Connect with us

Politike

Tabaku në Departamentin e Shtetit: Aleanca mes vendeve tona janë guri i themelit…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe zëvendës ndihmës sekretaren kryesore për Çështjet Evropiane, Juri Kim, gjatë një vizitë në SHBA, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Tabaku ka zbardhur dhe takimin mes tyre, ku bën me dije së kanë biseduar për forcimin e luftës ndaj korrupsionit dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike”, shkruan deputetja Tabaku ndër të tjera.

Postimi i Jorida Tabakut:

Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!

Politike

Marrëveshja për emigrantët/ Rama reagon pas intervistës për “La Republica”: Do ta nënshkruaja sërish

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas intervistës të dhënë për median italiane La Republica.
Ai u shpreh se lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë nuk ka ndryshuar mendim dhe edhe nëse do ta kthente kohën pas, do ta nënshkruante sërish.

Continue Reading

Politike

Çështja e ‘Xibrakës’/ Gazment Bardhi shkon në SPAK: Kam besim te institucioni

Gazment Bardhi është paraqitur sot në SPAK, pasi kishte shtyrë më parë datën në të cilën ishte thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen “Xibraka”,pas denoncimit që ka bërë në deklarata publike për Olsi Ramën.

Ai u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Ndërsa ndryshe nga Sali Berisha, i pyetur nëse ka besim te SPAK, Bardhi tha: Sa kohë i jam drejtuar SPAK pa asnjë dyshim që kam besim. Ajo që kam bërë dhe bëj me këtë institucion, nxitja për të vepruar e paanshme dhe e pandikuar politikisht.

“Aty ku isha unë mirë ishte… Më shumë kohë më morën shkallët sesa dëshmia. Pas një denoncimi publik nga selia PD, gjithçka kam denoncuar publikisht mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të Ramës në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK.

Dosja është rihapur, kanë rinisur hetimet. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për rastin. Kam kërkuar rihapjen e hetimit që ishte pezulluar në 2015″, u shpreh Bardhi.

Continue Reading

Politike

Emigrantët/ Rama për “La Republica”: Të gjitha gjërat janë italiane, ne ofruam vetëm token

Kryeministri Edi Rama ka folur për median italiane, La Repubblica në lidhje me vonesën e hapjes së dy qendrave për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, të cilat ishin parashikuar për në 20 maj. I pyetur nga gazetari, Gerardo Greco, për vonesat kryeministri Rama tha se kjo i përket tashmë shtetit italian.

Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë”.– u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh se parashikon beteja politike dhe shpjegoi për gazetarin italian se ligjet nuk janë shqiptare, dhe se sipas tij është vetëm çështje e Italisë.

“Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?”.

Sipas kryeministrit do të ketë apelime, do të ketë bllokime. Dhe nuk është vetëm ky problem: “Edhe ky plan Mattei… si ta çoni përpara? Po, mund të bëni marrëveshje, të hapni qendra në Tunizi ose Libi. Por a e dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje? Dhe gjithçka është menaxhuar shumë lart”, shtoi ai.

Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane dhe, e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.

Continue Reading

Politike

Klodiana Lala e konfirmon: Erion Veliaj nën hetim për pastrim parash

Pak ditë më parë në media rrodhi një shkresë e prokurorit të SPAK, që i kërkonte bankave informacion për financat e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.  Në shkresë thuhet se kjo kërkesë bëhet në kuadër të procedimit penal, por pa e specifikuar, të paktën në atë pjesë të shkresës që u publikua.

Gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar me burimet e saj nga një oficer i BKH-së, se ky procedim penal ka nisur me dyshimet për pastrimin e parave.

“Pak minuta më parë më konfirmuan zyrtarisht, një oficer i BKH, që çështja penale që diskutuam ka nisur për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Pra dyshime të arsyeshme që është bërë pastrim parash. Kjo nuk nis hetim administrativ, por është çështje penale që nis hetimi në gjenezë. Ju thatë janë disa drejtorë rastësorë, janë tre krahë të djathtë të Veliajt. Krahët e armatosur të Veliajt, që e kanë shoqëruar në çdo vend (Molla, Qato, Tusha)”, tha Lala.

Continue Reading

Politike

OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë/ Berisha: Rama votoi kundër në Kuvend

Sali Berisha ka komentuar miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.

Berisha shprehet se sot nën diktatin ndërkombëtar Rama u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, ju përshëndes përzemërsisht për qëndresën tuaj. Përshëndes nga zemra oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, për të vërteta që u përcjellin shqiptarëve. Të dashur miq, sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar.

OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë. Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje. Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.

Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar. Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq. Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre. Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç. Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar. Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti.”, tha Berisha.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING