Connect with us

Politike

‘Pse ministrat e Brendshëm të Ramës nuk e çojnë deri në fund mandatin?’

Tre ministra të Brendshëm janë dorëhequr dhe një është shkarkuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, që prej vitit 2013. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të çojë deri në fund mandatin në drejtimin e një prej ministrive më të rëndësishme. Edi Rama është në krye të Qeverisë në Shqipëri tash e dhjetë vjet. Aktualisht, ai është në mandatin e tretë si kryeministër. Dy ditë më parë, Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe në vend të tij ka propozuar Taulant Ballën, i cili është kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pasditen e 10 korrikut, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i dekretoi propozimet e kryeministrit Rama për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës. Dekretet pritet t’i kalojnë Kuvendit për miratim. Ekspertët e fushës thonë se kjo ministri është konsideruar si “patate e nxehtë”, dhe se gjatë viteve ka pasur zhvillime të cilat kanë trandur vendin dhe kanë ndikuar në paqëndrueshmërinë e këtij institucioni.

Kush ishin dhe pse “shkuan” ministrat e Brendshëm?

Saimir Tahiri është ministri më jetëgjatë në krye të ministrisë së Brendshme në Qeverinë Rama. Megjithatë, ai nuk arriti që ta përmbyllë mandatin katërvjeçar. Ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme më 15 shtator të vitit 2013, kur socialistët u kthyen në pushtet pas tetë vjetësh në opozitë. Tahiri dha dorëheqjen në mars të vitit 2017, tre muaj para se të mbyllte mandatin dhe të zhvilloheshin zgjedhjet e radhës parlamentare, të caktuara më 25 qershor 2017. Ai dha dorëheqjen pas akuzave të shumta të opozitës për lidhje me grupe të ndryshme kriminale dhe abuzim me detyrën.

Në atë kohë, shumica parlamentare, (Partia Socialiste) në Këshillin e Mandateve votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Saimir Tahiri. Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) e akuzonte Tahirin për “përfshirje në trafik droge dhe në grup të strukturuar kriminal” dhe “për shpërdorim detyre”.

 

 

Ish-ministri Tahiri shpallet fajtor për shpërdorim të detyrës

Ai u vu në pranga më 4 shkurt të vitit 2022. Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e dënoi Tahirin me pesë vjet burgim. Me gjykim të shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për veprën “Shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Më 2 qershor të vitit 2023 ai u lirua me kusht dhe i ka mbetur pa shlyer edhe një vit e tetë muaj burgim.

Akuzat ndaj Tahirit për përfshirje “në trafik droge dhe grup të strukturuar” në media fillimisht i deklaroi ish-oficeri i lartë i policisë, Dritan Zagani. Ai kishte deklaruar për mediat se makina e ministrit ishte përdorur për trafik droge dhe se e gjithë udhëheqja e Ministrisë së Brendshme dhe e Policisë së Shtetit ishte në shërbim të trafikut të drogës. Saimir Tahiri u pasua në detyrë nga Fatmir Xhafaj. Ai dha dorëheqjen nga ky post pas gati një viti prej emërimit të tij. Opozita e akuzoi Xhafajn se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Më pas, opozita e akuzoi për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, për shkak së sipas subjekteve opozitare, ai favorizoi vëllain e tij për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, që e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge.

Pas publikimit të vendimit të gjykatës italiane nga opozita, Agron Xhafaj pranoi vullnetarisht të ikte në Itali për të vuajtur dënimin e marrë për një rast trafiku të vitit 2002. Dhe menjëherë më pas ministri Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen. Në krye të Ministrisë së Brendshme, pas largimit të Xhafajt, u emërua gjenerali, Sandër Lleshaj, i cili deri atëherë kishte qenë këshilltar për sigurinë pranë kabinetit Rama. Ai dha dorëheqje vetëm pas dy vjetësh në krye të Ministrisë së Brendshme. Shkak u bënë protestat e shumta, pas ngjarjes që ndodhi mëngjesin e 8 dhjetorit të 2020, ku mbeti i vrarë nga një efektiv policie, Klodian Rasha, 25 vjeç.

