Connect with us

Politike

Porti i Durrësit një pikë e rëndësishme turistike në rajon e më gjerë

Ministrja Belinda Balluku në Portin e Durrësit, aktiviteti i të cilit do të zhvendoset në portin e ri që do të ndërtojmë në zonën e Porto Romanos, për t’i hapur rrugë shndërrimit të portit aktual në një port tërësisht turistik, duke zgjidhur përfundimisht edhe problemin mjedisor të portit ekzistues në zemër të qytetit.
Dy projekte që zgjerojnë kapacitetet portuale, duke kthyer portin e ri të mallrave në Durrës në një pikë të rëndësishme në rajon e më gjerë me standarde europiane, si edhe portin turistik në një destinacion mesdhetar përmes një investimi masiv që ta transformojë ekonomikisht qytetin falë marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

“Nuk jemi mysafirë”/ Pas përplasjeve politike, Meta dhe Kryemadhi shtrëngojnë duart

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë.

Mes tyre kohet e fundit ka pasur për përplasje politike, e cila është konfirmuar si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi.

Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here I Am”.

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.

Continue Reading

Politike

Pak para mbledhjes së Komitetit Drejtues/ Kryemadhi mesazh Metës, ja për çfarë e paralajmëron

Ndërsa Partia e Lirisë pritet të mbledhë rreth orës 18:00 Komitetin Drejtues Kombëtar, ish-drejtuesja e kësaj partie, Monika Kryemadhi shkruan në rrjetet sociale, se çdo tentativë përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë.

Reagimi:

Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë.  E drejta për tu përmirësuar është për këdo. Sot në orën 18:00 në KDK e PL.

Continue Reading

Politike

Kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë takon Metën: Mbështesim plotësisht SPAK-un

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, me anë të një postimi në X shprehet se ka takuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pasztory deklaron se OSBE shpreh mbështetje të plotë për SPAK, duke shtuar se gjyqësori nuk merr urdhra nga askush.

Osbe2

“U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë.

Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory.

Continue Reading

Politike

Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës: Nuk tërhiqemi

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojnë sërish para bashkisë së Tiranës.

Anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi njofton përmes një reagimi në rrjetet sociale se protesta e radhës do të zhvillohet të premten e ardhshme, 26 prill, ora 11.00.

Ai shprehet se opozita nuk do të tërhiqet deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Reagimi
Korrupsioni i Erion Veliajt, djeg çdo ditë ëndërrat e të rinjve dhe shpresën e kryeqytetasve për të jetuar në një metropol Europian. Tirana sot është një qytet i vjedhur, pa teatër, pa galeri, pa bibliotekë, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi, pa parqe, pa hapësira publike, me shkolla me 2 turne, pa çerdhe, me trafikun më të rënduar në Europë dhe me ajrin më të ndotur në botë. Ketë realitet, nuk e meriton asnjë qytetar i Tiranës, pa asnjë dallim politik. Ndaj për këto arsye, e shumë të tjera, ftojmë sërish qytetarët e Tiranës, javën tjetër, në protestën e rradhës, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, përpara zyrës së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe 5D, Erion Veliaj. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës. O sot, o kurrë ✌🏻

Continue Reading

Politike

Protesta e opozitës/ Reagon ambasada e SHBA: Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me inicidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Për mes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme.

Në reagim më tej shkruhet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Më tej ata kanë përshëndetur zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING