Connect with us

Kronike

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë, më e pakta të çon te polici.

Në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë fundjavës ka vijuar kontrollet me në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan-Krrabë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve në të dyja kahet e lëvizjes, janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 135 km/h deri në 213 km/h, në kulmin e trafikut.
Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore gjatë fundjavës janë tërhequr 35 leje drejtimi, për shpejtësi deri mbi dyfishin e normës së lejuar, janë vendosur 59 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Po gjatë kontrolleve janë vendosur 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 masa për mosvendosje të maskës për pasagjerët në automjet që nuk kanë qenë pjesëtarë të familjes, 33 masa për parakalime të gabuara dhe 9 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë, më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo më keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret .
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronike

Me kok*ainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin, momenti kur prangoset

SHËNGJIN– Një 26-vjeçar është arrestuar në Shëngjin, pasi është kapur me kokainë me vete. 26-vjeçari Emiljano Bibi dyshohet se do ta shiste drogën në zona të ndryshme të Shëngjini.

Në pamje të ndara nga policia, shihej edhe momenti kur 26-vjeçari është shtrirë në tokë nga efektivët të cilët i vënë dhe prangat. Në xhep dallohet edhe kokaina e mbështjellë me qese.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Emiljano Bibi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Continue Reading

Kronike

Vodhi makinën të moshuarit dhe e përdori për manovra të rrezikshme, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi i vodhi makinën një të moshuari.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, sapo është njoftuar se shtetasit I. D., 70 vjeç, i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. Sh., 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Continue Reading

Kronike

Serat me kanabis/ Policia operacion në Malësinë e Madhe, 6 të arrestuar e 3 në kërkim

SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste për një grup kriminal që merrej me kultivimin e drogës në sasi të mëdha në Berat, ku u zbuluan 8 dynym sera të mbjella me kanabis.

Gjashtë persona janë arrestuar tashmë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Rreth dy vite më parë, në Berat u zbuluan serat e kanabisit ndërsa procedimi filloi për 11 persona.

Njoftimi i SPAK:

 

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të ndjekjes penale të procedimin penal Nr.5, viti 2023, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 (nëntë) personave.

Me vendimin Nr.41, datë 22.04.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 (nëntë) personave nën hetim.

Në datën 24.04.2024, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 6 (gjashtë) personave nën hetim, konkretisht:

–          S.H. banues në Koplik, Malësi e Madhe;

–          A.V. banues në Drenovicë, Berat;

–          M.M. banues në Gruemirë, Malësi e Madhe;

–          L.B. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

–          S.S. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

–          A.Ç. banues në Vodëz, Kuçovë, Berat,

Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim për 3 (tre) persona të tjerë, ku gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Krahas kësaj, sot më datë 25.04.2024, në zbatim të vendimit Nr.246, datë 23.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u kryen kontrolle në 9 (nëntë) banesa të personave nën hetim, për të cilët është proceduar më herët, konkretisht:

–          B.XH. banues në Nikël, Krujë;

–          E.Xh. banues në Nikël, Krujë;

–          S.B. banues në Shëngjin, Lezhë;

–          J.U. banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe;

–          M.D. banues në Nikël, Krujë;

–          H.D. banues në Drenovicë, Berat;

–          S.L. banues në Dobraç, Shkodër dhe ndaj dy personave të tjerë:

–          S.Ç. banues në Lapardha, Berat;

–          E.T. banues në Vodëz (Kuçovë) Berat.

Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Në përfundim të kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e sendeve prova materiale: 33 aparate celularë të llojeve e modeleve të ndryshme, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.

Të arrestuarit e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për ngjarje të verifikuar më datë 10.11.2022, në fshatin Rërëz (Berat), ku në një territor të hapur, u gjetën të ngritura 4 (katër) sera të mbyllura me plastmas, në sipërfaqen e të cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave, tek të cilat u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4  (tetëqind e shtatëdhjetë e një) kg, kërcej bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, armë zjarri, aparate celularë, që i’u sekuestruan, ku u arrestuan dhe po hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 (njëmbëdhjetë) persona. Gjithashu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 (nëntëdhjetë e pesë) persona të gjinisë femërore.

Ndaj të arrestuarve të djeshëm (disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati) ka dyshime të bazuara në prova se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj/qershor 2022, ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë, për marrjen me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, dhe me të gjitha pajisjet e duhura, për kultivimin e bimës cannabis sativa, e ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan punën për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre. Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm ata rekrutuan si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e rrethinat, të cilat edhe i paguanin për punën që kryenin, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet e transportit, e të tjera nevoja. Në sera kishin krjuar edhe fjetore në 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan.

Më konkretisht, i arrestuari S.H., shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa. I arrestuari A.V., ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve. I arrestuari M.M., bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera. Edhe i arrestuari L.B., shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë, Berat. Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit S.S. e A.Ç., të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, por vazhdon të hetohet për fakte të tjera penale, apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Continue Reading

Kronike

U zhduk nga banesa një ditë më parë, polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të 58-vjeçarit në rezervuarin e Prrenjasit

Trupi i pajetë i një 58 vjeçari në Prrenjas i cili ishte zhdukur një ditë më parë nga banesa e tij, është gjetur sot nga polumbarët e RENEA-s.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, kushëriri i 58 vjeçarit Xh.D që u gjet i pajetë denoncoi në polici zhdukjen e tij dhe faktin që kishin gjetur pranë rezervuarit rrobat dhe biçikletën e të ndjerit.

Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e RENEA-s, kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë që do t’i dërgohet Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ 29-vjeçarja dhunon fizikisht vjehrrin për arsye pronësie

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Krutje të Lushnjes ku një 29 vjeçare ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj.

Arsyeja e dhunës ka qenë pronat. Pas denoncimit nga ana e vjehrrit në polici, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i 29-vjeçares.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING