Connect with us

Kronike

Përgjimet/ Do vrasin lulzim Bashën…Policia në alarm

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova u vunë nën hetim në vitin 2017, pasi u akuzuan se do të përgatisnin një sulm për të ekzekutuar në atë kohë liderin e opozitës Lulzim Basha.

Madje në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen fizike të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Shtimi i befasishëm i eskortës së kreut të opozitës hodhi dyshime mbi faktin nëse kishim të bënim me një kërcënim ndaj Lulzim Bashës. E konkretisht kështu rezultoi, pasi hetimet u shtrin në vendin tonë, ndërsa në shënjestër të hetuesve ishin tre persona.

Abcnews.al, mëson se nën hetim për atentat të mundshëm ndaj Lulzim Bashës ishin:

A.M i datëlindjes 20.12.1959, banues në Rr.”Pançe Poposki”, Gostivar. Prej vitit 1998 është punonjës i policisë së Gostivarit në sektorin për krim dhe teknik/ Policisë Shkencore. Është person i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili është i gatshëm të bëj gjithçka për para.

A.Y i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”. Praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë. Është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë, së bashku me shtetasin Alban Kelmendi nga Ferizaj, Kujtim Kurti nga Gjakova dhe Kushtrim Rama, nga Rashkoci i Gjakovës.

F.G, i datëlindjes 21.06.196,”. I dyshuar si i përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj A.M nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.

Së fundmi janë publikuar detajet të reja lidhur me këtë indicie për një sulm të mundshëm për eliminimin fizik të Lulzim Bashës. Megjithatë pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua.

Të dyshuarit që kaluan në filtrat e Interpolit, Antiterrorit, dhe ish-Krimeve të Rënda janë Afrim Morina, nuk u arrestuan.

Sipas dokumenteve që disponohen, hetimi ka nisur në prill të vitit 2017, pas një kërkese nga njësia e Antiterrorit. Indicia ka ardhur pas një interviste të dhënë nga presidenti Bujar Nishani ku shprehej se ka aktor që duan destabilizimin e vendit. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës shtoi aso kohe Nishani do të konsiderohet me seriozitet nga agjencitë ligjzbatuese në vend.

Është vërejtur se pas kësaj deklarate në daljet publike të demokratit kishte shtim të forcave të sigurisë. Në kuadër të kësaj situate theksohet më tej shërbimet inteligjente dërgojnë informacion për personat e dyshimte.

A.M përshkruhet në këtë informacion, ka dijeni për një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të opozitës me qëllim destabilizimin e vendit . Prokuroria thotë se mes shumë veprimeve u këqyr sistemi Tims nga ku rezultoi se A.M, A.Y dhe F.G, kishin hyrë në Shqipëri përpara datës për të cilën zhvillohen hetimet, njëri në vitin 2014 , i dyti në vitin 2016 dhe i treti në 2010.

Janë administruar përgjimet e telekomunikacioneve theksohet më tej sikurse edhe përgjigjet nga Interpoli. Në fund të 2019 nga kqyrjet e telefonit të A.Y i pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë i zbulohen 29 numra telefoni. Në 2019 ai ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

Nga kqyrjet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

Ky shtetas diskuton për probleme personale përmend akuza. Hetuesit theksojnë se nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.

Ky vendim i pushimit të hetimeve ju njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit, ndërkohë që gjykata do të vendosë vulën nëse duhet apo jo të pushohet hetimi.

Kronike

Plagoset me thikë 16-vjeçari, i mituri u paraqit në spital me plagë në gjoks dhe dorë

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike.

16-vjeçari i identifikuar si P.Lapa, ka marrë dy plagë në gjoks dhe dorë. Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Continue Reading

Kronike

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ Gazetarja zbulon detajet: Kundërshtarët e tij planifikuan katër herë për ta vrarë, por…

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku.

Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se ndaj Ndoj u planifikuar kater tentativa për ta vrarë.

“Të gjithë të dyshuarit kanë tentuar edhe përpara se të finalizonin atentatin në autostradën Tiranë Durrës, ku ngeli i vrarë Andi Maloku, edhe 4 raste të tjera për të vrarë prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.

Njëri prej këtyre episodeve ka ndodhur përpara atentatit të 2019-ës, ku rezulton nga komunikimet me persona të tjerë të shpallur ende në kërkim dhe ende të pagjetur nga policia se, ata e kanë gjurmuar prokurorin Arjan Ndoja në zonën e Shëngjinit, e madje ka ndarë edhe role të caktuara se ku duhet  ta vrisnin atë dhe kush duhet ta qëllonte”, shprehet Anila Hoxha.

Continue Reading

Kronike

Babai plagos me thikë djalin në Lushnje, përfundojnë të dy në spital

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Furgoni del nga rruga, plagosen tre persona, niset drejt “Traumës” një prej tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Bypassin e Klosit. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të plagosurve raporothet se janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është nisur drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është më e rënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

Continue Reading

Kronike

53-vjeçari humbi jetën teksa punonte në pallatin në ndërtim, arrestohet drejtuesi teknik

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, drejtues teknik, dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një tjetër drejtues teknik të dy kompanive lidhur me aksidentin me vdekje në punë të një 53-vjeçari një ditë më parë në zonën e Astirit.

Kujtojmë se Adrian Fejzullahi, 53 vjeç, kishte nisur punën herët mëngjesin e hënës në një pallat në ndërtim në rrugën “Aleksandër Moisiu, kur është rrëzuar nga kati i tetë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING