Connect with us

Lifestyle

Salepi i Ngrohtë – Shije Unike dhe Vlera Shëndetësore

Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri.

Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha.

Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri.

Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë.

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti.

Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën.

Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë Otomane.

Ata ishin mjaft të dhënë pas salepit, sepse u jepte shëndet të plotë gjatë luftrave.

Qumështi zihet bashkë me sheqerin dhe më pas i hidhet pluhuri i famshëm i orkidesë që ndryshe mban emrin salep.

Kjo orkide e veçantë njihet si Orchis mascula.

Pluhuri magjik i salepit

Pluhuri i saj përmban disa mikroorganizma si polisakaride apo basorina, që kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë trashen njësoj si mielli i misrit.

Kur lëngu të arrijë trashësinë e një pureje të qullët, atëherë hidhet në filxhanë dhe shërbehet me kanellë.

Salepi është një burim i çmuar vlerash shëndetësore.

Duke nisur që nga shekulli i 3-të para erës sonë e deri vitet e fundit, salepi është njohur ndryshe si ‘Energjia botanike’.

Shekuj më parë, botanistët besonin që nëse pluhuri i këtij varieteti të orkidesë përzihej me qumështin e dhisë u jepte meshkujve fuqi të pashtershme.

Ndërkohë shkrimtarët e epokës Viktoriane në Britaninë e Madhe e rekomandonin salepin për fëmijët dhe për personat që kishin nevojë të rimerrnin veten pas një sëmundje.

Salepi ka aftësi shëruese

Salepi është një nga pijet më të preferuara, jo vetëm për shijen dhe aromën, por edhe për vlerat shëndetësore.

Salepi ndihmon në parandalimin e bronkitit dhe kollës.

Ai forcon zemrën, rrit nivelet e energjisë.

Për më tepër, besohet që salepi ndihmon edhe për të lehtësuar një sërë problemesh të aparatit tretës.

Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, dhe AgroWeb do t’ju tregojë se si.

Përbërësit

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi
• 2 gota qumësht
• 2 lugë gjelle me sheqer
• kanellë

Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra.

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet.

Përdorimet e salepit janë të shumta.

Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkoolit./AgroWeb.org 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Tri llojet më të zakonshme të ndarjes – cilën e keni përjetuar ju?

Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndonjëherë ose do ta përjetojnë në të ardhmen ndjenjën e një ndarje, dhe shpeshherë ndarjet dinë të jenë tejet të hidhura emocionalisht.

Ka shumë arsye dhe shkaktarë që shpijnë në nadrje, nga ndryshimet në stil të jetesës e deri te tradhtia,
Disa prej ndarjeve janë më të komplikuara se tjerat, duke filluar nga romancat e adoleshencës e deri te martesat me fëmijë.

Por sido që të jetë lidhja, duket se ndarjet janë të ndara në disa lloje.

E pafalshmja

Kjo është një ndër arsyet më të zakonshme se përse ndahen çiftet.

Tradhtia, aferat ose aferat emocionale të gjitha konsiderohen pabesi.

Për shumicën e njerëzve, kur të ndodh kjo, nuk ka më asgjë për t’u diskutuar dhe lidhja përfundon.

Befasia…

Për disa njerëz, në sytë et yre lidhja mudn të ketë qenë duke shkuar shumë mirë derisa të ketë përfunduar papritmas.

Kjo lloj ndarje mund të vjen në çdo kohë dhe njëri gjithmonë mbetet i befasuar.

Pauza…

Kjo është një formë toksike e ndarjes, ku fundi nuk është definitiv ende.

Ndonjëherë mund të fillojë duke kërkuar njëri më shumë hapësirë, ose pauzë, pa parametra të definuar.

Continue Reading

Lifestyle

Përdoret shpesh në ushqime, por dëmton mëlçinë dhe trurin/ Ja vaji që duhet të shmangim nga gatimet tona

    

Një studim i bërë së fundmi, konfirmoi efektet negative të vajit të ringrohur ose të skuqur nëse i nënshtrohet temperaturave të larta më shumë se një herë.

Përdorimi i vajit ushqimor është shumë i zakonshëm në gatim, por shumë herë ky lëng përdoret pa marrë parasysh se mënyra e përdorimit të tij mund të ndikojë në shëndetin.

