Connect with us

Pinknews

Si qëndron e vërteta? Autorja e ‘Përputhen’ sqaron me detaje – Qetësohuni! Thjesht është alarm…

Mbrëmjen e djeshme ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj mori të gjithë vëmendjen me një foto të publikuar në Instastory ku pretendonte se në të ishte Andi dhe Tea.

Shumë shpejt u mësua se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani.

Pas publikimit të kësaj fotoje, ka reaguar autorja e emisionit Olsa Muhameti, e cila i bën thirrje që ndjekësve të “Përputhen”, të mos alarmohen, teksa ka dhe dy fjalë për Shqipen: “Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje!”.

“Qetësohuni! Qetësohuni! Thjesht fals alarm. Nesër kemi një super show, super takim, nuk do e prish për fals alarmi. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, se çfarë ka ndodhur, kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me vete: Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje! Programi djeshëm ka shkuar prapë 1 milion (shkel syrin) Ciao”, shprehet Olsa.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

FOTOT më të zjarrta të “bishës” shqiptare

Ajo është një nga modelet më seksi shqiptare, mund të themi që çdo mashkull çmendet pas saj.

Bëhet fjalë për modelen Françeska Jaçe, e cila ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Bukuroshja është komentuar gjithnjë për format e saj perfekte.

Modelja nuk ngurron të provokojë me fotot me bikini nga pushimet e saj luksoze në vendet e nxehta.

Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të nxehta të Françeskës që mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.

FOTOT më të zjarrta të "bishës" shqiptare

 

Continue Reading

Pinknews

Top Channel padit Olsi Bylykun

Olsi Bylyku pas largimit nga BB VIP nuk i ka kursyer kunjat dhe deklaratat për Top Channel dhe produksionin, ku shpeshherë shkak ka dhënë se nuk ka dashur të bëjë çfarë i thuhej nga ta e kjo ishte arsyeja e eleminimit nga BB.

Pas kësaj, pak ditë më parë Olsi ka publikuar një këngë “Pikë”, ku në tekst përmend edhe televizionet që ka punuar TV Klan dhe Top Channel. Madje edhe njëherë ka treguar nëpërmjet tekstit një tjetër goditje ndaj Top Channel.

Sot, ai ka marrë një Fletë Thirrje nga Gjykata, pasi Top Channel e ka paditur aktorin për çështje civile. Olsi e ka publikuar foton në Insta story, duke e shoqëruar me këngën e tij dhe përbri shkruan: Gabim shumë i madh!

5E3015B0 6253 47A8 AC8C 1676C84C0A9D

Continue Reading

Pinknews

Pas kërcimit në shi, përplasje e ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Je rrugaç

Duket se ‘telefonatat e erës’ nuk bënë asnjë punë për të vënë qetësinë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Pas telefonatave prekëse, brenda shtëpisë nisën debatet. Mes Eglës dhe Meritonit, nisi një bisedë e qetë e më pas devijoi në ofendime.

Ishte Meritoni ai që përmendi çështjen e Eglës me Saimir Kodrën, e më pas aktorja shpërtheu në ofendime. Ajo deklaroi se persona si Meritoni nuk e meritojnë që të shfaqen në ekrane.

DEBATI MES TYRE:

Meritoni: Zemër rregullo imazhin, se ke punë jashtë. E ke me zotërinë.

Egla: Me kë zotëri? Do ma paguash avokatin?

Meritoni: Me fol në këtë mënyrë…

Egla: Unë mendoj se njerëz si puna jote nuk duhet të dalin në ekran, je një rrugaç që nuk duhet të ekzistosh dhe promovohesh në ekran. Je një rrugaç që shantazhon.

Continue Reading

Pinknews

“Alo babush, o babushi im”/ Juli në telefonin e erës: Kam aq mall për ty…

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Juli ka zgjedhur të telefonojë babanë e tij, artistin e ndjerë Zef Deda, të cilit i ka shprehur vazhdimisht sesa shumë i mungon.

Alo babush, o babushi im, zemra ime, ah sa më ka marrë malli për ty babo. E di, e di, që je mirë, je me engjëjt atje. Mos ki asnjë merak për këtu, por të flas nga shtëpia e BB babo. Para se të ikje nga ne, ta thash që do hy, the futu me luftu si trimat. Njat’ jam tu bo bab, e di se më shef, shpresoj t’i kem tregu ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, s’ma thua dot, por unë e di që ti je krenar për mua. Je në zemrat tona babo, mama është shumë mirë, e di që është dashuria jote, dhe ne e duam shumë.

Më kujtohet kur pata shku në shkollë të lartë, më the je tu shku me u bo aktor, por para se të bëhesh artist duhet të bëhesh njeri, këtë këshillë nuk e kam harruar në asnjë moment bab. Të du shumë, do kisha dëshirë…të kam kujtuar disa herë, e di që më ke dëgjuar, kam pasur nevojë të më thuash vrejtjet dhe sugjerimet e tua. Ah sa më kishte marrë malli për zërin tënd…të dua shumë dhe kam një  mall për ty që nuk di ta shpjegoj me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje”-ishte telefonata e Julit.

Continue Reading

Pinknews

“Vetja ime e bukur”/ Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që nuk ke më shpresa…

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Françeska, ndryshe nga banorët e tjerë, zgjodhi që të telefonojë veten e saj, kur ka qenë e vogël dhe e bullizuar.

Telefonata e Françeskës: “Vetja ime e bukur sa më kë munguar, çtë të them? Dua të flas me Françëskën kur ka qenë 15 vjeç, në pikën më të vështirë të jetës së saj.. kur nuk kisha asnjë shpresë për jetën. Françeska, dua të them që unë e di që nuk ke më shpresa, unë e di që jeta për ty është bërë e padurueshme.

Unë e di që kur sheh veten në pasqyrë e urren. E fajëson vetën për çdo gjë, unë e di që ti me zor çohesh çdo mëngjes dhe nuk e do më.. dhe çdo ditë mendon se kur do vijë fundi.

Kur të mendoj më dhimbsesh… më dhimbsesh nga urrejtja që ke pasur për veten tënde, për vuajtjet që ke kaluar, më dhimbsesh për faktin që asnjë nuk të kupton dhe sa e vetmuar që ndihesh në jetën tënde.

Dua të them bëj durim, ti vlen shumë… Jeta jot vlen shumë, t’i do i kalosh të gjitha gjërat që ti mendon se do të çojnë drejtë fundit. Nuk është e nevojshme të lëndosh dhe urresh veten tënde, sepse kur të rritesh të pret një jetë shumë e bukur, një dashuri shumë e madhe, të prej një djalë i voçkël, të pret suksesi, lumturia që unë e di që ti e ke, por që e kërkon.

Do vijë një moment në jetën tënde që ti do pranohesh për atë që je. Do e duash veten tënde dhe do e ngresh zërin për veten tënde. E di që në këto momente nuk e gren dot, por do vijë një moment që edhe kur ata të tentojnë të marrin zërin, të ulin zërin ti nuk do pranosh. Do vazhdosh që flasësh.

Mos u dorëzo, jeta është shumë e gjatë dhe e bukur. Ti meriton të realizosh gjithë ëndrrat që ke. Mos harro të duash veten tënde sepse kjo është shumë e rëndësishme. Jepi dashuri edhe mamit, se e kupton tani që je bërë mami vetë. Të dua shumë dhe forca…”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING