Connect with us

Lifestyle

Sjelljet që duhen shmangur për të mos e larguar partnerin

5 sjelljet që duhen shmangur nëse nuk doni që partneri të ikë e t’ju lërë të vetme.

Në çdo marrëdhënie, si kur është një histori e nisur shumë kohë më parë, edhe kur përmblidhet vetëm në disa të dala bashkë, rreziku që partneri të mërzitet me ju dhe të nisë të kërkojë emocione të reja, fshihet gjithmonë pas qoshes.

Ndonjëherë, kjo varet nga faktorë të jashtëm, por ndonjëherë shkaku jeni pikërisht ju, sjellja dhe disa mënyra të çuditshme të të bërit të gjërave, edhe pse të paqëllimta.

I bëheni barrë

Secili nga ne dëshiron një partner të pavarur, të fortë e të përgjegjshëm, si djemtë dhe vajzat. Kemi nevojë për një njeri ku mund të besojmë dhe të mbështetemi çdo moment. Burrave u pëlqen të dëgjojnë që gruaja e tyre ka nevojë për ta, por kjo nuk do të thotë që u pëlqen të ndihen të përdorur ose të sresohen. Ruani jetën tuaj, miqtë tuaj, hobet tuaja dhe, në hapësirën e përbashkët, ruani individualitetin tuaj.

Të jesh e fejuar nuk do të thotë të heqësh dorë nga vetja. Madje, të zhvillosh personalitetin tënd do të ndihmojë të kesh një vizion pozitiv për veten dhe brenda çfitit.

Nuk ndani të njëjtat interesa me partnerin

Rutina mund të jetë shkatërruese, sidomos kur jeni bashkë prej shumë kohësh. Pak shpërqendrim dhe ndonjë ndryshim mund të sjellë ajër të freskët, duke qenë që çifti do përballet me situata të reja që ndihmojnë për t’u njohur më mirë.

Të fejuarit tuaj i pëlqen të skijojë ndërsa ju e urreni borën? Mundohuni të paktën një herë, të vishni skitë dhe të ndani pasionin e tij. Herës tjetër, do jetë më i motivuar t’ju shoqërojë për të parë atë filmin super romantik që do donit të shihnit. Guxoni, surprizojeni partnerin dhe bëjeni raportin më dinamik:  rruga do të jetë pa pengesa.

Në fillim tentoni, pastaj frikësoheni

Fillimi i çdo historie është gjithmonë i bukur: jemi argëtuese, simpatike, nuk ankohemi thuajse kurrë dhe nuk shfaqemi as shumë xheloze apo paranojake, por sapo hyn në lojë një lloj sigurie në këtë histori, diçka mund të ndryshojë. Dhe, megjithëse partneri mund të jetë i dashuruar, nëse has një person të ndryshëm nga ai që kujtonte, mund të jetë e pakëndshme. Mos lejoni që stresi të ndikojë humorin tuaj dhe mësoni t’i shihni gjërat  nga një perspektivë ndryshe. Qetësohuni: zgjedhja e tij jeni ju, pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

Pretendoni gjithçka dhe e pretendoni tani

Shumicën e herëve, duket se janë pikërisht vajzat që duan t’u vënë etiketa marrëdhënieve që po jetojnë, duke u hedhur me kokë në marrëdhënie të pushtuara nga dëshira për të qenë “të fejuara zyrtare” në kohën më të shkurtër. Djemve u pëlqejnë sfidat, provokimet, fluturat në stomak dhe nëse këto mungojnë, emocioni dhe tensioni do të zhduken brenda një sekonde.

Kështu që mjaft dëshiruat t’i shpejtoni gjërat me çdo kusht: mos jepni shpejt shumë siguri dhe, mbi të gjitha, mos u bëni të sigurta në dorën e askujt. Silluni në atë formë që partneri juaj ta kuptojë vlerën tuaj dhe të angazhohet për të merituar vëmendjen tuaj. Kjo do ju kushtojë pak mund në fillim, por pastaj do të jetë ai që do t’ju vërë në plan të parë. Nëse do besonim te arsyeja, në dashuri fiton ai që ikën…

Çështje kimie

Të bërit dashuri është një nga përvojat më intime në çift. Për këtë aryse, rregullsia dhe cilësia e seksit janë thelbësore: përpiquni gjithmonë të qëndroni të afërt si fizikisht dhe mendërisht dhe mos ndaloni kurrë së provuari gjëra të reja. Të njohësh partnerin është e rëndësishme, por të dish të japësh momente unike dhe të paharrueshme nën çarçafë, nuk është, absolutisht, më pak.

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING