Connect with us

Politike

Presidenti i Azerbajxhanit vjen në Tiranë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev do të vizitojë ditën e martë Shqipërinë me ftesë të presidentit shqiptar, Bajram Begaj. Mësohet se në nder të tij, presidenti Begaj do të zhvillojë një ceremoni zyrtare shtetërore, duke qenë se kjo është hera e parë që presidenti azer viziton Shqipërinë.

Por ende nuk dihet nëse vizita do të ketë të bëjë me investimin e rrjetit TAP, i cili kalon në gazin në Evropë nëpërmjet Shqipërisë.

Me Azerbajxhanin, Shqipëria ka marrëveshjen për gazsjellësin Trans-Adriatik që është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, dhe transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan. Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror

Advertisement

TRENDING