Connect with us

Pinknews

Rita Ora provokon fansat e saj me imazhe nudo nga vaska

Ylli i muzikës pop, me këto pamje është shfaqur në albumin e ri që do të lansohet më 14 korrik.Albumi i saj i tretë, i titulluar “You & I”, ka të bëjë me gjetjen e dashurisë së vërtetë pas martesës me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.Duke publikuar një fotografi të saj në banjë me shpinë nga kamera, Rita shikoi mbi supe “A e keni porositur ende RO3?”.

Pinknews

Miss Universe mbërrin në Shqipëri, promovon Tiranën

Miss Universe Sheynnis Palacios ka mbërritur mbrëmë në aeroportin e Rinasit teksa është pritur nga producenti Eduart Deda dhe delegacioni shqiptarë.

Bukuroshja nga Nikaragua, modele dhe prezantuese, e ka marrë kurorën e më të bukurës në nëntor të vitit të kaluar, (2023) në El Salvador.

Palacois, me ardhjen e saj në Shqipëri, pritet të promovojë Tiranën dhe brendin e Miss Universe.

Pamjet e para të mbërritjes së Miss-it janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Miss Universe Albania.

 

 

 

Continue Reading

Pinknews

“Po bën si grua e dhunuar…”/ Plas debati mes Eglës dhe Julit

Dita e sotme ka nisur me debate për Julian Dedën dhe Egla Cenon në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Teksa Juli i thotë se ‘ka raste kur fjala e tij ka peshë për Eglën’, Ceno iu kthye ‘kur bën thashetheme’. Por Deda shprehet se nuk është fjala për këtë dhe aktorja i drejtohet duke i thënë se ka tre ditë që po e shantazhon.

Pjesë nga debati:

Juli: Ka raste kur më ka fjala peshë për ty Egla

Egla: Po te thashethemet patjetër, e di. Ja shpjegova shoqes tate

Juli: Jo, jo, e di mirë kur më ka fjala peshë. Ke ardhë e ma ke thënë

Egla: Nuk e di dhe me këtë shantazhin që je duke më bërë prej tre ditësh, merre dhe sqaroje me veten

Juli: Po viktimizohesh ti

Egla: Shantazhin ‘e di ti ça të kanë mësuar nga jashtë’. këto shantazhe merri…

Juli: Unë të thashë ‘ça të kanë mësuar nga jashtë?’, ku është kjo?

Egla: Paketoje, fute te dollapi jot

Juli: Mos u viktimizo kot. Nuk më ha fare që po e bën këtë viktimizim

Egla: Nuk po viktimizohem, po të shpjegoj

Juli: Po bën si grua e dhunuar prej 3 ditësh. Nëse je e dhunuar dil jashtë o njeri. Je frikacake

Continue Reading

Pinknews

E vërteta e flirtit të Erjolës dhe Romeos/ Çfarë ka ndodhur mes dy kolegëve në koridoret e ‘Top Channel’

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se “më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin”

Ndërkohë ‘prime’-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës, mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ia lënë “seen”.

Kjo është mohuar nga të dy, edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë. Nuk dihet arsyeja pse Graciano ka vendosur që ta thotë tani këtë gjë, por ajo që dihet është fakti se deklarata e tij ka bërë rrëmujë rrjetin. “Panorama” pyeti miq pranë Erjolës dhe Romeos për këtë fakt dhe asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi këtë fakt.

Madje, kolegë të tyre u shprehën se në fakt, Romeo dhe Erjola, në ambientet e “Top”-it nuk kanë pasur as edhe një përshëndetje. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga njerëz pranë moderatores, Romeo nuk i ka shkruar kurrë Erjolës dhe kjo e fundit asnjëherë nuk ka shprehur se ka një pëlqim për aktorin e humorit. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe motra e moderatores.

Continue Reading

Pinknews

Dështoi të dërgonte Shqipërinë në finalen e Eurovision, Besa Kokëdhima flet pas skualifikimit

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar pas skualifikimit nga festivali muzikor në natën e dytë gjysmëfinale.

Besa Kokëdhima në një video në InstaStory falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Por theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.

“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër.

Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi Besa Kokëdhima.
Continue Reading

Pinknews

‘6 ditë në koma, të gjithë doktorët….’/ Mes dhimbjes, Fation Kuqari flet për humbjen e të atit

Ish-banori i BBV3, Fation Kuqari ka folur për humbjen e babait të tij dhe dhimbjen e madhe që kishte lënë pas ndarja e tij nga jeta.

Mes trishtimit, ish-banori ka treguar se si ky 30-vjetor e ka gjetur pa njeriun e tij më të shtrenjtë.

Unë me babanë jam rrit gjithmonë si shok. E kisha më shumë si shok sesa si baba. Gjithçka që bëja, flisja komunikoja e kishim komunikimin të afërt. Babi im qëndroi 6 ditë në koma, ishte 1 maj, ditë e shtunë. Ishte shumë i lumtur dhe 30 minuta më pas më njoftuan që ishte në spital, kjo ishte shumë e dhimbshme. S’e kisha menduar kurrë këtë, ishte shokuese.

“Nuk e di si më çoi Zoti deri në Fier, nuk e kam parë dot shtrirë. Jam 30 vjeç sot, nuk e ndjej. Unë jam mësuar çdo vit ta festoj më të. Njeriu gjen forca, por dhimbja mbetet gjithmonë. Kur e pash të shtrirë, për mua ishte goditje e madhe, tromboza i kapi trurin”,-u shpreh Fatjoni.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING