Rajon
Politikani malazez: Vuçiç po qëron hesapet me Turqinë përmes Malit të Zi
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi (SDP) dhe një nga drejtuesit e Bashkimit Evropian, Ivan Vujoviç, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po përpiqet të shkaktojë tensione në Mal të Zi për të mbuluar problemet e tij të brendshme politike.
Në një postim në rrjetin social X, Vujoviç ka thënë se Vuçiç “po i qëron hesapet me Turqinë përmes Malit të Zi pas njoftimit për dërgimin e dronëve në Kosovë”, duke iu referuar zhvillimeve të fundit që lidhen me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës.
“Vuçiçi po digjet në Serbi, kështu që ka nevojë urgjente për pak kaos në Mal të Zi. Dhe gjithmonë ka një shërbëtor të gatshëm – politikën, median, inteligjencën, paraushtarakët dhe robotët që i ka instaluar në të gjithë vendin, nën sundimin e të ashtuquajturve çlirimtarë,” ka shkruar Vujoviç
Ai akuzoi strukturat e afërta me Vuçiçin për nxitje të urrejtjes ndërmjet kombeve dhe feve të ndryshme, duke e cilësuar këtë si “specializim të tyre politik”.