Connect with us

Bota

Shira dhe përmbytje në Kinë dhe Indi, raportohet për viktima

Një valë e motit të keq ka përfshirë Azinë jugore dhe lindore. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha në Indi. Raportohet për të paktën 16 viktima pas një rrëshqitje masive e tokës, ndërsa dyshohet se mbi 100 të tjerë jnaë plagosur .

Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre nga balta e krijuar. Përmbytje nga reshjet e shiut janë regjistruar në shumë zona të Indisë, me një bilanc tragjik me mbi 100 jetë të humbura deri më tani. Emergjencë për shkak të motit të keq dhe stuhive raportohet edhe në Kinë.

Në jug perëndim të këtij shteti, ka pasur përmbytje dhe probleme infrastrukturore. Në rajonin Çongqing, autoritetet kineze regjistruan një nivel rekord reshjesh ditore të shiut me 227 milimetra. Zyrtarët kanë lëshuar një paralajmërim për ditët në vijim pasi stuhia do të vazhdojë që të jetë prezente në këtë shtet.

Bota

Një burrë plagos me thikë disa kalimtarë, policia rrethon zonën, panik te qytetarët

Një burrë me thikë sulmoi kalimtarët në qytetin zviceran të Zoffingen të mërkurën.

Bëhet me dije se të paktën dy persona janë lënduar. Siç raportohet mes të plagosurve është dhe një grua shtatzënë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu raportohet se shkolla është evakuar si masë paraprake dhe fëmijët janë të gjithë të sigurt. Ndërkohë i dyshuari ndaj sulmit me thikë është arrestua.

Continue Reading

Bota

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim”/ Reagon Putin për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e së mërkurës si një krim monstruoz. Gjithashtu Putin tha se e njeh kryeministrin sllovak si në njeri të guximshëm dhe me mendime të fuqishme dhe shpreson që këto cilësi ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico-n si një njeri të guximshëm dhe me mendim të fuqishëm. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”, tha Putin.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Continue Reading

Bota

Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Continue Reading

Bota

Atentati/ Presidenti i zgjedhur sllovak: I tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit Fico

Presidenti i zgjedhur sllovak Peter Pellegrini thotë se është i tmerruar nga atentati ndaj kryeministrit. Pellegrini tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi se Fico ishte shënjestra e një atentati.

” Unë jam i tmerruar se ku mund të çojë urrejtja për një opinion tjetër politik. Ne nuk duhet të pajtohemi me gjithçka, por ka shumë mënyra për të shprehur mosmarrëveshjen tuaj në mënyrë demokratike dhe ligjore,” tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se mendimet e ndryshme politike duhet të shprehen në qendrat e votimit dhe jo me armë.

Continue Reading

Bota

Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Ku ndodhi sulmi?

Kryeministri sllovak Robert Fico ditën e sotme u qëlluar me armë zjarri. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu autori është arrestuar nga policia.

Ku ndodhi sulmi?
Kryeministri sllovak Robert Fico ishte duke përshëndetur njerëzit përpara një qendre komunitare kulturore në qytetin qendror Handlova në Sllovaki kur disa të shtëna u qëlluan nga një turmë. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Fiko u transportua me helikopter në një spital aty pranë përpara se të dërgohej më vonë në një spital tjetër në Banska Bystrica, në lindje të Handlova.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING