Connect with us

Aktualitet

Pensionet private gjatë vitit 2022, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ruan lidershipin në treg

Autorieti i Mbikqyrjes Financiare publikon raportin mbi ecurinë e tregut të pensioneve private vullnetare në Shqipëri për vitin 2022.

Sipas AMF, gjatë vitit 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare tregon një total asetesh neto prej 5,699.38 milionë lekë (49.89 milionë euro) dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekë krahasuar me një vit më parë.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.78% krahasuar me 31.12.2021.

Sa i përket aseteve neto, SIGAL UNIQA Fond Pensioni vijon të mbetet lidere në treg, me mbi 43% të totalit të aseteve, me një diferencë të konsiderueshme me 3 operatorët e tjerë në treg.

Burimi: AMF

Edhe gjatë vitit 2022, investimet e Fondeve të Pensioneve janë bërë në bono thesari dhe obligacione shtetërore.

PSE SHQIPTARËT I BESOJNË SIGAL UNIQA FOND PENSIONI?

–              Aktiv prej 17 vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë

–              Mbi 22 milionë euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve

–              Pjesë e UNIQA INSURANCE Group prej vitit 2007

–              Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi

–              Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara

–              Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj

–              Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë

–              Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj

–              Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme

–              Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt

–              Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

–              Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

–              Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Bonuse për klientët

Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

Një Fond Pensioni Privat Vullnetar i ofron anëtarëve të tij mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

PROJEKTLIGJI PËR FONDET E PENSIONEVE

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili prezantoi para Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për fondet e pensionit privat”.

Në fjalën e tij, Mete theksoi se drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, jo vetëm përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private.

Sipas tij, projektligji, i përafruar me Direktivën IORP II, zgjeron format e pensioneve private, si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve.

Gjithashtu, ndryshimet prekin aspekte të menaxhimit dhe mbikëqyrjes të shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat, si rritja e kërkesave rregullatore për transparencë dhe informacion për anëtarët e fondit, si edhe kërkesa të shtuara për administrimin e rrezikut.

Objektivat kryesore që synohet të arrihen janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standardeve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet përfshirjes automatike, si dhe rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale, forcimi i kuadrit mbikëqyrës e rregullator, si edhe rritja e profesionalizimit në administrimin e fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese,” u shpreh z. Mete.

Projektligji i propozuar sjell përmirësime lidhur me procedurën e licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, forcimin e funksionit të menaxhimit të rrezikut apo menaxhimit të kontrollit të brendshëm si dhe forcimin e rregullave për transparencën dhe komunikimin me klientin në funksion të mbrojtjes së interesave të tij dhe nxitjes së besimit për pjesëmarrje në fondin privat të pensionit.

Për më shumë informacione, kontaktoni drejtpërdrejtë me këshilltarët e Fondit SIGAL:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING