Connect with us

Aktualitet

Sulmi në Top Channel/ Përfaqësuesja së OSBE: Jam e tmerruar

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias ka reaguar ndaj sulmit të paprecedentë që u krye orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj selisë së Top Channel, ku mbeti pa jetë roja i sigurisë Pal Kola.

Me anë të një postimi në Twitter Teresa Ribeiro shprehet e tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.

“Jam e tmerruar nga sulmi i sotëm me armë kundër Top Channel në Shqipëri. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë, i cili u vra gjatë këtij sulmi të urryer. Kam besim se autoritetet do të identifikojnë dhe do të ndjekin penalisht përgjegjësit, pa humbur kohë.”- u shpreh përfaqësuesja e OSBE  për Lirinë e Medias Teresa Ribeiro

Advertisement

TRENDING