmi, Oranews ka publikuar edhe një video që tregon konfliktin mes këngëtares “Maja” dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.

Në video konstatohet qetësia e burrit i cili teksa filmon e paralajmëron që të largohet nga banesa pasi është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.

Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.

Në video Maja shfaqet duke pirë cigare. Për një moment vijnë dhe dy punonjës policie, që u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë.

Continue Reading

Pinknews

“O Meriton c*ca mos…”/ Konkurrenti i “BBV” TALLET keq me Erjola Doçit

Ironitë, talljet, debatet dhe shakatë në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë të mbaruar, ku e tillë ishte ajo e ditës së sotme mes moderatorit Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçit.

“Ky është dallimi, unë tallem me ju dhe ajo ikën”- i tha konkurrenti moderatores e cila duke e injoruar u shpreh se nuk po e dëgjon fare.

Meritoni u betua se ka dy ditë që tallet me banorët dhe Erjola distancohet, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar që gjë të tillë “bëj çfarë të duash”.

“O Meriton cica mos thuaj tallje, thuaj shaka”, iu drejtua moderatorja, teksa Meritoni filloi të qeshte

Pjesë nga diskutimi:

Meritoni: Ky është dallimi, unë tallem me ju dhe ajo ikën

Erjola: Rrezet e diellit pengojnë që fjalët e tua të depertojnë te unë, kis-kis

Meritoni: Të betohem në Zot që kam dy ditë që tallem me ju dhe ajo ikën

Erjola: S’kam ndjekë njeri unë, por ti je i vogël për ta kuptuar

Meritoni: Prap ishte tallje, po kjo se kupton. Mos bje peshk i jemi

Erjola: A e din ça të puth, bëj ca të duash

Meritoni: Mua më dha Romeo që se ka ndjek, unë prap tallem me të dhe kjo prap bie pre

Erjola: O Meriton cica mos thuaj tallje, thuaj shaka

Continue Reading
Advertisement

TRENDING