Connect with us

Bota

SHBA kërkon ndalimin e tij, TikTok paralajmëron: Do të cenonte fjalën e lirë të 170 milionë amerikanëve

Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë potenciale në përdorim të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara “do ta cenonte fjalën e lirë” të 170 milionë amerikanëve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka votuar të shtunën për të ndaluar TikTok-un, nëse pronarja e aplikacionit nuk shkëput lidhjet me Kinën.

Legjislacioni ka qenë pjesë e një pakete masive të politikave të jashtme amerikane, që ka përfshirë edhe ndihmën për Ukrainën.

Dokumenti mund të shndërrohet në ligj javën që po vjen.

Në muajt e fundit, zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin për popullaritetin që gëzon TikTok-u te gjeneratat e reja.

Ata dyshojnë se kompania që zotëron TikTok-un, Bytedance, është e lidhur me Pekinin, ndonëse zyrtarë të saj i hedhin poshtë këto akuza.

Zyrtarë të platformës kanë thënë se ByteDance “nuk është agjente e Kinës, dhe e asnjë shteti tjetër”, derisa vetë ByteDance insiston që nuk është kompani kineze, duke përmendur faktin që shumë kompani të mëdha për investime zotërojnë 60 për qind të aksioneve të saj.

Nëse projektligji miratohet edhe në shkallët pasuese, Byedance do të ketë nëntë muaj që t’i shesë aksionet – me mundësi të një shtyrjeje për tre muaj tjetër, nëse shitja është në proces e sipër – ose do të përballet me ndalesë.

E themeluar më 2012 nga sipërmarrës kinezë, ByteDance e ka prekur suksesin e parë të madh me aplikacionin e videove të shkurtra Doyin në Kinë.

Një vit më vonë e ka lansuar TikTok-un, një version ndërkombëtar.

Ky aplikacion ishte bllokuar në Kinë, mirëpo më pas është përdorur prej miliarda përdoruesve brenda pesë vjetëve.

Ndonëse themeluesit zotërojnë vetëm 20 për qind të aksioneve të kompanisë ByteDance, ata janë kontrolluesit kryesorë të saj.

Rreth 60 për qind është në pronësi në investitorëve institucionalë, përfshirë kompanitë e mëdha amerikane sikurse General Atlantic, Susquehanna and Sequoia Capital.

Tre prej pesë anëtarëve të bordit janë amerikanë.

Mirëpo, rritja e pushtetit të Pekinit në kompanitë private në vjetët e fundit e shqetëson SHBA-në se sa ka kontroll Partia Komuniste e Kinës mbi ByteDance dhe të dhënat që posedon.

Kina i ka hedhur poshtë këto shqetësime, duke i konsideruar paranojë amerikane./REL

Top Channel

Bota

Drejtori i CIA-s në Kajro, takime për konfliktin në Gaza

Drejtori i CIA-s, William Burns, mbërriti në kryeqytetin egjiptian Kajro të premten për takime rreth konfliktit në Gaza, tha një burim egjiptian i sigurisë dhe tre burime në aeroportin e Kajros.

Egjipti, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, ka udhëhequr përpjekjet për të ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Hamasit për të ndërmjetësuar një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

CIA nuk pranoi të komentonte, duke reflektuar politikën e saj për të mos zbuluar udhëtimin e drejtorit.

Egjipti bëri një shtytje të përtërirë për të ringjallur negociatat në fund të muajit të kaluar. Kajro është alarmuar nga perspektiva e një operacioni tokësor izraelit kundër Hamasit në Rafah në Gazën jugore, ku më shumë se një milion njerëz janë strehuar pranë kufirit me Gadishullin Sinai të Egjiptit.

 

 

Ndërmjetësuesit thonë se kanë pritur që Hamasi të japë përgjigjen e tij mbi versionin më të fundit të një propozimi për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza.

Continue Reading

Bota

Non-grata në krye/ Borrell habit me deklaratën: Mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë, por shtoi se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X të premten.

Më 2 maj, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviq, i cili paralajmëroi ditë më parë se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e mëparshme në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.

Borrell theksoi se “rreshtimi përkrah dhe veprimi në përputhje me vlerat e BE-së dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë, janë shenja thelbësore të orientimit strategjik”.

Së fundi, BE-ja edhe zyrtarisht e ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçeviq tha një ditë para se të votohej Qeveria e tij se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, ai theksoi që Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

“Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviq.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai.

Vuçeviq, do të ketë një kabinet që do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Pjesë e tij si zëvendëskryeministër do të jetë edhe ish-kreu i shërbimit inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej korrikut 2023 – mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, do të jetë edhe Nenad Popoviq, si ministër pa portofol.

Ditë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është i zhgënjyer me propozimet për Qeverinë e re të Serbisë./REL

Continue Reading

Bota

Çnjerëzore/19-vjeçarja lind foshnjen në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh

Një studente 19-vjeçe në Universitetin e Tampas lindi foshnjen e saj në tualetet e konviktit dhe më pas e dhe më pas e braktisi duke e lën në koshat e mbeturinave. Gjithashtu autoritetet kanë identifikuar 19-vjeçaren. Më pas e reja ka thënë se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls. Ndërkohë 19-vjeçarja deklaroi se foshnja në sekondat e parë të lindjes ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar.

Po ashtu ajo tha se e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë. Por e reja tha se pasi është zgjuar vajza nuk kishte më puls dhe më pas ajo e ka hedhur në kosh. Megjithatë Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkakun e vdekjes së foshnjes dhe fazën e saj zhvillimore.

Continue Reading

Bota

Prodhonte sistemin e mbrojtjes ajrore Iris-T për Ukrainën, shpërthen fabrika në Berlin

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të kompanisë industriale Diehl Metal, raporton gazeta gjermane Bild. Katastrofa mobilizoi të paktën 170 zjarrfikës në një zonë industriale të vendosur në perëndim të kryeqytetit gjerman, rruga Am Stichkanal në distriktin Berlin-Lichtefelde. Në një video të postuar nga kryeredaktori i Berliner Zeitung, Tomasz Kurianowicz, shihet ndërtesa e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi në ajër.

Era, e cila fryn në drejtim të veriut, bën që shtëllungat e tymit të zi të ngrihen mbi rajonin e Berlinit. Tymi mund të përmbajë, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit, Adrian Wanzel, të cituar nga Bild, acid sulfurik dhe cianid hidrogjeni që ishin ruajtur në këtë fabrikë të përpunimit të metaleve, duke përfshirë ndërtesën 2000 m², e cila u dogj në të paktën katër kate dhe u shemb.

Zjarrfikësit ndërhyjnë nga jashtë, me kostume mbrojtëse specifike, shtoi ai. Vendi është evakuuar plotësisht dhe ende nuk raportohet për të lënduar në mesin e punonjësve të fabrikës.

Megjithatë, një zjarrfikës ka pësuar shqetësime për shkak të nxehtësisë së madhe të shkaktuar nga zjarri. Popullsia e Berlinit u alarmua në fund të mëngjesit për përhapjen e një reje tymi potencialisht toksike dhe për këtë arsye të rrezikshme, dhe një zonë të madhe afër Berlinit iu kërkua të kufizohej dhe të mbyllte dritaret. Rrethet e prekura janë Steglitz-Zehlendorf, Spandau dhe në perëndim të Reinickendorf.

 

 

Gmptlchxmaawlmc

Zjarrfikësit e Berlinit postuan një hartë në Twitter ku tregon zonën në të cilën ky tym ka të ngjarë të përhapet, shoqëruar me udhëzime sigurie drejtuar popullatës. Sipas televizionit gjerman RBB, zjarri ka rënë në një dhomë teknike në katin e parë të kantierit. Nxënësit nga shkollat ​​aty pranë u mbyllën brenda, duke pritur që familjet e tyre të vinin t’i merrnin.

Prodhuesi i sistemit IRIS-T furnizon Ukrainën

Diehl Metal ka selinë në këtë adresë, por aty ka edhe një degë të Diehl Defense, specifikon Berliner Zeitung. Ky konglomerat gjerman ka disa degë, duke përfshirë një të dedikuar për industrinë e armëve. Ai prodhon veçanërisht sistemin e mbrojtjes kundërajrore IRIS-T SLM, e cilësuar si zemra e të menduarit strategjik të vendeve të NATO-s në Evropë, dhe të cilin Gjermania ia dorëzon ushtrisë ukrainase për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse. Sipas faqes së specializuar të informacionit Oryx, Gjermania ka dorëzuar tashmë 12 sisteme raketash tokë-ajër IRIS-T SLM në Ukrainë që nga tetori 2022, dhe 22 raketahedhës. Prandaj, ky sistem mbrojtës është një nga ata që janë furnizuar në sasitë më të mëdha nga aleatët perëndimorë të Kievit.

Këto bateri raketore janë gjithashtu në qendër të projektit evropian të mbrojtjes kundër raketave, i quajtur European Sky Shield, i udhëhequr nga Gjermania dhe në të cilin marrin pjesë 19 vende, duke krijuar një bazë për blerjen e përbashkët publike të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore për partnerët evropianë. Dhjetorin e kaluar, raporton agjencia Euractiv, Sllovenia bleu dy sisteme IRIS-T SLM, për një shumë prej të paktën 200 milionë euro, sipas të përditshmes sllovene Delo.

Continue Reading

Bota

Shoferin e zuri gjumi në timon/ Raportohet për 2 të vdekur dhe 34 pasagjerë të lënduar

Një aksident i rëndë, ka ndodhur në Turqi me pasojë dy të vdekur dhe 34 të lënduar. Mediat në Turqi, raportojnë se një autobus plotë me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Aksidenti fatal ka ndodhur në zonën e Babakonağı në autostradën Ankara-Niğde.

Sipas autoriteteve në Turqi, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë nga shoferi. Mendohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferin e zuri gjumi në timon, shkruajnë mediat vendase.

Por shoferi pretendon se nuk e zuri gjumi në timon. Në deklaratën e tij për policinë, shoferi Hannan S. thotë se nuk ka fjetur në timon, ai është shprehur se humbi kontrollin kur një kamion nisi ta parakalonte.

“Nuk fjeta. Një kamion donte te me parakalontedhe në atë moment kam humbur kontrollin”, citohet të ketë thënë shoferi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING