Connect with us

Aktualitet

Shuhet zjarri në magazinë, dy persona të lënduar

Zjarri në magazinën me materiale sfungjeri në “Misto Mame” është shuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Policia nën me dije se nga tymi kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement

TRENDING