Connect with us

Shkrime

Rasti i bashkive shqiptare, ‘falimentim’ i tyre apo dështim i qeverisë

NGA AGRON HAXHIMALI

“Falimentimi” i disa bashkive është një term dhe debat i ri me të cilin shiptarët po ndeshen këtë vitë. Në këto 30 vite demokraci lokale pushteti vendor ka shënuar arritje dhe sfida, të mira dhe të këqija me të cilat kemi bashkëudhëtuar.

Por pas 30 vitesh kohë dhe investime në reforma për të cilat u është thënë publikut se janë nga më të suksesshmet, ajo që nuk duhet të ndodhte ishte së paku “falimentimi”.

Ndaj është pothuajse e paimagjinueshme të kemi bashki që përballen me falimentimin.

Por a falimenton një institucion publik siç është bashkia? “Një bashki nuk mund të falimentojë ligjërisht. Për shkak se është pjesë e shtetit, mbështetet nga shteti.”

Praktika e falimentimit të bashkive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë.

Sigurisht që ka raste të tilla këto 2-3 dekadat e fundit. Më së shumti “falimentimin e bashkive e ndeshim në SHBA sesa në Europë. Pse keshtu? Sepse shpenzimet bashkiake kontrollohen më rreptësisht në Europë sesa në SHBA. Por në të dy arsyet nëse bashkitë hyjnë në telashe financiare, qeveritë kombëtare janë gati t’i shpëtojnë ato. Situata të tilla kanë ndodhur në bashkinë e Nju Jorkut, ndërsa edhe Milani dhe Roma kanë shpallur moratoriume në borxhet e tyre për të përballaur “vështirësitë financiare”. Këto ishin ndoshta qytetet më të afërta europiane që kanë ardhur në gjendjen e “falimentit”.

Rasti i bashkive shqiptare, “falimentim” i tyre apo dështim i qeverisë.

Që nga viti 2019 nga raportet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u vu re që nga 61 bashki, disa prej tyre (1/3) ishin në veshtirësi financiare. Këto vështirësi vinin kryesisht nga detyrimet e tyre ndaj palëve të treta, kryesisht për investime të kryera dhe jo të paguara, shërbime të realizuara dhe të mos paguara, blerje mallrash dhe mospagimi ofruesit, si dhe detyrime nga vendime të gjykatave (largime nga puna apo çështje tjera) që kanë vendosur bashkitë në detyrim për të paguar dëmin.

Por a është ky shkaku i “falimentimit” të këtyre bashkive, si: Vora, Kavaja apo ndonjë tjetër në vështirësi financiare? Në vitin 2015 borxhi i 61 bashkive të dala nga reforma territoriale ishte 12,1 miliardë lekë. Në fund të vitit 2021 borxhi i bashkive ishte 6,5 miliardë lekë dhe kjo ulje borxhi u quajt arritje me të drejtë dhe përkundrejt rritjes së borxhit nga qeveria qëndrore. Si kudo në botë edhe në Shqipëri ofrimi i shërbimeve është një nga mandatet kryesore të bashkive.

Por a e kanë realizuar vërtet këto bashki misionin dhe mandatin e tyre të dhënies së shërbimeve për qytetarët? Shifrat, faktet por dhe aktet flasin e dëshmojnë që ky mandat i shpërndarjes së shërbimeve në këto bashki, por jo vetëm është problematik. Këto bashki por dhe pjesa më e madhe e bashkive në vend nuk kanë një model të orientimit dhe zhvillimit ekonomik.

Ato janë pasuri, zgjidhje dhe shtytëse të zhvillimit ekonomik dhe social, dhe si të tilla duhet fuqishëm të kishin dhe të kenë pasi ju mungon, këndvështrimi dhe orientimi strategjik të një qeverisje vendore e cili duhet të ishte dhe mund të jetë:

  1. E orientuar nga biznesi, duke u fokusuar më shumë në zhvillimin e infrastrukturës së biznesit (pro-biznes).
  2. E orientuar drejt uljes së varfërisë, duke u fokusuar në uljen e papunësisë (pro të varfërve) qasja sociale.

Por ajo që vihet re dhe dëshmon pse kemi bashki drejt “falimentit” është se vetë bashkitë janë pa busull orientimi strategjik me së shumti ose janë në konfuzion mendimi dhe veprimi nga ana tyre.

Shifrat buxhetore tregojnë se bashkitë në tërësi, por dhe Vora e Kavaja e ndonjë tjetër drejt “falimentit” jetojnë me sindromin e varësisë dyfishe. Ato janë sot të varura nga buxheti i qeverisë nga njëra anë dhe nga pagesa e taksave dhe tarifave nga bizneset dhe qytetarët nga ana tjetër. Në këtë varësi dyfishe edhe përgjegjësia është e dyanëshme përsa i përket vështirësive financiare të bashkive.

Çfarë duhet të bënte qeveria për të shmangur “falimentimin”?

1-Në përputhje me kuadrin ligjor kushtetues dhe institucional, duhet të vendoste kufizime në shtrirjen dhe natyrën e veprimtarive ekonomike dhe investimeve të ndërmarra nga bashkitë, në kushtet e mungesës së mjeteve financiare dhe monitorim periodik.

2-Të përdorte instrumentet ekonomike të disponueshme lirshëm nga qeveria si psh. ndihma direkte, subvencione dhe pagesa të tjera. Kredi me norma interesi të reduktuara.

3-T’ju merrte përsipër borxhet e trashëguara këtyre bashkive etj.

Çfarë duhet të bënin vetë këto bashki por jo vetëm këto për të shmangur “falimentimin”

1-Të përmirësonin ofrimin e shërbimeve në mënyrë që konsumatorët e shërbimeve të inkurajohen të paguajnë për shërbimet dhe të jenë të gatshëm për ta bërë atë për bashkinë e tyre.

2-Bashkitë duhet të nisnin një fushatë edukative dhe ndërgjegjësuese në mesin e komuniteteve për t’u përballur me sindromën e dukshme të varësisë. Komunitetet duhet të binden se është detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve dhe jo vetëm qeveria, pasi vetëm subvencionet qeveritare nuk mund të mbahen për një kohë të gjatë.

3-Bashkitë duhet të kishin përdorur pronat e tyre per shitja ose dhënia me qira me kushte të favorshme,

4-Bashkitë duhet të riorganiziheshin brenda vetes në mënyrë të tillë që të ishin sa më shumë funksionale, efektive dhe efiçente ndaj shërbimeve dhe jo si vende punësimi, duke ulur ndjeshëm kostot dhe shpenzimet administrative.

Sot në 61 bashkitë, por edhe te këto me vështirësi serioze financiare kemi afërsisht këtë raport shpenzimesh. Nga 20-23% shkojnë për investime, 45% për personel dhe

31-33% për shpenzime operative.

Pra nëse bashkitë do të reduktonin psh. shpenzimet për personel le të themi me 10-15% atëherë këto kursime shkonin për shlyrje borxhi apo shërbimi që do të bindnin takasapuguesin të paguante shërbimin që i ofrohet nga bashkia.

Tani jemi para faktit me këto bashki, të cilat se kanë përmbushur mandatin e tyre dhe qeveria ka zgjedhur një rrugë që sipas saj bashkitë në këto telesha financiare do të kalojnë klasën. Kjo ka shumë paqartësi dhe ngelet për ty parë. Vendim për të dëguar administratorin është në proces.

Lidhja e “Falimentimit” me Administratorin nga qeveria ka realisht shumë disavantazhe, por ama ka dhe një avantazh të fortë.

Disavantazhet qëndrojnë te:

1-Rënia e reputacionit kushtetues të institucionit të bashkisë.

2-Rënie e reputacionit të të zgjedhurit vendor.

3-Koha e pafavorshme tani, kur pas pak muaj kemi zgjedhjet vendore dhe fatin bashkive e marrin në dorë qytetarët me votën e tyre.

4-Rënie e besimit të qytetarëve mbi institucionin e bashkisë.

5-Kristalizimi i mendimit se qeveria qëndrore ndërhyn dhe kontrollon çdo institucion edhe të pavarur.

Ndërsa avantazhi i vetem merr një rëndësi të madhe, pasi kjo praktikë që urojmë mos të ndodhi dhe përseritet, do të shërbejë si mësim për kryetarin, këshillin bashkiak dhe të gjithë aktorët dhe institucionet që kanë përgjegjësi në zinxhirin e disiplinës financiare.

 

Shkrime

Loja e bixhozit të Vuçiçit nuk e ndihmon Serbinë

Gazetarja e medias serbe Danas, Lidija Valtner ka shkruar mbi dezinformatat e tabloidëve që kontrollohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe lajmet e tyre me pompozitet kundër Kosovës në KiE. Megjithatë ajo tha se loja e bixhozit të Vuçiçit nuk e ndihmon Serbinë në “mbrojtjen e Kosovës”

Sipas gazetares së Danasit, Kosova bëri një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës pothuajse në përvjetorin e pranimit të Serbisë në atë organizatë ndërkombëtare në prill të vitit 2003.

Pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, anëtarët e qeverisë nga SNS, me ndihmën e tabloidëve, pompuan urrejtjen dhe zemërimin e tyre të akumuluar ndaj Evropës dhe evropianëve që guxuan të mbështesin Prishtinën dhe atë që ata e cilësojnë si “regjimi i Albin Kurtit, i cili po kryen spastrimin etnik të serbëve dhe që “dëshiron ta kthejë popullin serb të Kosovës në skllevër”.

“Një ditë turpi. Gozhdë në arkivolin e së drejtës ndërkombëtare. Skandal. Tapet i kuq për shtetin fallco të Kurtit”- janë vetëm disa nga titujt e lajmeve mbi votimin në Strasburg, ku nga 171 të pranishëm, 131 deputetë votuan “pro“, 29 “kundër” dhe 11 prej tyre abstenuan. Dhe votimi nuk u bazua në përkatësinë e një vendi anëtar të Këshillit të Evropës, përfshirë ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por sipas përkatësisë partiake në familjet e mëdha politike evropiane.

“Turma e delegacionit serb ishte aq e madhe sa Biljana Pantiç Prlja mori qortim dhe ndaj saj u referua Kodi i Sjelljes për arsye të gjuhës së përdorur ndaj raportueses greke Bakoyannis. Ky ishte imazhi që Serbia i ka dërguar botës prej vitesh, me fjalor të pompuar me ndjenja negative dhe zemerim për gjithçka, nga politika e deri tek gjërat më të përditshme” – ka shkruar Valtneri.

Tani Vuçiçi, sipas saj , po lë të kuptohet për një “fitore të re të madhe për Serbinë” me shpresën për të shtyrë ndoshta votimin për pranimin e Kosovës më 16 maj në Komitetin e Ministrave, e gjitha kjo falë Francës, e cila mund të insistojë në përmbushjen e obligimit të Prishtinës zyrtare për aaociacionit të komunave serbe.

Nëse ndodh diçka e tillë, kjo do shitet si lajm i madh se Vuçiç bëri një “marrëveshje të mirë” me presidentin frqncez Emmanel Macron disa javë më parë në Paris.

Edhe pse argumenti i Serbisë për Asociacionin është i bazuar, në rrethanat e “prishjes së së drejtës ndërkombëtare me të cilën fuqitë e mëdha bëjnë ç’të duan” dhe që Vuçiç vazhdimisht tërheq vëmendjen, ai e di shumë mirë se përderisa ka pranuar marrëveshjen e Bruksel në shkurt të vitit të kaluar, pas së cilës qëndron e gjithë BE-ja dhe SHBA-ja, loja e tij mund të konsiderohet një bllof……………………………

Loja e bixhozit të Vuçiçit, reagimi në vend të veprimit, serbizmi, plani me Dodikun për kuvendin e madh të 5 dhe 6 majit për Serbinë e Madhe dhe shfryrja e inatit për rezolutën për Srebrenicën e Serbisë, nuk e ndihmon, por gjithsesi ia forcon pushtetin.

Këshilli i Evropës i tha Vuçiçit, në një seri raportesh të Brukselit, të ndalojë së minuari themelet e demokracisë, të vendosë shtetin e së drejtës, të merret me korrupsionin në parti, të çlirojë mediat… ndoshta do ta forconte pozitën e Serbisë në “luftën për Kosovën” më shumë se të gjitha marrëveshjet e tij në prapaskenë.

Në fund të fundit, a mendoni vërtet se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë i keq për serbët në Kosovë? – ka pyetur gazetarja serbe e Danas.

 

Continue Reading

Shkrime

Dy pikat kritike të nxehta që përcaktojnë a do ketë luftë të tretë botërore

Nga Rexhail Ramadani
Irani ka reaguar mire dmth ka dhene nje pergjigje adekuate., nuk eshte futur lehte ne kurthin e provokimit Brtianiko-Izraelit.
Gjithe qellimi eshte nje Irani te shpalle lufte,Izraeli nuk e perballon Iranin ne nje lufte konvencionale , sepse Irani eshte mjaft e fuqishme dhe keshtu Izraeli i kercenuar e perdor armen taktike nukleare. Nese futet Irani ne lufte me Izraelin, hy edhe Rusia edhe Kina. Prandaj sekretari i jashtem i SHBA se direkt ka shkuar tek Xi Jiping.
Izraeli i ka bombat me te sofistikuara nukleare , te ashtuquajturat bombat neutronike, te cilat pa demtuar objekte mund te vrasin shume njerez nga rrezatimi teper i fuqishem qe prodhojne keto bomba. Ndersa sistemin e mbrojtes raketore te Izraelit e kontrollon dhe e menaxhon SHBA ja dhe personeli i ushtrise Amerikane qe jane te specializuar per kete ceshtje. Prandaj Izraeli ka armatimin me te sofistikuar ne regjionin e lindjes se memse. Prandaj eshte teper problem qe populli i Gazes disi te kete nje lloj lirie prej ketij agresioni. Pra Izraeli perfaqeson ne fakt Perandorine Britanike e cila dikton politiken e saj ne lindje te mesme ne interesat e saja korporatiste dhe financiare, per me teper ne Gaza eshte bazeni i Levantit qe eshte nje burim i pashterrshem i gazit dhe naftes dhe qe sjell profite multiomilardeshe. Per kete profit teper te madh te burimeve nentoksore te gazit dhe naftes jane te rrezikuar popullata e Gazes, se sikur te ishin ne ndonje shkretetire nuk do te merreshin me to.
Edhe Rusia tashme qe eshte ne avantazh ne Ukraine , gjithe pika kritike eshte paralajmerimi Frances qe te vendose trupat e saj ne Ukraine cka do te vije tek konfrontimi NATO dhe Rusi.
Pra eshte afer pikes kritike dhe a do te kemi perdorim te armes taktike nukleare mbetet te shihet , shume afer jane.
Keto dy pika te nxehta mund te jene TRIGER per tu nxitur lufta e III boterore.
Rusia e perdor armen taktike nukleare nese eshte e kercenuar nga NATO njehere per njehere ska nevoje deri sa NATO nuk hy ne konfrontim direkt atehere Rusia eshte e gatshme ta perdor armen nukleare, Izraeli qe provokon dhe zbaton gjitha ambicjet e Britanise se Madhe ne lindjen e mesme e perdor armen nukleare nese ndjehet e kercenuar
Vetem strategjia e NATO `s akoma eshte enigme ..
SHBA dhe Kina mund jane faktoret kryesore qe mund te kemi apo te mos kemi lufte te III boterore.
Ne SHBA ka dy rryma njera eshte Pro – Britanike e cila eshte luftenxitese dhe tjetra eshte pro – Amerikane pro Trumpiste qe eshte per te deeskaluar kete konflikt global.
Kina ne thelb nuk eshte per nje lufte boterore ajo ka nje Paradigme te zhvillimit boteror ne RRUGEN E MENDAFSHTE
Faktori PRO LUFTE brenda establishmenti Amerikan eshte ai Britanik e cila eshte e lidhur me SISTEMIN FINANCIAR GLOBAL qe po kercenohet nga dezintegrimi, prandaj ky fraksion per te mbajtur monopolin mbi FINANCAT NDERKOMBETARE eshte e gatshme te nxise lufta, sic i ka nxitur ne histori luften e I dhe te II boterore.
Prandaj qe ta kuptoni nuk jane HEBRENJTE ato qe bejne keto konflikte, edhe ato jane popull si gjithe te tjeret, ESHTE ELITA FINANCIARE , ELITA QE MBAN MODELIN KAPITALIST qe do te mbaje MONOPOL MBI SISTEMIN qe nxit provokime. ME NJE FJALE ESHTE PERANDORIA BRITANIKE e cila egziston 500 vite dhe eshte fraksioni me i fuqishem politik, ekonomik dhe ushtarak ne boten perendimore me influence te jashtezakonshme. Kjo elite financiare lidhet me mbreterine e Britanise se madhe te cilat jane familje aristokrate te gjakut te kaltert qe shume gjenerata jane te lidhura mes vete dhe kontrollojne sistemin financiar sipas modelit qe kontrolluan kompanine e pare British EAST INDIA Comp, e cila perbente THEMELET E PERANDORISE BRITANIKE.
E thote edhe SLAVOJ ZIZEK filozofi i njohur nga Sllovenia , kritik i modelit Kapitalist , se SHBA e mban modelin korporatist dhe financave nderkombetare te kapitalit prandaj dhe SHBA u pergjigjet kerkesave te kesaj klase e cila ne thelb eshte FRAKSIONI BRITANIK brenda SHBA se. Te mos harrojme fraksioni me i fuqishem ne boten perendimore eshte FRAKSIONI I PERANDORISE BRITANIKE e cila eshte nje model VENECIAN , perandori e padukshme , eshte e natyres detare, megakoporatiste dhe financiare.
Continue Reading

Shkrime

Këta “tigra prej letre” që na kanë qeverisur

Nga Mero Baze

Nuk kam informacione nëse SPAK ka çuar ndonjë dosje në Gjykatë për masë sigurie për Ilir Metën, siç spekulohet dhe justifikohet arsyeja pse ai sot u shfytyrua para opinionit publik. Nuk jam as kurioz nëse do ketë ndonjë proces penal ndaj tij. Aq më pak nëse do ketë masë sigurie me burg.

Nuk më shkakton ndonjë ndjenjë gëzimi burgosja e politikanëve, në kuptimin e vuajtjeve fizike.

Për një politikan është shumë e rëndësishme të shikohet se si përballon betejat dhe sfida të tilla siç janë ato me drejtësinë. Në gjithë botën, ky është një standard me të cilën politikanët lënë gjurmë në historinë e një vendi.

Ndaj edhe për udhëheqësit më të rëndësishëm të vendit tonë, siç ka qenë Ilir Meta, President, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe deputet prej vitit 1992, apo siç ka qenë Sali Berisha President dhe kryeministër, e vetmja gjë e rëndësishme është se si përballen me ata me fundin e historisë së tyre.

Ka mjaftuar fakti që SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën që ia të shfytyrohet në atë formë dhe të paraqes para shqiptarëve, një njeri banal, me probleme të rënda psikike, një gojështhurur ordiner, dhe mbi të gjitha një politikan frikacak të dorëzuar para betejës me drejtësinë.

Një politikan serioz nuk I trembet drejtësisë, por përballet me të, qoftë dhe nëse ajo është e padrejt, çka nuk është rasti I tij. Gjatë diktaturës komuniste dhjetëra politikan antikomunistë apo disident janë përballur me gjyqe të diktaturës që u kanë shqiptuar dënimin me vdekje dhe kanë mbajtur kokën lart. Jo se kishin vjedhur, por se mendonin ndryshe. Madje dhe Vojo Kushi që ai ka qejf të krahasoj veten, nuk jemi të qart si e kishte fundin, por mbi tank vdiq, pa u bërë qesharak.

Ti lëmë të gjitha mënjan , të mos diskutojmë fajësinë apo pafajësinë e tij, të mos diskutojmë seriozitetin apo profesionalizmin e zotit Dumani, por të shikojmë se kush na ka qeverisur, dhe si përfundon në përballjen e tij të fundit me drejtësinë.

Për të gjithë ata që thonë apo duan të thonë se Ilir Meta po dënohet politikisht, ai ka mbaruar punë me dënimin politik. Nëse vërtet mendoni se SPAK po heton politikisht Ilir Metën, nuk ka nevojë të vazhdoj le ta ndërpresë hetimin se ai e ka marrë dënimin politik me këtë shfytyrim që i ka ndodhur.

Drejtësia atë e ka vrarë pa shkrepur asnjë fishekë.

Politikisht Ilir Meta ka mbaruar punë vetëm me frikën nga përballja me drejtësinë dhe shfytyrimin e tij publik, që bën me turp këdo që ka mbështetur atë apo ka besuar një moment se Shqipëria është në duar të sigurta kur e drejtonte ai.

Nëse vërtet dikush beson se SPAK ka pas qëllime politike kundër Ilir Metës ato tani I ka realizuar me ndihmën e Ilir Metës. Ky, ashtu si dhe Sali Berisha, provuan se u vetëvranë para s të shkonin në atë betejë që pretendojnë se është politike. Njëri nga maja e penxheres e tjetri maj hekurave çdo ditë, provojnë një degradim të dhimbshëm të dy prej udhëheqësve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, të cilët ne besonim se do mbronin Shqipërinë , por ata u vetëvranë ende pa u përballur me betejën  e fundit te jetës së tyre politike, atë me drejtësinë.

Ka qindra politikanë në botë që beteja me drejtësinë u ka dhënë hijeshi, I ka bërë popullorë madje dhe kur janë dënuar, pasi kanë ruajtur dinjitetin dhe burrërinë për tu përballur me të. Këta janë rasti I kundërt, kur vetëm ideja se do përballen me drejtësinë i ka bërë paranojak, të çmendur, banal, qesharak, dhe mbi të gjitha I ka bërë fajtorë në sytë e gjithë shqiptarëve, jo vetëm për ato çfarë kanë bërë, por mbi të gjitha por atë çfarë kemi besuar se kanë qenë.

Dy tigra prej letre që u lagën dhe u grisën duke bërë shurrën në pantallona prej drejtësisë. Ende pa folur ajo.

Continue Reading

Shkrime

Kodet e çartura të Ilir Metës

Nga Ylli Pata

Të gjithë e kanë kuptuar tashmë se Ilir Meta nuk është i dalë nga shinat. Thjesht ai po luan, lëviz fort siç di të bëjë dhe ka bërë këto 33 vjet për ato që thotë: “objektivat që i shikon para se të flejë gjumë”.

Meta, është politikani që objektivat e tij i ka pasur shumë të qarta që në fillimet e tij, e i ka arritur. Pasi është bërë siç dihet njeriu me më shumë poste në historinë e shtetit shqiptar.

Nga student i dhjetorit, nuk shkoi në PD, por në Partinë Socialiste ku hyri në vitin 1991. U bë kryetar i FRESH për Tiranën, më pas deputet në Skrapar, nënkryetar i PS-së, kryetar i FRESH, sekretar shteti për marrëdhënie me jashtë,  zv.kryeministër, kryeministër, zv.kryeministër dhe ministër i jashtëm, kryetar i LSI, Zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, zv.kryeministër dhe ministër i Energjisë, Kryetar Kuvendi, President i Republikës së Shqipërisë.

Një piramidë perfekte. Një rekord politik fantastik të cilin nuk e ka arritur kush jo thjesht në Shqipëri, por edhe në historinë e politikës europiane e më gjerë.

Por Meta ka edhe një arritje tjetër, të cilën sot e lançoi fort. Si politikani që është bërë armik ose mik me kryeprokurorët e këtij vendi.

Kjo histori fillon në vitin 2002, kur sapo u largua nga posti i kryeministrit, arriti të marrë rreth vetes një numër të madh votash të PS-së, e bashkë me Sali Berishën të largonin Arben Rakipin nga posti i Kryeprokurorit të Republikës. Në atë kohë, Meta bëri për vete edhe Presidentin e Republikës Rexhep Meidani, i cili vendosi të dekretojë largimin e Rakipit, e të firmosë këshilltarin e tij Theodhori Sollaku në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por siç u shpreh Ilir Meta, Arben Rakipi nuk ishte Kryeprokurori i vetëm që ai kishte probleme me të. Njëjtë kishte pasur punë edhe me Ina Ramën, e cila sipas tij po çonte në Angli për analizë, audion e famshme të videos me Dritan Priftin. Po çfarë kishte problem ai rast? Ina Rama në fund të fundit, e kishte çuar në Angli e jo në Rusi, ekspertizën e videos? Për Metën ishte një tentativë për ta futur në burg që vjen nga një vend Perëndimor.

Ndaj së bashku me Sali Berishën zgjedhin Adriatik Llallën si kryeprokuror për një mandat pesëvjeçar. Llalla, siç dihet hyri në konflikt me SHBA-në, të cilin e mbrojti fort Ilir Meta. Pasardhësja e Llallës, Arta Marku, konsiderohet nga Ilir Meta si njeriu kyç i dorëzimit të KLP në duar e mazhorancës. Kur në fakt, si Meta ashtu edhe pjesa tjetër e opozitës nuk se patën kundërshtime për formulën e zgjedhjes së njerëzve të KLP-së, apo edhe anëtarëve të SPAK. Thjesht tentuan të ndalonin apo vononin sa më shumë ngritjen e këtyre institucioneve.

Gjithsesi sot doli përfundimi se për Ilir Metën: Arben Rakipi, Ina Rama dhe Altin Dumani janë armiq. Kurse Theodhori Sollaku e Adriatik Llalla janë “patriotë”.

Kjo fabul është e qartë; nuk pranoj asnjë prokuror që guxon hetime ndaj meje. Ndryshe ai është tarallak, injorant e sharlatan.

Megjithatë enigma e përmendjes së Radio Moskës si metaforë e krahasimin me Tedi Blushit u pa si e pa vend. Sepse mund të kishte një metaforë me Zërin e Amerikës që në kohën e diktaturës ishte shumë i ndjekur apo edhe me BBC-në, që edhe para edhe pas komunizmit ishte gjithashtu media më e vlerësuar ndër Shqiptarët.

Atëherë përse Ilir Meta përmendi Radio Moskën, Hitlerin dhe Stalinin?

Kjo u duk një kod, madje kryekod që kërkon zbërthim, sidomos kur ju përgjigj pyetjes për mundësinë e shpalljes Non Grata nga SHBA.

Continue Reading

Shkrime

Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës dhe Vuçiç në Paris

Javën e kaluar, kryeministri Edi Rama qëndroi në Paris, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron. Kjo vizitë e tij erdhi menjëherë pas asaj të presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Për këto takime ka folur edhe profesori Enver Bytyçi.

Së pari, ai u shpreh i befasuar se si Vuçic shkoi në Paris me një çek prej 3 miliardë dollarësh për të blerë nga Franca avionë, armatime e logjistikë ushtarake

“Brenda një jave presidenti francez, Emmanuel Macron, priti me ceremoni ushtarake dy liderët kryesorë, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Vizitën e parë në Elize e bëri kreu i shtetit të Serbisë. Ai shkoi aty me një çek prej 3 miliardë dollarësh për të blerë nga Franca avionë, armatime e logjistikë ushtarake. Ky biznes midis Macron dhe Vuçic është i majmë për Francën. Por e habitshme është se si Serbia sakrifikon kaq shumë, kur buxheti i saj është i kufizuar për të shpenzuar kaq shumë me një vend të caktuar, qoftë kjo edhe Franca, një mike e përhershme tradicionale e Serbisë” – analizoi Bytyçi

Krahas kësaj, ai i vlerësoi këto vizita si përpjekje për të plotësuar orekset serbe në Kosovë në radhë të parë.

“Nisur nga kjo pikëpyetje e shoqëruar me pikëçuditëse, unë mendoj se kreu i shtetit serb shkoi në Paris për të përfituar interesa gjeopolitike në rajonin tonë e sidomos në Kosovë. Ne do ta shohim se çfarë qëndrimesh do të mbajë Franca dhe presidenti i saj ndaj Kosovës në javët e muajt e ardhshëm. Por unë nuk kam asnjë dilemë, se milardat serbe adresohen për të blerë ndikimin gjeopolitik të Serbisë në Ballkan, gjë që i intereson edhe Macron-it. Pse i intereson presidentit francez që Serbia të ruajë dominimin e saj në Ballkan. Sepse është dera e hapur e Francës për ndikim në të gjithë rajonin. Kësisoj këto dy vizita i shoh si përpjekje për të plotësuar orekset serbe në Kosovë në radhë të pare”.

Në vazhdim, profesori potencoi se ftesa e Macron për Ramën erdhi si rekomandim i Vuçicit, si shkas i një distancimi të tyre, me qëllim riafrimi.

“Kjo ftesë u bë me rekomandimin e presidentit të Serbisë. Ndoshta Vuçic ka vënë re një lloj distance kohëve të fundit të Ramës dhe kërkoi riafrim midis tyre. Këtë ndërmjetësi mund ta kryente vetëm presidenti i Francës. Publikisht ne kemi njohur thjesht deklaratat përkatëse për marrëdhëniet Shqipëri-Francë. Por jam i sigurt se vizita ka për qëllim marrëveshje me Ramën në favor të Macron dhe të Vuçic. Cila do të jetë ajo marrëveshje? Nuk mund të profetizojmë. Megjithatë ndjesitë veprojnë. Ka shumë gjasa që Rama të marrë zotime për të ndikuar në Kosovë, sigurisht në ndonjë projekt të Serbisë atje. Por mund të ketë edhe ndonjë dakordësi për ndonjë kamp tjetër refugjatësh që vijnë nga Franca në Shqipëri”.

Më tej, Bytyçi komentoi treshen Rama-Vuçiç-Macron dhe raportet e tyre.

Madje, tha se historia do të shënojë fakte, të dhëna e dëshmi autentike, me të cilat do të provojë qëndrimet politike pro-Serbisë dhe kundër Kosovës të kryeministrit të Shqipërisë.

“Historikisht politikanët shqiptarë pro-serbë kanë qenë gjithmonë edhe pro-francezë. Dhe e kundërta. Kështu ka ndodhur me Esat Pashë Toptanin dhe Enver Hoxhën. Tani vendin e këtyre të dyve e ka zënë kryeministri i sotëm, Edi Rama. Ky është rasti tipik që na dëshmon se si një emigrant në Francë vjen në pushtet dhe ende pa u promovuar vihet në marrëveshje anti-shqiptare me presidentin e Serbisë, asokohe kryeministër, kundër Kosovës. Historia do të shënojë fakte, të dhëna e dëshmi autentike, me të cilat do të provojë qëndrimet politike pro-Serbisë dhe kundër Kosovës të kryeministrit të Shqipërisë. Edhe kjo vizitë e tij në Elize shkon në këtë drejtim. Nuk bën përjashtim” – deklaroi Bytyçi…….

Ndër të tjera, profesori shtoi se shumë shpejt do ia shohim “tymin” asaj se çfarë fshihet konkretisht pas kësaj vizite të njëpasnjëshme të Vuçic dhe Edi Ramës.

“Shqipëria asnjëherë përveçse në periudhën e komunizmit nuk e ka veçuar Francën si mike të Shqipërisë. Ka bërë kujdes të ruajë ekuilibrat në harmoni me interesat kombëtare me të gjitha fuqitë europiane, pa dhënë të kuptojë se anon nga njëra ose tjetra prej tyre. Edi Rama I ka prishur këto ekuilibra edhe në raport me fqinjët ballkanikë, edhe me fuqitë europiane. Në fakt “dera e hapur për Francën” si përcaktim i kryeministrit Rama mund të përkthehet si marrëveshje për ndonjë favor. Do ia shohim tymin shpejt besoj se çfarë fshihet konkretisht pas kësaj vizite. Unë mendoj se politikanë të tjerë, si dhe analistë politikë shqiptarë, por pro-serbë e pro-sllavë do të përfitojnë nga kjo vizitë. Do të marrin kurajo dhe do të nxjerrin në publik intrigën e këtyre dy vizitave. Uroj te ketë sa më pak opozitarë në Kosovë e sa më pak socialistë në Tiranë, sa më pak politikanë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi e Luginës së Preshevës të bëhen interpretë dhe mbështetës të projekteve anti-shqiptare të Macron-Vuçic-Rama” – potencoi Enver Bytyçi

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING