Bota
Refuzuan prej muajsh, Bill dhe Hillary Clinton dorëzohen, pranojnë të dëshmojnë në Kongres për skandalin “Epstein”
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara në kuadër të hetimit lidhur skandalin Jeffrey Epstein, raporton BBC.
Bill Clinton ka pranuar më herët se ka pasur njohje me Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar çdo dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Ai ka deklaruar se kishte ndërprerë kontaktet me të rreth dy dekada më parë.
Të hënën në mbrëmje, zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Urena, konfirmoi përmes një postimi në rrjetin social X se çifti do të paraqitet përpara komitetit hetimor.