Kur vaji i ngrohur përdoret disa herë për skuqje, kjo rezulton në dëmtim më të madh të mëlçisë dhe zorrës së trashë, përveç trurit, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të neurodegjenerimit, thuhet në studim.

Po ashtu, studimi mbështetet edhe në një tjtët studim të Shoqatës Amerikane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare, i cili përcaktoi se vaji i ripërdorur i skuqjes mund të ndikojë në përparimin e sëmundjeve të tilla si Alzheimer ose çmenduri.

Hulumtimi u bazua në testet e kryera te minjtë, të cilët treguan stres më të madh oksidativ dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dëmtimit neuronal. Përveç kësaj, u përcaktua se konsumi i vajrave të ringrohur:

-Rrit LDL ose kolesterolin “e keq”.
-Rrit trigliceridet dhe shënuesit inflamatorë
-Ajo shoqërohet me dëmtim të mëlçisë dhe zorrës së trash

Çfarë është vaji i mbinxehur?

Një vaj i ringrohur është vaji që përdoret të paktën një herë kur skuqni ushqimin. Duhet të keni parasysh se rinxehja e vajit ndryshon përbërjen e tij kimike natyrore, e cila redukton produktet e tij antioksidante dhe formon komponime të tilla si yndyrat e transsaturuara, akrilamidet dhe aldehidet.

Cilët janë vajrat më të rekomanduar?

Nutricionistët përmendin për shëndetin e grave disa nga vajrat më të rekomanduar në kuzhinë dhe mënyrën se si mund të përdoren.

Vaji i avokados: ideal për skuqje dhe gatim në temperatura të larta, edhe si salcë

Ulliri ekstra i virgjër: është më i zakonshmi për t’u erëzuar dhe gatuar ose skuqur në zjarr mesatar

Susam: rekomandohet si salcë dhe shmangni përdorimin e tij për skuqje në temperatura të larta

Vaji i farave të lirit: përdoret vetëm si salcë në sallata dhe mos i nënshtrohet temperaturave të larta

Continue Reading

Lifestyle

“Lekët nuk i ha as qeni”/ Këto 3 shenja Horoskopi rrallë stresohen për paratë

Sipas astrologes Stina Garbis , disa shenja të zodiakut nuk stresohen për paratë dhe është kaq e thjeshtë. Kjo nuk do të thotë se ata janë të pasur ose i kanë kuptuar të gjitha. Thjesht, ata kurrë nuk i kanë parë financat aq interesante.

Shenjat e zodiakut të kësaj natyre janë shpesh në një mënyrë jetese minimaliste. Ata adhurojnë një apartament të vogël në studio, udhëtime në dyqanin e sendeve të para dhe arratisje të vogla, kështu që nuk do t’i dëgjoni kurrë të stresohen për blerjet me buxhet të madh ose borxhin.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Si një shenjë ajrore e sunduar nga Mërkuri, Garbis thotë se përparësia kryesore e Binjakëve në jetë është të rrijë, të argëtohet dhe të shkojë atje ku i çon era.

Ky është shoku juaj kaotik, i cili gjithmonë duket se ka probleme me makinën e tij dhe që nuk mund të bënte dallimin midis një karte krediti dhe një karte debiti. E megjithatë, ata janë personi më i lumtur që keni takuar ndonjëherë.

Binjakët gjejnë një mënyrë për t’u argëtuar me një buxhet . Ata do t’i ftojnë të dashurit e tyre për një natë pica ose do të pyesin nëse dëshironi të ecni nëpër park falas. Marrëdhënia e tyre e dobët me paratë i ka bërë ata shumë kreativë, kështu që ata janë gjithashtu personi i përsosur për t’u telefonuar kur doni të bëni kursim dhe do t’ju ndihmojnë të shihni një vizion për pjesët që normalisht nuk do t’i merrnit.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari nuk kujdeset shumë për pasuritë materiale apo paratë e nevojshme për t’i marrë ato. Ata janë të lumtur të argëtohen me miqtë, qenin e tyre dhe rrugën e hapur. Për sa kohë që ndihen të palidhur, kjo është gjithçka që mund të kërkojnë.

Aftësia e tyre për ta parë jetën në këtë mënyrë mund të ketë të bëjë me fatin e tyre të vazhdueshëm. Si një shenjë e sunduar nga Jupiteri , planeti i bollëkut dhe zgjerimit, gjërat duket se gjithmonë funksionojnë në favor të tyre – edhe pse ata nuk janë të aftë financiarisht dhe rrallë planifikojnë për të ardhmen.

Sipas Garbis, përparësia kryesore e kësaj shenje zjarri është të udhëtojë dhe të kalojë mirë, por ata nuk janë të kujdesshëm se si ndodh. Ata do të hipin në një tren të prishur, do të hipin në një udhëtim me një mik ose do të presin për një biletë të lirë në aeroport që nuk përfshin një bagazh dore. Por një qjë që nuk do ta bëjnë është stresi.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Peshqit janë tepër të relaksuar kur bëhet fjalë për paratë.

Që një Peshq të jetë i lumtur, ata kanë nevojë vetëm për një libër, një filxhan çaj dhe ndoshta një mace. Paraja është diçka që ata e kuptojnë se është e rëndësishme – në fund të fundit të gjithë duhet të paguajnë faturat e tyre – por nuk është diçka për të cilën mendojnë aq shpesh.

Sipas Garbis, kjo shenjë uji do të rrëmbejë një punë që u pëlqen dhe më pas do të ekzistojnë brenda saj, pa u përpjekur kurrë të ngjiten në shkallët e korporatës. Ata nuk ëndërrojnë të bëhen menaxher apo CEO, pasi kjo do t’u shkaktonte atyre shumë stres. Në vend të kësaj, ata do të gjejnë lumturinë në programin e tyre të përditshëm.

Peshqit janë shumë të etur për një shenjë për të stresuar. Ndërsa duan të jenë rehat, ata nuk do të qëndrojnë zgjuar natën duke u shqetësuar për financat e tyre. Në vend të kësaj, ata do të përballen me çdo sfidë siç u vjen në rrugën e tyre, ose do të kërkojnë ndihmë rrethit të tyre të miqve.

Continue Reading

Lifestyle

4 vese që dëmtojnë dhe plakin çdo ditë trurin

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj. Siç e dimë të gjithë, zakonet tona jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Për shembull, kur një person nuk ka bërë stërvitje të mjaftueshme dhe ka ngrënë më tepër se zakonisht, ai/ ajo mund të shtojë më lehtë në peshë. Nëse keni një ditë stresuese në punë, mund të shkoni në shtëpi me dhimbje koke. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru.

Duke u bazuar në një studim lidhur me funksionimin e trurit dhe zakonet e këqija që ndikojnë në të, Dr. Hanneke Joosten, autori i studimit, ka raportuar për BBC-në se zakonet që janë të këqija për zemrën janë të këqija edhe për trurin.

Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.

2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër. Raportet thotë se kjo është e mjaftueshme për të krijuar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonave celularë dhe rreziqeve të kancerit.

3.Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Të gjithë i dimë rreziqet që sjell yndyra e tepërt në dietat tona. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë tepër trurin. Një studim i kryer nga Programi i Neuroshkencës në Universitetin Vanderbilt ka gjetur se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime yndyrore kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru. Ky defekt shkakton vështirësi të trurit për të dërguar sinjale lidhur me dëshirën për të konsumuar ushqim dhe frenimin e saj.

4.Pirja e duhanit: Është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.

Continue Reading

Lifestyle

Nëse bëjmë grim çdo ditë, a është i dëmshëm për lëkurën tonë?

Të mbash grim çdo ditë është kënaqësi për disa . Sido që të jetë, mund të keni pyetur veten nëse lëkura juaj po vuan për shkak të bërit përditë grim?

Për njerëzit me shqetësime specifike të lëkurës, dermatologët thonë se lloji “i gabuar” i grimit mund të shkaktojë acarim. Por në përgjithësi, nuk mund të bëhet asnjë dëm, për sa kohë që ndiqni një hap kyç.

Njerëzit me shqetësime specifike të lëkurës, të tilla si puçrrat, lëkurë të ndjeshme ose të thatë, mund të kenë nevojë të jenë më selektivë se çfarë grimi përdorin dhe si, thotë Antoinette Bologna.

Ajo është një artiste grimi dhe specialiste e mbështetjes së bukurisë në Shkollën Australiane të Bukurisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING