Connect with us

Politike

Sot, mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të mbahet ditën e sotme në Shkup. Kryeministri Edi Rama do të pritet nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave. Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve. Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.

Në orën 12:30, Rama dhe Kovaçevski do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.

Mbledhja e parë mes Qeverive është mbajtur në shtator 2017 Pogradec. Në mbledhjen e parë Rama vuri theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave.

Politike

Protesta kundër Veliajt/ Bllokohet nesër bulevardi pranë bashkisë, si devijohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e nesërme te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas aferës “5D”.

Policia bën me dije se ditën e nesërme duke filluar që nga ora 9:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Deri në përfundimin e tubimit, do të përdoren rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Më tej Policia ka bërë thirrje për protestuesit të mos shfaqin asnjë shenjë dhune.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Continue Reading

Politike

VOA për vizitën e Ramës: Marrëdhëniet, kryefjala e fjalimit të kryeministrit

Marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe nevoja e përmirësimit të tyre, jo vetëm në dobi të dy vendeve, por gjithë rajonit, ishin në qendër të një fjale të gjatë që kryeministri Edi Rama mbajti sot në Athinë përpara disa mijëra emigrantëve shqiptarë. Zoti Rama tha se shqiptarët dhe grekët duhet të ecin përpara si të barabartë, duke lënë pas të shkuarën dhe problemet që sipas tij janë ushqyer më së shumti nga politika. Takimi i sotëm në Athinë është i pari i një turi në disa qytete të Evropës, që zoti Rama parashikon të realizojë me bashkëkombasit e tij që jetojnë jashtë Shqipërisë

Vizita e sotme e kryeministrit Rama në Athinë ishte paraprirë nga debate të shumta në politikën greke, të mbërthyer nga ethet për zgjedhjet në parlamentin europian. Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”. Përgjigja e zotit Rama erdhi që në hapje të fjalës së tij në mjediset e tejmbushura të stadiumit Galatsi, në kryeqytetit grek, ku mbizotëronin ngjyrat kombëtare shqiptare kuq e zi dhe flamujtë e Bashkimit Evropian. “Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, deklaroi ai.

Pikërisht, shqiptarët dhe grekët si të barabartë mes tyre, ishte boshti fjalës së zotit Rama ndërsa përshkroi marrëdhëniet e ngushta dhe historitë e përbashkëta që dy popujt kanë ndarë gjatë shekujve, duke vënë në dukje se problemet ishin krujuar më së shumti nga politika. “Edhe sa shekuj duhet të jetojmë ne, shqiptarët e grekët, në këtë lagje të Evropës moderne, që ta mësojmë dhe ta pranojnë pa asnjë kompleks nacionalist, pa asnjë ndjenjë superioriteti ndaj një tjetrit, një të vërtetë të thjeshtë, se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufij, po edhe se kultura jonë e përbashkët mesdhetare dhe ballkanike është plazmuar shumë kohë përpara se gjuhët të bëheshin shpata dhe flamujt të ngriheshin si shtiza për të përçarë dhe futur popujt në luftëra, konflikte dhe ngatërresa”, u shpreh zoti Rama.

Ai tha më tej se “Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër ndaj Greqisë përveç respektit dhe kujdesit reciprok për bashkëkombësit që jetojnë në të dy shtetet tona, si dhe marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë”, ndërsa theksoi se vendi i tij “e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për tu zgjidhur mes nesh, qoftë sfidat e mëdha të kësaj epoke të re, mundësish, por dhe kërcënimesh për Ballkanin, Europën, botën demokratike ne i shohim si arsye madhore për tu afruar më shumë, për tu njohur më mirë, për të mos i bërë bisht asnjë nevoje për më shumë komunikim, për të gjetur zgjidhjet më të arsyeshme për të dy palët”

Zoti Rama e konsideroi një absurditet, faktin që ndërsa dy vendet janë anëtare të Natos, Greqia mban në fuqi ligjin e luftës, i cili përfaqëson një pengesë për cështjen e pronave të shqiptarëve në këtë shtet. Athina në mënyrë të përsëritur ka ngritur pretendime për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, por zoti Rama vuri në dukje se Shqipëria “ka një kornizë garancishë ligjore për minoritetet që “de facto” e bën atë, një ndër shembujt më përparimtar në këtë drejtim mes të gjitha vendeve të Këshillit të Europës”.

Nga ana tjetër ai nuk la pa përmenduar vuajtjet dhe trysninë që iu është dashur të përballojnë shqiptarët në vitet e para të emigracionit në Greqi. “Ju vëllezër dhe motra kapërcyet male, dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe, gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda. U përballët me arrogancën e fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me dhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë”, u shpreh kryeministri me një referencë të qartë për banorët e Çamërisë.

Pavarësisht dritëhijeve që kanë shoqëruar raportet mes dy vendeve, zoti Rama shprehu besimin se “më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e gjitha përpara dhe këtë besim e kam të armatosur, me gatishmërinë që ne t’i zgjidhim të gjitha çështjet mes nesh, si europianë largpamës të shekullit të ri, jo të vazhdojmë t’i zvarrisim si ballkanas syleshë të shekullit të vjetër, për t’i kthyer pastaj në mollë sherri sa herë hapen tezgat e pazareve elektorale”.

Duke e vlerësuar kryeministrin aktual grek Mitsotakis, si “bashkëbiseduesin më të hapur në këto 10 vite”, ai e mbylli fjalën e vet me një mesazh drejtuar pikërisht atij, ndërsa lexoi disa vargje të poetit Naim Frashëri: “Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Eshtë koha e mirëqenies, është koha e lirisë”./VOA

Continue Reading

Politike

Berisha: Rama u refuzua masivisht nga emigrantët, do regjistrohet në muret e historisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, me emigrantët shqiptarë.

Berisha e quajti një refuzim total nga emigrantët e vërtetë shqiptar, që do të regjistrohet në muret e historisë.

“Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali. Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë.

Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij. Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi.

Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri. Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet”, shkruan Berisha

Continue Reading

Politike

Mediat greke komentojnë fjalimin e Ramës: Fushatë në Athinë. Përmendi Bubulinën…!

“Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Athinë, bëhet me qëllimin e vetëm të zgjedhjeve elektorale në Shqipëri”. Kështu theksojnë mediat greke, të cilat ndoqën nga afër fjalimin mbi një orë të Kryeministrit Rama.

Mediat greke i mëshojnë faktit se Rama ka bërë fushatë në Athina dhe se ka marrë anëtarë të Partisë Socialiste nga Shqipëria me autobus. Po ashtu hapësirë në mediat greke gjen deklarata e Fredi Belerit nga burgu, për të cilin vizita e Ramës është një provokim për grekët dhe shfaqje force brenda Shqipërisë, pasi sipas tij, data 12 Maj është data e arrestimit të Belerit nga autoritetet shqiptare.

“Çfarë bëri ‘mysafiri i paftuar’ në Galatsi”, është titulli i Protothema.gr.

Sipas protothema.gr, “një vit pas burgosjes së Fredi Belerit, kryeministri shqiptar organizoi një festë “parazgjedhore” në Galatsi”.

Pothuajse në të njëjtat tone shkruan edhe Newsbomb.gr, ku e akuzon kryeministrin shqiptar si falsifikues të historisë.

“Pyes veten për qëllimin e vizitës së Edi Ramës në Greqi, me kryeministrin shqiptar duke dhënë një recital nacionalizmi pasi nuk ngurroi pa turp të përmendte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”, shkruan Newsbomb.gr.

Ndërsa portali i njohur Zougla.gr preferon ta mbajë titullin me përgjigjen e kryeministrit ndaj kritikëve, të cilët e konsiderojnë provokim takimin e tij me emigrantët.

Edhe CNN-i grek i ka kushtuar vëmendje deklaratës së Ramës dhe se vizita e tij nuk është provokim, por një takim me njerëzit e tij.

Tanea.gr zgjodhi të përshkruajë atmosferën e krijuar nga shqiptarët në stadiumin “Galatsi”.

Sakaq mediat greke kanë raportuar edhe protestën e disa personave të cilët mbanin në duar parulla dhe flamuj të Partisë Demokratike. Sipas medias greke, rreth 30 militantë të PD filluan të protestonin kundër Ramës. Gjithashtu jashtë stadiumit ndodhi një incident i vogël mes të pranishmëve, ku disa thanë se Rama po provokon homologun e tij grek, Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë janë shprehur me fjalët: “Mos i vini zjarrin dy popujve”.

Disa nga mbështetësit e Edi Ramës, theksojnë mediat greke mbërritën në stadiumin e Galatsit të veshur me bluza me mesazhe dhe referenca për “krenarinë kombëtare”.

Disa media fqinje shkojnë edhe më tej duke e quajtur fjalimin e Ramës të mbushur me fantazi nacionaliste.

Continue Reading

Politike

Bardhi për shqiptarët e Greqisë: Shkuan te takimi i Ramës për koncertin, ata s’janë fare krenarë…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kukës, reagoi për takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë, duke thënë se e vetmja gjë që u ofroi, ishte një koncert.

Bardhi u shpreh se pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë, Edi Rama shkon dhe tallet nën moton “Krenar për Ju”.

“Rama shpopulloi vendin dhe  shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen.  Edhe sot, atje në Athine nuk po u ofron asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë  koncerte, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, spitale më të  mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”, u shpreh Bardhi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING