Connect with us

Politike

BERISHA NE KUVEND: PO MBRONI VITHET E BELINDES

Sali Berisha përdori fjalor të papërshtatshëm në Kuvend ndërsa po fliste për çështjen e Belinda Ballukut. Niko Peleshi i ndërpreu fjalën, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
“Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska. Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën.

Shehaj: Keni fshehur dosjen e Ballukut, e kanë marrë një grusht deputetësh dhe po e mbroni

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj kërkoi dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar mazhorancën dhe opozitarët e tjerë se po e mbrojnë. Shehaj tha se e kanë kyçur dosjen dhe nuk ua kanë dhënë të gjithë deputetëve.
Por, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se dosja është sekret hetimor dhe me urdhër të SPAK nuk lejohet shpërndarja, por atë e kanë marrë vetëm anëtarët e Këshillit të Mandatit.Shehaj: Ju kemi dërguar kërkesë në lidhje me dosjen e Belinda Ballukut, keni një muaj që keni marrë nga SPAK një dosje që iu është dhënë ta përcillini te deputetë se duhet të votojmë për heqjen e imunitetit. Këtë dosje e keni kyçur në kasafortë, e keni ndarë me një grup deputetësh, të cilët nuk kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë dosje. E keni zhdukur, e keni ndarë me njëri-tjetrin dhe po ndani një të akuzuar që ka abuzuar me fondet e shtetit shqiptar. Jeni i vemi kryetar Kuvendi që ka fshehur një dosje të zv.kryeministres. Është detyra juaj të bëni transparencë. Duhet të dinë qytetarët shqiptarë, me kë ka vjedhur, si ka vjedhur. Mjaft mbrojtët të korruptuarit.

Peleshi: Nuk është e vërtetë që janë kyçur materialet dhe provat, e kanë tërhequr sipas rregullit dhe ligjit kundrejt deklaratës për ruajtjen e sekretit hetimor, të paraqitur nga SPAK, të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve. Është ky këshill që shqyrton materialet dhe i paraqet raportet seancës. Në raport përfshihen të gjitha opinionet. Juve votoni pasi dëgjoni raportin e përgatitur. Duhet të mos i nxjerrin se bëhet fjalë për një sekret hetimor. Ka urdhër për të mos publikuar materialet.

Advertisement