Dorëheqja erdhi 48 orë pas protestave të shoqëruara me dhunë dhe përplasje me policinë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, gjatë të cilave policia përdori gaz lotsjellës, gjë për të cilën u kritikua ashpër nga opozita dhe opinioni. Vendin e Sandër Lleshit e zuri Bledi Çuçi. Tre paraardhësit e tij u detyruan të jepnin dorëheqjen, ndërsa Çuçi është i vetmi ministër i Brendshëm në Qeverinë Rama, që është shkarkuar nga detyra.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e shkarkoi Çuçin më datën 8 korrik, tre ditë pasi në media u publikua një video, ku dukeshin disa persona që sulmonin me shkopinj bejsbolli dy burra dhe i kërcënonin me armë. Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Borizanë të Fushë Krujës. Pjesë e personave të dyshuar për dhunë ishin edhe djali dhe dy vëllezërit e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Pas ngjarjes, kur ende nuk ishte publikuar video, policia e Krujës njoftoi se kishte shoqëruar vëllezërit e deputetit dhe më pas i kishte lënë të lirë. Pas publikimit të videos ku dukeshin të afërmit e deputetit me armë dhe duke sulmuar dy qytetarët, policia i shpalli ata në kërkim.

Banorët e Borizanës kanë deklaruar se kanë bërë të paktën 40 denoncime në policinë e Krujës, kundër pronarëve të guroreve, por kanë marrë kërcënime prej krerëve të policisë se do të arrestoheshin nëse do të tentonin të ndalonin aktivitetin e gruroreve. Pak orë pas këtyre denoncimeve të banorëve në mediat vendase, kryeministri Edi Rama njoftoi me anë të një postimi në Twitter për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës, aktualisht kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pse asnjë ministër nuk e mbylli mandatin?

Fatjona Mejdini, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor e Rrjetit “Iniciativa Globale Kundër Krimit të organizuar Ndërkombëtar” thotë se Ministria e Brendshme është një ministri e cila u krijua për herë të parë në 2013, kur Rama mori pushtetin.

Historiku i Ministrisë së Brendshme shqiptare

Ministria është quajtur Ministria e Punëve të Brendshme gjatë viteve 1944–1994. Në vitin 1994 u krijua Ministria e Brendshme, e cila përfshinte brenda saj edhe pushtetin vendor. Në vitin 1998 me shkrirjen e saj u krijua Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Pushtetit Vendor. Më 2005 u rikrijua Ministria e Brendshme. Në 2013, Ministria e Brendshme u riemërtua Ministria e Punëve të Brendshme. Në kuadër të riorganizimit, prej shtatorit të vitit 2017 u emërtua Ministria e Brendshme.

Sipas saj, e dizajnuar si ‘super ministri’, kjo ministri është një nga më të mëdhatë, më komplekset për t’u drejtuar për shkak të faktit se në të janë të grumbulluara disa nga sektorët kyçë të shtetit.

“Sigurisht aspekti më i rëndësishëm i kësaj ministrie ka qenë dhe mbetet ai i rendit dhe gjatë këtyre viteve ka pasur zhvillime, të cilat e kanë tronditur rendin në vend dhe për pasojë kanë ndikuar në paqëndrueshmërinë e drejtuesve të saj. Kjo ministri është konsideruar si një ‘patate e nxehtë’ për të gjithë ata që e kanë drejtuar për shkak të këtij kompleksiteti”, thotë Mejdini për Radio Evropa e Lirë.

Emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, Fatjona Mejdini e sheh si përpjekje për ta “stabilizuar” drejtimin e këtij dikasteri. “Emërimi i Taulant Ballës si ministër duket në fakt një përpjekje e PS-së për të sjellë ‘dorë të fortë’ dhe qëndrueshmëri në këtë ministri. Ai është një figurë me eksperiencë politike dhe peshë brenda socialistëve”, thotë Mejdini. Analisti Mentor Kikia thotë se ndryshimet në një qeveri janë normale, nëse bazohen në performancën e ministrave, por në rastin e Qeverisë Rama, sipas tij, situata është ndryshe.

“Ai që nuk plotëson pritshmërinë dhe nuk përmbush objektivat e partisë që kanë mandatuar qytetarët, duhet të largohet. Por, në rastin e Qeverisë shqiptare, shumë ministra kanë qenë të detyruar të ndërpresin karrierën, duke u dorëhequr, duke u shkarkuar apo edhe me keq, duke u arrestuar. Dhe shkaku ka qenë korrupsioni apo edhe inkriminimi. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar gjatë kohës që kanë qenë në detyrë, por më parë ata janë shkarkuar dhe ‘zhgraduar’ politikisht. Nuk di të them nëse ka qenë rastësi kjo apo një bashkëpunim konspirativ i drejtësisë me partinë në pushtet”, thotë Kikia.

Kush është Taulant Balla?

Taulant Balla është zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 2005, dhe që atëherë nuk ka munguar në Kuvend. Aktualisht është në mandatin e pestë të tij. Prej 2017 është kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së. Ai ka qenë edhe kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian dhe zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.

Për analistin Mentor Kikia, Taulant Balla është para një sfide të vështirë. “Taulant Balla pritet të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm në një kohë kur institucioni është në një pikë shumë të ulët të besimit të qytetarëve, si pasojë e ngjarjeve që kanë dëmtuar reputacionin e Policisë së Shtetit. Ngjarja e Fushë Krujës ishte shumë e rëndë dhe dëshmoi se policia, në mos të kishte qenë në anën e banditëve, nuk kishte qenë në anën e qytetarëve të pambrojtur. Opozita e ka kontestuar propozimin e tij nga kryeministri, pasi e ka akuzuar si njeri të lidhur me botën e krimit. Por, mendoj se duhet të presim të shikojmë se si Balla do të performojë në detyrën e ministrit, pasi ai asnjëherë nuk ka mbajtur poste në ekzekutiv, edhe pse është një politikan gati veteran në radhët e socialistëve”, thekson Kikia.

Opozita e ka kundërshtuar këtë emërim të kryeministrit Rama. Sipas opozitës shqiptare, emërimi i Ballës është “shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që çoi në shkarkimin e Çuçit”. Opozita e akuzon Ballën për lidhje me krimin dhe thekson se “Ministria e Brendshme është dorëzuar në duart e krimit të organizuar dhe ky është kapitullim i shtetit”./REL

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Politike

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

Nga Andi Bushati

Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes Tiranës dhe Prishtinës është riaktivizuar sërish, duke marrë këtë herë si pretekst një episod të ri të një refreni të vjetër: atë se kokfortësia e kryeministrit të Kosovës po thellon çarjen me perëndimin. Shkak për valën e kësaj here është bërë refuzimi që i shteteve kryesore të BE, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti po akuzohet se i tha një “JO” të prerë futjes së një kushti të ri, atij të ndërlidhjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kriteret e pranimit në KiE. Ai e etiketoi si “absurd” këtë pretendim dhe nuk pranoi të bëjë pazar për të marrë antarësimin në një organizëm të rëndësishëm të kontinentit, në këmbim të bosnjëzimit të vendit të vet.

Natyrisht, pavarësisht nga arsyet apo justifikimet, “JO”-ja e tanishme nuk është një lajm i mirë. Mospërfundimi i antarësimit të plotë pasi pjesa dërrmuese e asamblesë parlamentare ka votuar me shumicë dërrmuese pro Kosovës, i jep gjithësecilit të drejtën të flasë për një dështim. Por, përtej këtij konkluzioni sipërfaqësor, konteksti dhe rrethanat e këtij refuzimi duhen analizuar.

Në radhë të parë ato krijojnë një kontradiktë sistemore mes deputetëve të asamblesë parlamentarëve që votojnë dhe vendimmarrjes të qeverive që shërbeu si veto. Ajo e shndërron në absurd krejt procesin e antarësimit në KiE. Së dyti, ajo nxjerr në pah edhe një kontradiktë tjetër. Dihet se Këshilli i Evropës ka në fokus të tij të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij. Si i tillë antarësimi i Kosovës në të do të nënkuptonte automatikisht më shumë garanci edhe për serbët lokalë. Prezenca në KiE dhe futja  automatikisht në juridiksionin e Gjykatës të të Drejtave të Njeriut do i mbronte ata më shumë edhe sesa vetë asocacioni i i kërkuar me këmbëngulje nga Beogradi.

Por duket se vendet kryesore të perëndimit janë të gatshme të testojnë edhe dobësinë e institucioneve të tyre edhe të injorojnë interesat konkrete të qytetarëve serbë të Kosovës, vetëm për të arritur një qëllim: të vazhdojnë përpjekjen e kotë për të përkëdhelur Aleksandar Vuçiçin, që i shntazhon sistematikisht pqrmes aleatëve të tij Putin dhe Xi Jimping.

Duhet të jemi realistë, kushti për të penguar Kosovën si anëtare të 47 të Këshillit të Evropës ka qenë një lobim i hapur i Beogradit. Për interesa gjeopolitike fuqitë evropiane e pranuan atë. Ashtu sikurse pranauan marëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit, pavarësisht se Vuçiçi e kishte krahun e sëmurë për ta nënshkruar, ndërsa Prishtina qe e gatshme ta bënte. Këto standarte të dyfishta u panë edhe në kërkesën gojore, ndryshe nga sa parashihnin draftet e planit franko gjerman, për të filluar së pari punën me asociacionin. Ato u theksuan më tepër me fajësimin e Kosovës për krizën në katër komunat veriore, ndonëse dukej qartë se Beogradi ishte ideatori i kaosit të krijuar. Ato kulmuan me vendosjen e sanksioneve ndaj Prishtinës dhe me ledhatimin e presidentit serb, edhe pasi ky dërgoi paramilitarët e vet, të kryesuar nga Radioçiç të kryenin sulmin terrorist në Banjskë.

Pra e gjithë kjo kronologji të çon në një konkluzion të stërthënë, të pranuar në mënyrë të zëshme edhe nga shumë politikanë dhe analistë në Evropë e SHBA, atë të kristalizimit të një politike prendimore që do të sakrifikojë interesat e Kosovës me shpresën për të mos lënë të dalë nga vatha Vuçiçin.

Ky është edhe thelbi i konfiktit të fundit me veton për antarësimin në KiE, që Franca dhe Gjermania e kushtëzuan, papritmas, me shpënien e draftit për asocacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Pyetja që shtrohet përpara të gjithë armiqve, kritikëve të Albinit apo servilëve të shpallur të fuqive të mëdha është: çfarë duhet të bëjë një lider kosovar kur atij i kërkohet, nga aleatët e vet, të nënshkruajë koncesione në favor të Serbisë? Ti bindet qorrazi? Apo ti rrezistojë me koston jo të lehtë të sanksioneve personale dhe vonesave për vendin?

Pa zgjidhur këtë dilemë nuk mund të kesh një pozicion të ndershëm dhe të drejtë në raport me veprimet dhe aktet e Kurtit. Ndaj tij mund të jesh i ashpër, t’i kërkosh politikisht madje dhe kokën, ti vësh në dukje shkarjet në koherencë, taktizimet për të fituar kohë, piruetat për të shmangur trysninë e tmershme ndërkombëtare, por nuk mund ti kërkosh asesi shitjen e mandatit për të cilin është votuar.

Se ç’ndodh në raste të tilla e kemi parë shpesh herë, madje e provoi së fundi edhe fati i LSDM në zgjedhjet në Maqedoni. Forca politike që sillen si lakej të ndërkombëtarëve, në të kundërt asaj që do dhe kërkon populli i tyre, rrezikojnë të zhduken nga harta elektorale. Përpos kësaj, ata i hapin rrugën partive dhe rrymave gjithnjë e më nancionaliste dhe anti perendimore.

Mund të duket tejet paradoksale, por ajo që kritikohet si rezistenca kokfortë e Albin Kurtit, po e mbron Kosovën nga ngjizja e sentimenteve kundër vendeve aletate për shqiptarët. Duke i thënë atyre jo për polotësimin e kërkesave të Serbisë qeveria e Vetëvendosjes po ruan vazhdimsinë e besimit tek SHBA dhe BE. Pikërisht kjo vlen edhe për mospranimin e veçimit së Asociacionit nga paketa e marrveshjes që pretendohej se do të prodhonte njohjen “de facto” të Kosovës. E këtu duhet qëndruar, qoftë edhe me çmimin e padrejtë të vonesës së antarësimit në KiE./Lapsi.al

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK/ Meta: Faktet diheshin, të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, edhe pse më e madhe e tyre mbeten ende në arrati.

Gjatë një konferencë për mediat, Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale.

Meta u shpreh se faktet diheshin me kohë dhe se duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit, por sipas tij, SPAK vepron nën diktatin e kryeministrit Edi Rama

“Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero.

Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Meta.

Continue Reading

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING