Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Për çfarë akuzohen Thaçi me të tjerë? Dënimet që rrezikojnë

Ka nisur procesi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit (03.04.). Ushtruesi i detyrës së prokurori të specializuar të çështjes, Alex Whiting në leximin e akuzave ndaj katër të akuzuarve, ka thënë, se më shumë se 100 vetë janë vrarë. Akuzat e lexuara nga prokuroria lidhen me krime lufte, krime kundër njerëzimit, konkretisht akuza për arrestime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje personash. “Askush nuk qëndron mbi ligjin”, tha Whiting. Në fjalën e prokurorisë është theksuar, se ky nuk është një gjyq që bëhet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtarisë së saj. Prokuroria ka këmbëngulur, se ky është një proces gjyqësor ndaj katër individëve, të cilët edhe në kohë lufte kanë dalë mbi ligjin, duke abuzuar dhe duke çuar në këto krime. Në fjalën e prokurorisë është theksuar, se ka dokumente dhe dëshmitarë që janë të shtrirë gjeografikisht, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, dhe në pjesë të veriut të Shqipërisë. Ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së u deklaruan sërish të pafajshëm pas leximit të akuzës. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i hodhi poshtë akuzat. Ai tha para Gjykatës Speciale në Hagë, ” se është i pafajshëm”. Kurse Kadri Veseli tha se është i zhgënjyer nga një gjykim paprarak i zgjatur për më shumë se dy vite, ndërkohë që Jakup Krasniqi theksoi dhe ripërsëriti disa herë, se ai nuk asnjë lidhje me asnjërën nga akuzat e përmendura. Ndërkohë protesta e zhvilluar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë përfundoi pa incidente. Nën thirrjet “UÇK” protestuesit shprehën mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së të akuzuar në Hagë. Për Deutsche Wellen qytetarët e pyetur thanë, se nuk i besojnë prokurorisë, por i besojnë drejtësisë, dhe janë të mendimit se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Autoritetet kishin lejuar mbledhjen e 300 personave, por sipas organizatorëve pritet të mblidhen disa mijëra vetë pranë vendit ku fillon edhe procesi në Hagë.

Advertisement