Connect with us

Politike

“Rai3 nxori ‘lakuriq’ Ramën”/ Bardhi nga Lezha: Paratë vidhen, rrogat dhe pensionet nuk rriten

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Shqipëria nuk e meriton të qeveriset nga Edi Rama, propaganda e të cilit doli “lakuriq” nga investigimi i televizionit italian ‘RAI-3’.

Gjatë fjalës në takimin me demokratët e Lezhës, Bardhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë e cila sipas tij është e zhytur “kokë e këmbë” në afera korruptive.

Sipas Bardhit, me aq para sa vidhen çdo vit, do rriteshin denjësisht rrogat e pensionet në vendin tonë.

Më lejoni fillimisht t’ju falënderoj për mikpritjen dhe jam shumë i kënaqur që pas një periudhe të vështirë, PD në tërësi dhe PD në Degën Lezhë ka nisur procesin e ringritjes, për të bërë të mundur ndryshimin që presin lezhjanët dhe shqiptarët.

Kush ishte i lumtur për të kundërtën, i them sot, ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, të gjithë bashkë, në Lezhë, tek Partia Demokratike, si shprehje e forcës, urtësisë, dhe vullnetit tonë për të qëndruar, për tu ringritur, për të fituar. Për një kohë kemi udhëtuar nëpër shkretëtirë por ajo është e shkuara. Asnjëherë në historinë e pluralizmit nuk ka ndodhur që opozita të gjendet nën agresion dhe trysni të tillë. Asnjëherë ajo nuk është kërcënuar me zhbërje si këto tre vjet. Bashkimi i PD e ka ndalur këtë projekt ogurzi, një ngjarje kjo që ja ka prishur axhendën e sundimit Edi Rames, e bashkë me të i ka rikthyer ankthin e ditës së gjykimit, i ka shtuar nervozizim, e ka shfaqur më të lodhur se kurrë më parë

Ne demokratët, duhet të jemi krenar për historinë tonë mos të harrojmë për asnjë çast se jemi partia e lirisë dhe e pluralizmit, e shtetit të se drejtës, Shqiperisë në Nato e pa viza, e hapjes së procesit të integrimit e infrastrukturës moderne, burgosjen e organizatave më të rrezikshme kriminale në vend. Po këta që na qeverisin duke vjedhur votat me dorën e krimit dhe paranë publike të zhvatur nga përfaqësuesit e tyre në qeveri, cfarë bilanci kanë?! Nuk po i kthehemi historisë për të analizuar terrorin e gjakun, shtypjen, izolimin dhe varfërinë e djeshme, por po i vëmë emër të sotmes. Bilanci janë inceneratorët, sterilizimi, check-up. Hajduteria 100 % me skemën e kompanisë 5D, si skemë e perhapur në gjithë Shqiperinë, dhe jam i bindur edhe ketu në Lezhë. Nuk ka Pjerin Ndreu asnjë dallim në metodat e korrupsionit dhe kriminalizimit të Lezhës, me ato që përdor Erjon Veliaj.

Me aq para sa vidhen cdo vit, do rriteshin rrogat e pensionet, që kanë mbetur në vendnumuro, me aq para do udhëtohej normalisht për në Veri, për Lezhe e Shkoder ndërsa sot është si ti biesh pash më pash ferrit. Ndërsa për spitale, si ai i Lezhes i rrënuar pothuajse, mund të beheshin një në çdo rreth. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit na e tha troç e qartë, se në çdo nivel të qeverisjes ‘Mbret është korrupsioni, ndërsa administrator është hajduti’.

Kemi një vit plot sfida përpara. Sfida që duhet ti përballojmë gjithë bashkë, jo për veten tonë, për për nevojën që ka Shqipëria për të dalë nga gjendja mbytëse dhe depresive ku e ka përfshirë keqqeverisja e Edi Ramës. Unë nuk mund tju them ju të më besoni sesa keq po qeverisë Edi Rama, sepse më mirë se ne, deputetët tuaj, atë e ndjeni ju çdo ditë, e shikoni cdo ditë tek takoni miqtë, komshinjtë apo familjarët tuaj.Prandaj sfida që kemi përpara nuk është vetëm sfidë apo mision personal i secilit prej nesh. Por, është sfidë dhe mision që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë edhe për miqtë, komshinjtë apo familjarët tonë.

Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një Qeveri si ajo që na prezantoi investigimi më i fundit i ‘Rai 3’, ku me fakte, pohonte atë që ne e ndjejmë cdo ditë:

· Në qeverisje nuk kemi shërbëtorët e qytetarëve, por shërbëtorët e krimit të organizuar.

· Në qeverisje nuk kemi administratorët e parave dhe pasurive publike, por kemi grabitqarët e parave dhe pasurive publike.

· Në qeverisje nuk kemi një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes për të menduar dhe zgjidhur hallet e qytetarëve, por një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes me hallin personal të Olsit, me hallin personal të Agacit, me hallin personal të Erion Veliajt, me hallin personal të Belinda Ballukut, me hallin personal të Arben Ahmetajt, e me radhë, duke u bërë avokatinë atyre, jo falas, por me koston e hallit të tij personal. Sepse e di shumë mirë që halli i Olsit është halli i pushtetit të tij, halli i Agacit është halli i pushtetit të tij, halli i Erionit është halli i pushtetit të tij.

Por shqiptarët kanë hallet e tyre dhe për zgjidhjen e problemeve të shtuara në këto 10 vite, nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria ka humbur mjaftueshëm kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar. Prandaj presin nga ne zgjidhjen, presin nga ne shpresën, presin nga ne ti japim besën se sëbashku do të ndërtojmë Shqipërinë e qytetarëve shqiptar, jo Shqipërinë e Olsit, Agacit, apo Erionit, që kanë ndërtuar luksin me mundin dhe djersën e qytetarëve të ndershëm dhe punëtor shqiptarë.

Çdo shqiptarë duhet të pyes veten, çfarë ka bërë këtë javë për ta Edi Rama? Zero, asgjë.

Prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median shtetërore italiane Rai 3, vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën. Merret prej një jave me avokatinë e Olsit apo Agacit, a thua se është mandatuar për të bërë avokatinë e krimit dhe korrupsionit. Merret prej një jave me sulme ndaj opozitës, sepse ka kuptuar që nuk ia mbyll dot gojën opozitës, as me shantazhe, as me burgosje, as me kërcënime.

Prandaj ka një muaj që fshihet, nuk vjen në Kuvend, sepse nuk përballet dot me të vërteta, ndërkohë që ka konsumuar nga aferat që i dalin cdo ditë të gjitha alibitë. Nuk ka më gënjeshtër dhe alibi që i mbulon të vërtetat. E ka kuptuar, prandaj si frikacak fshihet nga llogaridhënia në Kuvend, i fshihet opozitës, ju fshihet ju qytetarëve. Por ai nuk mund të fshihet për shumë gjatë. Koha e përballjes me të vërtetën, koha ku ai duhet ti jap llogari qytetarëve për këtë që ka bërë në 11 vjet, është më afër se kurrë. Ajo do të jetë ora ku akrepat për Shqipërinë do të ecin para, ndërkohë akrepat e orës për Edi Ramën pasi kanë ngec në vendnumuro, do të fillojnë të shkojnë mbrapa.

Tre vjet më parë falë mundit tuaj, sakrificave të shumta por edhe krenarisë, guximit dhe dëshirës për ndryshim, në Qarkun e Lezhës arritët një fitore të shkëlqyer, një motiv krenarie e reflektimi në kroniken e dhimbshme të masakrës elektorale kombëtare të vitit 2021. Ajo fitore ju mohua 2 vjet më vonë Pashk Gjonit në Lezhë apo Behar Haxhisë në Kurbin, me dhunë, me para të korrupsionit dhe nga aleanca e partisë socialiste me krimin e organizuar. Mirëpo, ju ia ku jeni. Më të motivuar se kurrë për fitoren e radhës. Më të fortë se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Me përulje dhe nderim ju falënderoj për gjithçka keni bërë çdo ditë, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira në opozitë, për Partinë Demokratike, për Shqipërinë, dhe duke përfunduar ju kujtoj një thënie të At Gjergj Fishtes: ‘Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon-je i hupun gjithsesi’. Të gjithë bashkë do të provojmë, do të luftojmë, do të rezistojmë, do të përballemi dhe do të fitojmë”, tha Bardhi.

Politike

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme, Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, ka zgjedhur dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh.

Përmes një njoftimi, PL bën me dije me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus, në funksion të forcimit të mëtejshëm të strukturave, të hapjes së pandalshme dhe zgjerimit të mbështetjes qytetare, zgjodhi sot:

  1. Znj.Florida Ymeri – Kryetare e Komisionit për Shëndetësinë
  1. Znj.Silvana Bajrami – Kryetare e Komisionit për Bujqësinë
  1. Z. Fllohe Gojka – Sekretar për Sipërmarrjen
  1. Znj. Myrvete Asqeri – Sekretare Politike për Qarkun e Gjirokastrës
  1. Z. Besnik Jakaj – Sekretar për Diasporën
Continue Reading

Politike

Kallëzimi i ri në SPAK/ Këlliçi: Veliaj ngriti skemën më të sofistikuar të vjedhjes

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar detaje më të qarta në lidhje me kallëzimin e tij të ri në SPAK për lidhjet e Erion Veliajt me Ndranghetan.

Këlliçi tha se Veliaj ka marrë në dorë biznesin dhe dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, pa pyetur këshillin bashkiak

“Veliaj mori monopolin pa konkurs, pa prokurorim publik të riciklimit, dhe kjo është shkelje ligjore e hapur. Ka probleme me tokën, problem që e kemi adresuar në padi. Ka një shkelje tjetër të këshillit bashkiak sepse mesa duket kur Erion Veliaj është shpallur kryetar bashkie ka menduar se është zgjedhur edhe kryetar i këshillit bashkiak. Për çdo vendimmarrje që prek dhe tokën dhe truallin që zhvillohet kjo vendimmarrje do i duhej ti kishte marrë dakortësinë e këshillit të tij bashkiak. Të gjitha këto zbardhje janë depozituar në SPAK si një padi e re. Ne i kem i treguar me fakte dhe me kronoligji SPAK-ut të gjithë kronologjinë sesi Erion Veliaj ka marrë në fillim biznesin dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, vet me vendimmarrjet e tij personale.”

Këlliçi bëri me dije se nesër në një komunikim për shtyp do të tregojë në një panoramë më të qartë kallëzimin e tij në SPAK për Erion Veliajn

“Nesër do të kem një komunikim zyrtar për shtyp nga selia e partisë demokratike ku do të japë aq të dhëna sa edhe publiku të kuptojë këtë padi të re, në një farë mënyre tja zbërthejë. Në një farë mënyre kemi të bëjmë me një skemë shumë të sofistikuar vjedhjeje sepse kjo që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës është një skemë që filloi në Elbasan vazhdoi në Fier dhe erdhi në Tiranë, por nuk përfundon këtu. Kanë shkuar në Zimbabve, në Maltë, në Vienë, në Hungari, kanë shkuar në Nju Xhersi. Kanë ngritur skemën më të sofistikuar të vjedhjes në Shqipëri në historinë e shtetit shqiptar. “, tha Kellici per Syri tv.

Continue Reading

Politike

Nga pasuritë natyrore te ushqimi e verërat, Rama ndan artikullin e “National Geographic” për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.

“National Geographic” ka zbuluar në artikullin e saj pasuritë natyrore që ofron Shqipëria, duke theksuar mes tyre Vjosën, Beratin dhe Kanionet e Osumit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkroi Rama në Facebook.

Continue Reading

Politike

PL mbledh Kryesinë/ Meta: Qëllimi ynë, të çlirojmë administratën nga korrupsioni

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë sot, është ndalur te 5 prioritetet e kësaj force politike, duke thënë se ka shpërthyer një krijimtari e paparë për t’i bërë sa më të prekshme për qytetarët.

“Kënaqësi të zhvillojmë këtë mbledhje të dytë në zbatim të vendimeve të Konventës së PL-së. Ka shpërthyer një krijimtari e paparë për të bërë të prekshëm secilin prej 5 prioriteteve që ka të bëjë me sigurinë e të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.

Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro nga Rilindja për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Kreu i PL foli dhe për nepotizimin, duke thënë se 500 raste janë të dogana dhe tatime, duke e cilësuar situatën si “katastrofë”.

“Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro. Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Drejtësia e kapur nga qeveria”/ Gjokutaj: Irena Gjoka ka pasur mbrojtje të fortë politike

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit që kanë prekur drejtësinë për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila akuzohet se është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash.

Gjokutaj është shprehur se drejtësia është kapur nga qeveria ndërsa shtoi se gjyqtarja Gjoka ka pasur një mbrojtje të fort politike pasi në dorë ka pasur çështjet e Berishës dhe Belerit.

“Këtu të gjitha institucionet që kishin për detyrë të kontrollonin figurën e gjyqtares Gjoka kanë korrupsion moral hallkat e një zinxhiri të kapura fort nga qeveria pasi nuk ka arsyetim që përballë fakteve që kemi parashtruar të mos veprohet. Drejtuesja e GJKKO është trupa elitë e drejtësisë dhe të përfshihet nga ky skandal i madh nuk është parë as në kohën e diktaturës. Ne kemi bërë kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka qene në një mbrojtje të hekurt pavarësisht fakteve dhe provave që e bëjnë përgjegjëse penale vetëm se ka pasur në dorë çështjen e Berishës dhe Belerit. Të gjitha gjyqet e opozitës që kjo gjyqtare i ka marrë përsipër pasi ka pasur një mbrojte të fortë pasi nis edo të kishte deklaruar këto shkelje që ka bërë nuk do të ishte pjesë e drejtësisë. Ajo është futur në sistem me mision të qartë”,- tha Gjokutaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING