Connect with us

Kronike

Sërish aksident në Tiranë/ Makina përmbyset pranë Universitetit Bujqësor, mbërrin ambulanca

Një tjetër aksident është regjistruar këtë mesditë në Tiranë, pranë Universitetit Bujqësor, vetëm pak orë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Unazën e Madhe.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, një automjet shihet i përmbysur në rrugë, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë, ndërsa po punohet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse ka persona të lënduar.

Ky është aksidenti i dytë i regjistruar brenda pak orësh në kryeqytet. Më herët, në Unazën e Madhe, pranë Farkës, u përplasën dhe u përmbysën një mjet i tonazhit të rëndë, një karrotrec dhe fadroma që transportohej prej tij. Nga ajo ngjarje mbeti i lënduar një person, i cili raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement